Si te Nxiheni Kujdesshem!


VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/5 (0 votes cast)

Në këtë artikull do të mësoni se si të përgatiteni për t’u nxirë dhe cfarë rregullash duhet të ndiqni për t’u nxirë pa dëmtuar shëndetin tuaj.

Konsultohuni me një doktor

Rregulli numër një është, se përpara nxirjes- normalisht ose në një salon estetike- duhet të konsultoheni me një dokotor. Vizitoni një dermatolog, specialist kanceri dhe gjinekolog.

nxirje ne plazh
Disa fakte rreth nxirjes

Nëse jeni nën moshën 18 vjec, atëhere qëndrat e estetikës për solar nuk janë për ju. Deri në këtë moshë, lëkura jonë është më e predispozuar për t’u djegur, që do të thotë ka rrezikshmëri më të lartë për kancerin.
Nxirja mund të jetë e rrezikshme nëse jeni nën ndikimin e ilaceve si antibiotikë, ilace hormonale, mjekim kunder stresit ose depresionit dhe ilaceve të presionit të gjakut(tensionit)
Rrezet UV ndalojnë efektin e këtyre ilaceve. Përvec këtyre ne e dimë që rrezet UV veprojnë me disa ilace dhe rezultati mund të ishte I paparashikueshëm
Shmangni nxirjen gjatë shtatzanisë, dhënies me gji dhe ciklit menstrual

nxirje ne plazh
Të bërit dush përpara dhe pas nxirjes

Mos u lani me sapun 4 orë përpara se të shkoni në sallon estetike për solar, dhe as 4 orë pasi të keni përfunduar. Duke bërë dush përpara nxirjes, ju lani pjesën e jashtme të qelizave të vdekura, duke e lënë lëkurën pa mborjtje natyrale. Në anën tjetër, të bërit dush katër orë pas nxirjes në sallon do të thotë të cojë mundin tuaj dëm.

nxirje ne plazh
Sa shpesh mund të nxiheni?

Mos shkoni të bëni solar cdo ditë. Intervali më I vogël duhet të jetë 1-2 ditë sigurisht në varësi të ndjeshmërisë së lëkurës tuaj.
Ne nxihemi pasi rrezet UV djegin lëkurën tonë duke zhvilluar pigmentin e melaninës për mbrojtje. Pas “sulmit” të rrezeve UV lëkurës I duhen 1-2 ditë të marrë veten. Nëse e tejkaloni kufirin dhe nxiheni cdo ditë, mund të keni probleme me shëndetin në të ardhmen.

Gjithashtu është thelbësore të dini kohen se sa do rrini në shtratin e solarit. Kjo varet sesa të fuqishme janë llampat, lloji I lëkurës tuaj,dhe se sa nxirje dëshironi të merrni. Konsultohuni me menaxherët e estetikës..

nxirje ne plazh
Skuqje pas nxirjes

Ekziston një keqkuptim I personave që vizitojnë estetikat për të bërë solar: nëse lëkura ime nuk skuqet,une nuk do nxihem. Kjo është absolutisht e gabuar. Lëkura e skuqur pas nxirjes është shenjë e djegies pas diellit. Djegiet e diellit janë të rrezikshme. Për të zvogluar këtë rrezik, duhet të nxiheni gradualisht, duke rritur numrin e vizitave në sallon.
Mundohuni të mos e rrisni kohën e shpenzuar në shtratin e solarit më shumë se dy minuta. Nëse keni lëkurë të celët ose të mesme, mos e rrisni më shumë se 1 minutë.

Si të mbroni lëkurën gjatë nxirjes?

Mos harroni të mbroni pjesët më të ndjeshme- organet gjenitale, gjoksin, sytë, buzët dhe nishanet. Doktorët na këshillojnë të mos I heqim të brëndshmet, por nëse nuk ju ndalon asgjë që të nxiheni nudo, atëherë përdorni leukoplaste. Përvec këtyre duhet të vini syze të vecanta të cilat janë të të gatshme në cdo sallon estetike.
Shumë njerëz mendojnë se është e mjaftueshme vetëm të mbyllni sytë për të mbrojtur retinën. Por lëkura e qepallës së syrit është shumë e hollë për të qenë mbrojtëse mjaftueshëm. Mund të vështirsoni shikimin dhe të sëmureni me katarakt.
Ju duhet patjetër të vini krem nxirës. Ky rregull zakonisht injohet nga shumë vizitorë të cilët mendojnë se mund të nxihen dhe pa krem. Kremrat nuk jane vetëm që të merrni më shumë ngjyrë. Në rradhë të parë ata funksiojnë si hidratues lëkure( e lagin atë, njomin). Duhet të dini që është thelbësore t’a aplikoni atë pasi rrezet UV e thajnë lëkurën, dhe si rezultat e plakin atë më shpejtë. Një lëkurë e lagësht është me shumë e mbrojtur, e cila ju ndihmon atë të duket më e re dhe elastike.

plazh
Si të zgjidhni kozmetikën e nxirjes

Ju shumë mirë mund të pyesni: A mund të përdor kremra të thjeshtë hidratues për fytyrën dhe trupin? Ju mund ti përdorni por ato nuk do t’ju japin kurrë efektin e kremrave enkas për nxirje. Problemi qëndron se kremrat hiratues përmbajnë agjentë zbardhues(përshembull acid frutash). Nuk mendoj se do të dëshironit të kishit efekt zbardhues në lëkurë pas nxirjes,apo jo?
Kremrat nxirës nuk duhen përdorur nga persona alergjikë dhe ata të cilët kanë lëkurë të yndyrshme dhe shkojnë në estetikë për të bërë solar për t’a tharë atë. Shumë njerëz mendojnë se të aplikuarit krem do të thotë të nxihesh në mënyrë jonatyrale. Epo, cdo gjë varet nga kremi që ju zgjidhni.
Sigurisht mund të ketë efekt nga kremra që përmbajnë nxirës Bronx( ato kryejnë funksionin e kremrave vetë nxirës, kur ekspozohen në diell), nëse I aplikoni ato në lëkurë të panxirë. Përdorni vetëm kremra nxirës të cilësisë së lartë, të cilat shtyjnë prodhimin e melaninës për një nxirje sa më natyrale. Gjithsesi, mund të pyseni dhe specialistë në estetika rreth kremrave dhe efekteve të jashtme.