Si Të Zgjidhni Këpucët Tuaja Ideale!

Shkruar Më: February 21, 2009 Kategoria: Stil

Kepuce

Po kerkoni per kepucët ideale për këtë stinë? Si mund ti zgjidhni të duhurat? Këtu mund të gjeni disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë.
1.Kërkoni këpucë me të cilat ndjeheni rehat.Nuk ka rëndësi se sa të bukura janë ato nëse nuk ndjeheni rehat me to atëherë nuk do ti vishni kurrë dhe duke mos I veshur do të ishte thjesht një shpenzim I kotë parash.

Që të siguroheni që ndjeheni rehat me to sigurohuni që ti provoni ato në dyqan. Nëse I blini ato në internet atëhere sigurohuni që të merrni numrin e duhur.Bëni kërkime në internet për të gjetur masën tuaj fikse.
2.Kërkoni këpucë që shkojnë me rroba të ndryshme, pasi dhe sikur të jene këpucët më të bukura nuk do të vishen shpesh nëse shkojnë vetem me një lloj veshje.
Ngjyrat të cilat shkojnë më shumë veshje janë e zeza, kafja, grija dhe e bardha.
3.Sa më të shtrenjta të jenë, më me shumë rroba duhet të shkojnë. Sigurisht të gjithë ne kemi nje ose dy palë këpucë me ngjyrë paksa të “vecantë” që I duam shumë por që fatkeqësisht shkojnë me shumë pak veshje.
Krijoni një rregull; sa më të shtrenjta të jenë këpucët me sa më shumë rroba ato duhet të shkojnë.Kepuce Te Bardha
4. Mos blini këpucë që janë shumë trendy. Teksa janë shumë në modë këtë vit, vitin tjetër nuk do të jenë më. Në vënd të tyre shpenzojini paratë tuaja në këpucë që mund të vishen ne disa stinë.

Mos harroni të zgjidhni këpucet me të cilat ndjeheni rehat,që janë në modë por jo shumë trendy; ato janë këpucët të cilat do zgjasin për një periudhë kohe të mirë.

Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente (4)

egzona

January 20th, 2010 at 07:31    

sa kushtojn keto cizme

hana

April 18th, 2010 at 15:05    

sa kushtojn keta kepu me vello

tina

June 27th, 2010 at 15:51    

ahah kur te martona kam me i ble qituuuu kepuca ahahah

Sara

July 18th, 2010 at 20:26    

Nuk kam koment jane shum, shum te bukura…

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja