Si të trajtojmë poret e mëdha

Shkruar Më: 08/09/2010 Kategoria: Shëndet

Poret e mëdha janë një problem gjenetik. Zakonisht poret e mëdha tregojnë për një lëkurë të yndyrshme. Ato dalin më shumë në zonën T dhe dalin në lëkurë të yndyrshme. Poret e mëdha dhe pikat e zeza vijnë sëbashku. Kjo noddh pasi poret zmadhohen, e kështu yndyra dhe lëkura e vdekur qëndron brënda tyre. Në këtë mënyrë bëhet pikë e zezë dhe e zmadhon akoma dhe më shumë poren.
Nëse poret e mëdha janë krijuar për shkak të pikave të zeza, atëhere fillimisht nxirrni pikat e zeza dhe përzjeni kamfor ose trumzë në bazë vaji jojoba. Përzjejeni më kremin tuaj dhe aplikojeni në zonat e prekura. Jojoba thithet lehtë nga lëkura dhe balancon nivelet e yndyrës.
Bollguri është një substancë e mirë toniku. Mund ti shtoni pak lëng limoni, ose ujë trëndafili dhe gjizë dhe aplikojeni në fytyrë. Pasi të jetë tharë shpëlajeni fytyrën. Shërben per tonifikimin e  poreve
Një produkt tjetër që ndihmon në uljen e yndyrës së lëkurës dhe tonifikimin e poreve është dhe mjalti. Mund të aplikohet në të gjitha maskat e fytyrës ose mund të aplikohet direkt në fytyrë me pak lëng limoni dhe sheqer në të. Mund ta masazhoni në fytyrë dhe t’a lini pak minuta. Më pas shpëlajeni më ujë të ngrohtë.
Pasta e përbërë nga kripë dhe gjalpë është një kurë shumë e mirë për poret nëse aplikohet tek to.
Poret e mëdha janë thjesht një problem gjenetik, por mund ti zvogloni përkohësisht duke pastruar papastërtitë, nëpërmjet këshillave të mësipërme.

Vizitorët kërkuan për:

  • si te trajtojme fytyren
  • poret ne fytyr
  • poret ne fytyre
  • pika te zeza
Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente (1)

baby

September 14th, 2010 at 21:03    

cfar eshte kamfori dhe trumza?

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja