Tryeza e Vitit të Ri- Vezë zocka
Shkruar Më: December 30, 2009 Kategoria: Kuzhina
Një recetë sa dhe e shijshme aq dhe zbavitëse!
Përbërësit
12 vezë të ziera
½ filxhan majonëzë
½ filxhan djath parminxhan I grirë
2 lugë caji qepë e grirë
½ lugë caji erëza sipas dëshirës
½ lugë caji mustardë
Piper
speca të kuq
Prisni një shtresë nga fundi I cdo veze qe të sheshohet. Ndani lart në formë zig zag gjysmën e vezës. Nxirni me kujdes të verdhat e vezëve , vendosini në një tas dhe shtypini me ndihmën e nje piruni. Shtoni majonezë, djath parmixhan,qepë, erëza sipas dëshirës, mustardën dhe piperin e përzjejini të gjitha bashkë me të verdhat e vezëve. Mbushini vezët dhe vendosini “kapucët” e vezës. Prisni në feta ullinjtë për të krijuar sytë si në fotografinë e ilustruar. Prisni 12 trekëndësha të vegjël speca për të formuar sqepin.




Komente
Nuk ka komente
Shto Koment