Thuaji Jo Duhanit!
Shkruar Më: April 9, 2009 Kategoria: Shëndet
Nikotina është një lloj droge e rrezikshme. Nëse e keni lënë duhanin e kuptoni dhe vetë sa e vështirë është. Ato njerëz të cilët po mundohen t’a lënë duhanin kalojnë tërheqje fizike dhe psikologjike. Më poshtë jane disa këshilla që shpresojmë t’ju ndihmojnë të lini duhanin.

Dëshira
Konsumoni sasi të mëdha lëngjesh, sidomos ujë. Pini cajra bimorë ose lëngje frutash. Kufizojeni kafen, dhe alkolin, pasi ato mund t’ju nxisin që të pini duhan.
Evitoni sheqerin dhe ushqimet e yndyrshme
Nëse pëlqeni meze të lehta, mundohuni të zgjidhni me pak kalori- karrotat dhe perimet e tjera, cëmcakiz pa sheqer, djath me shumë pak yndyrë. Mos I kapërceni vaktet.
Ushrohuni rregullisht
Ushtrimet të rregullta do t’ju ndihmojnë shumë. Të shkoni në një palestër ose të dilni për vrap me një mik ju drejton drejt një rutine të re.
Flini më shumë
Mundohuni të flini më herët e të pushoni më shumë.
Merrni frymë thellë
Hutojeni veten. Kur t’ju vijë dëshira për duhan, bëni dicka tjetër menjëherë, si përshembull flisni me dikë, merruni me një cështje, ose merrni frymë thellë.
Ndryshoni zakonet tuaja
Zgjidhni një rrugë tjetër për të shkuar në punë, hani mëngjes në një vënd tjetër, ose cohuni nga tavolina menjëherë pasi të keni ngrënë.
Bëj dicka që të zvoglosh stresin
Bëj një dush të ngrohtë, lexo një libër ose bej ushtrime
Nevoja psikologjike
” Kujtoji vetes cdo ditë se përse po heq dorë
” Evitojini vënde ku pihet duhan
” Krijo një plan për të zvogluar stresin
” Dëgjo muzikë relaksuese
” Shiko një komedi
” Hiqeni nga mëndja një problem që ju mundon në atë cast
” Mbështetu për ndihmë tek familjarët, dhe miqtë tuaj.
” Shmangni alkolin. Ai I ul mundësitë për sukses




Komente (2)
ergys
April 13th, 2009 at 11:49
akoma eshte e veshtire darling i like to give up smoking but cant do it it seems like is my best mate so what can i do i really like to give up serioz not joking is it any tablets or something so it can help better waiting for ur answear plz respect ergys xx
Beauty.al
April 13th, 2009 at 12:50
Mund te themi qe kjo eshte semundja e vetme qe nuk duhet te pihen ilace ose tableta. Duhet thjesht vendosmeri, dhe te kini parsysh se ku ju con kjo rruge.Me kto dy gjera ne mendje te jeni te sigurt qe do t’a kaloni.
Shto Koment