Veprime të vogla të cilat ju përmisojnë lidhjen

Gjërat e vogla kanë rëndësi
Kur jeni e stresuar me jetën e përditshme është e thjeshtë të harroni gjërat e vogla të këndshme. Por nëse i harroni ato shpesh, do e coni martesën në drejtim për poshtë, pa kthim mbrapa. Lexojini veprimet e vogla të mëposhtme të cilat mund t’ju përmisojnë martesën.

mardhenie

THONI “TË LUTEM”
Cdo gjë pa një “të lutëm” në fund duket si urdhër. Ndoshta mendoni se nuk do të kishte ndonjë ndryshim të madh, por do të habiteni se sa partneri do ta vlerësoje kur kërkoni dicka këndshëm, në vënd që t’a urdhërorni për dicka.

 

THONI “FALEMINDERIT
Sic ndodh me fjalën ” të lutem” në fund të cdo kërkesë, t’a falenderosh bashkërshortin në fund ka po të njëjtën rëndësi. I tregon partnerit se ti e ke vënë re atë cfarë ai ka bërë për ty, dhe e vlerësoni sjelljen e tij. Ka një ndryshim mjaft të madh pozitiv nëse fusni në mardhënien tuaj këto dy fjalë sa më shpesh të jetë e mundur.

 

KËRKONI OPINION E TIJ
Në vënd që ti tregoni filmin që keni marë me qera ose se ku do e kaloni fundjavën, bëjeni pjesë të vendimmarrjes. Nuk ka pse të kërkoni leje ose të prisni të bëni zgjedhje të vogla derisa të vija ai- por të pyeturit se cfarë do të kishte ai dëshirë të bënte ose ku ka dëshirë të hani e bën të ndjehet pjesë e skuadrës.

 

TREGONI DASHURI
Nuk e kemi fjalën për masazhe trupi, por për shenja të vogla të cilët i tregoni atij dashurinë. Mbajeni për dore kur rrini në rradhë në supermarket për të paguar, përqafojeni kur është tek dera e po largohet, ose mbështetuni tek ai kur shihni një film. Këto shenjat e vogla , nuk do t’a bëjnë vetëm atë të ndjehet më mirë, por dhe ju do të përfitoni nga këto situata.
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/5 (0 votes cast)