Spice Girls në lojrat Olimpike 2012
Idhujt e pop-it të viteve 90, Spice Girls, përsëri janë në krye të lajmeve. Kohët e fundit Victoria Beckham dhe vajzat e tjera u bashkuan për të prezantuar muzikalin Viva Forever, bazuar në biografitë e tyre. Tani dimë se banda legjendare e vajzave do të performojnë në lojrat olimpike 2012 në Londër.

Mel b, Mel C, Emma Bunton dhe Geri Halliwell e kanë zyrtarisht konfirmuar këtë marrëveshje, po ashtu dhe Victoria Beckham e cila nuk e paraqiti me entuziasmin e mikeshave të saj. Vicky, pavarësht thashethemeve që nuk do të merrte pjesë, tha se ishte e lumtur që do të merrte pjesë ne eremoninë përbyllëse:
“Jemi krenare që jemi angleze dhe jemi të emocionuara për lojrat Olimpike”
“Kam shumë respekt për të kaluarën time dhe i dua shumë vajzat e tjera. Kemi fansa fantastikë. Kush e di ndoshta një ditë do bëjmë dicka tjetër sëbashku, nuk do doja gjë tjetër më shumë”
Raportohet se këngëtaret do të këndojnë hitet e famshme, duke përshirë këngën e 1996 Wannabe. Koncerti që i dedikohet mbylljes së lojrave Olimpike 2012 quhet “Një simfoni e Muzikës angleze”. Përvec Spice Grils, do të shohim , Queen, Take that, Annie Lennox, George Michael, top modelet Kate Moss, Naomi Campbell etj.

