Ushqime sensuale për Shën Valentin


VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/5 (0 votes cast)

luleshtrydhe me cokollate

Shumë ushqime kanë vecanti afrodiziake. Këto ushqime sensuale dhe ndjellëse të epshit janë ideale për t’u shërbyer me partnerin tuaj ditën e Shën Valentinit. Ndër ushqimet më të njohura afrodiziake janë midhjet, dhe shumë ushqime e

pije mund të prodhojnë efekte dëshire.

Cokollata

Cokollata stimulon neurotransmetuesit në trurin tuaj që t’ju bëjë të ndjeheni sensuale. Përzjeni cokollatën me artikullin e mëposhtëm të listës sonë për një përzjerje sensuale

Luleshtrydhet

“Frutat gjinj” sic quhen ndonjëherë, luleshtrydhet janë plotësuesit perfektë të cokollatës. Zhytini luleshtrydhet në cokollatë të shkrirë dhe ushqejani të dashurit tuaj si ëmbëlsirë.

Arra pishe

Qysh në kohët mesjetare, arrat e pishave njihen për efektin që stimulojnë dëshirën seksuale. Arrat e pishës janë të pasura me zink, i cila është një nga celësat e potencës mashkullore. Mund të piqni biskota dhe bukë që përmbajnë arra pishe.

Vanilje

Aroma dhe shija e vaniljes janë një prej afrodiziakëve më të vjetër. Akullore e bërë vetë në shtëpi ose ëmbëlsira të tjera më vanilje, ose thjesht shtojeni të kafja ose pije tjera.

Avokado

Aztekët e vjetër besonin se avokado-t,-  kur vareshin në pemë- u ngjanin testikujve, prandaj u njoh si frut sensual. Mund t’a shërbeni avokadon me sanduice ose si salcë.

midhjet

Midhjet

Midhjet u dokumentuan për herë të parë si ushqim afrodiziak nga romakët e shekullit të dytë. Për shkak se midhjet u ngjajnë gjenitales së femrës, kjo është një arsye tjerër përse lidhen aq shumë me seksin.

Shparg

Shpargu i tymosur konsiderohet si afrodiziaku më i madh. Mbase nga forma mashkullore-ose mbase se ka dicka më tepër. Shoqëria vegjetariane mendon se duhet të hani shparg për tre ditë rresht për “efekte të fuqishme”

Vera

Një mbrëmje romantike nuk është e plotësuar pa një shishe verë, sepse vera e qetëson trupin përpara se të drejtoheni drejt shtratit me partnerin tuaj.