Si të monitoroni cfarë bëjnë fëmijët tuaj online

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/5 (0 votes cast)

Si ti mbani fëmijët të sigurtë

Nuk do t’ju pëlqente t’ja ndalonit kategorikisht fëmijës tuaj, përdorimin e internetit ose telefonave smart, por mund ti mbani ata të sigurtë teksa janë online. Ndiqni disa këshilla në mënyrë që ti monitoroni aktivitetet e fëmijës tuaj online dhe ti ndiqni se cfarë bëjnë në internet.

femijet dhe interneti

Hapi 1:  Mos e vendosni kompjuterin në dhomë

Duke e mbajtur kompjuterin në hapësira të përbashkëta sesa në dhomën e fëmijës, mund ti mbani afër për të parë se cfarë po bëjnë. Vendoseni kompjuterin në dhomën e ndenjes, kuzhinë ose diku që e keni më të përshtatshme.

Hapi 2 :  Vendosni rregullat e lojës

Flisni më fëmijën tuaj hapur për rreziqet e Internetit., dhe për rëndësinë e privacisë, anonimitetit dhe sjelljes së duhur. Bëjani të ditur se do i monitoroni Internetin, telefonin dhe mesazhet.

Hapi 3:  Bëjini miq

Ndoshta fëmija juaj kalon shumë kohë në Facebook? Bëhu miku i tyre në Facebook që të shikoni rrjetin e tyre social. Nëse i lejoni fëmijët e vegjël të përdorin media sociale, sigurohuni që ti dini passwordin e llogarisë, që të keni ide se cpo ndodh në rrjetet e tyre sociale.

Hapi 4:  Përdorni programe vëzhguese

Abonohuni në një program monitorues ose shërbim si SpectorSoft, SafetyWeb, My Mobile Watchdog ose programe të tjera. Këto lloj shërbimesh ju lejojnë të bllokoni disa faqe të caktuara, dhe të regjistroni të gjithë historinë e kompjuterit .Me disa programe mund të shikoni se cfarë fëmija po bën online, në kohë reale, dhe disa programe të tjera mund edhe t’ju njoftojnë për aktivitete të dyshimta.