Si të trajtojmë erën e keqe të gojës


VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/5 (0 votes cast)

Aroma e keqe është një problem që ndodh në shumë njerëz. Një erë e keqe dhe aspak e kënaqshme, clirohet nga goja jonë gjatë frymarrjes, prej disa arsyeve të ndryshme.
Era e keqe mund të ndodhë prej arsyeve të ndryshme, si larje dhmbësh e gabuar, mungesë larje dhëmbësh, pjesë ushqimesh që mbesin midis dhëmbëve dhe fillojnë kalben, dhe problem me kavitetetet dhe mishrat.
Bakteriet të cilat formohen në dhëmbë lëshojnë gazra me erë, të cilat kontribuojnë në erë të keqe. Gojë e thatë, infeksione në grykë, hundë, mushkëri, mëlci dhe veshka, mund të jenë shkaqe të erës së keqe.
Aroma e përkohshme e keqe e gojës mund të shkaktohet dhe nga disa ushqime të ndryshme që konsumojmë si qepë, hudhra, të cilat njihen për erën e tyre të fuqishme, duhani dhe konsumimi I alkolit.

ere e keqe e gojes

Në mënyrë që të shmangni ose të trajtoni erën e keqe ose “halitosis” ju duhet që të:
Lani dhëmbët pas cdo vakti ose të paktën dy herë në ditë.
Lani gjuhën dhe zonën e faqeve brënda gojës sepse dhe ato mund të jenë të mbuluara nga bakterie të cilat ju shkaktojnë erën e keqe.
Shkoni për vizita të rregullta të dentisti që të siguroheni që cdo gjë shkon në rregull me dhëmbët dhe mishrat tuaj.
Përdorni fill dhëmbësh, që të pastroni midis dhëmbëve tuaj. Zakonisht furca nuk mund të depërtojë në hapësirën e vogël midis dhëmbëve dhe bakteriet mund të qëndrojnë aty që t’ju shkaktojnë erë të keqe dhe kavitete.
Pini shumë ujë. Një gojë e thatë mund të jetë mjedisi perfekt për bakteriet.

ere e keqe e gojes

Nëse era juaj e keqe vazhdon shkoni tek një doktor sepse mund të keni ndonjë infeksion në grykë ose dicka tjetër që ju shkakton erën e keqe.
Pini një gotë caji mente ose kamomili për të shkatarruar bakteriet në gojë, pasi mentja lë shije të freskët dhe kamomili ka veti anti bakteriale.
Hani një mollë, sepse molla ju ndihmon të hiqni disa nga bakteriet në gojën tuaj
Përdorni larjen e gojës , por mos harroni se larja e gojës është thjesht një maskë e përkohshme e erës së keqe.

Ta pasurit erë të keqe është një situatë e pakëndshme për personin që ka erë të keqe dhe për atë që e nuhat. Mund të trajtohet, ajo cfare ju duhet të bëni është të kujdeseni për dhmëbët dhe gojën,dhe të takoni një dokotr nëse mendoni se era e keqe shkaktohet nga dicka tjetër.