Ushqimi I gjirit mund të shkaktojë anemi

Shkruar Më: April 18, 2009 Kategoria: Shëndet

Ushqimi I gjirit( për gjashtë muaj) është konsideruar I shëndetshëm në mënyrë të barabartë si për fëminë dhe për nënën . Kërkime në universitetin e Albertës, Edmonton, Kanada, kanë studiuar 154 gra meksikane dhe bebet e tyre.Qëllimi I ktij studimi ishte zbulimi I vërtetë I efekteve të ushqimit të gjirit tek bebet nën gjashtë muaj.

A është I “zgjedhur” qumshti I gjirit?
Arritjet treguan që bebet që ishin ushqyer me qumshtin e gjirit të nënës për gjashtë muaj kishin më pak rrezik për infeksione të sistemit tretës. Në anën tjetër, bebet të cilat nuk kishin pirë për gjashtë muaj asgjë përvec qumshtit të gjirit të nënës, kishin më shumë gjasa për mungesë hekuri në gjak.

Qumshti I gjirit dhe hekuri
Ideja qëndron , se teksa qumshti I gjirit është I pasur me substancë aktive biologjike dhe antitrupa, ai është I varfër për hekur, edhe nëse do t’a krahasonim me qumshtin artificial. Studimi bëri lidhjen midis nivelit të ulët së hekurit në qumshtin e gjirit me rrezikshmërinë e lartë të anemisë tek bebet e tyre.
Ushqimi me gji është I lidhur me rrezikshmërinë e lartë e anemisë dhe tek nënat dhe tek bebet e tyre.

Si të parandalojmë aneminë?
Me një të ushqyer të balancuar dhe me konsumim vitaminash, anemia nuk I rrezikon gratë që ushqejnë bebet e tyre me gji. Gjithashtu është e rëndësishme të analizoni rezultatet e gjakut të bebeve tuaja dhe t’u “prezantoni” atyre ushqime plotësuese të tjera me përmbajtje mishi për bebet gjashtë muajshe.

Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente (1)

behije

June 23rd, 2010 at 21:03    

un kam femine kater muajsh e kam vetem me gji para ca ditesh dolen analzat me anemi car dhet te perdori per keto muaj

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja