Si të mbrohemi ndaj gripit

Shkruar Më: November 28, 2009 Kategoria: Shëndet

Meqënëse këto lloj sëmundjesh të cilat kanë qenë më të rralla më parë e që tashmë kanë filluar të na zënë më shpesh, më e mira është ti parandalojmë ato.  Disa lloje të reja gripesh mund të na cojnë deri në vdekje kështuqë duhet shmangur në cdo mënyrë marrja e virusit.

grip

Mënyra më e mirë për të parandaluar gripin dhe të ftohtin është duke u siguruar që sistemi juaj imunitar është në nivelin më të lartë të fuksionimit, pasi është sistemi imunitar I cili mund të luftojë kundra viruseve të ndryshme dhe të na mbrojë nga llojë të ndryshme sëmundjesh. Një system imunitar I fortë vepron si një pengesë ndaj viruseve të ndryshme. Në mënyrë që të keni një sistem të fortë imunitar duhet që të merrni cdo ditë vitamina dhe një ushqyerje të mirë. Më poshtë janë disa këshilla të cilat ju ndihmojnë ju dhe familjarët tuaj nw parandalimin e marrjes së ftohtit ose gripit.:

  • Hani shumë perime dhe fruta që të siguroni kontributin ditor të vitaminave bazë të nevojshme për trupin tuaj. Kjo do të sigurojë që trupi po e mban sistemin imunitar në nivelin më të lartë.
  • Të ngrënit e frutave agrume ndihmon trupin tuaj të marrë doza të larta vitamine C (dhe të tjera), vitamina që njihen për ndihmën kundra gripit dhe të ftohtit.
  • Vishuni mirë për kushtet e motit pasi ajri I ftohtë ndikon tek ju dhe trupi juaj kështuqë mundohuni të vishni  veshje të duhura për sitinën.
  • Mundohuni të rrini larg njerëzve që shfaqin simptoma të ftohti pasi virusi shpërndahet shumë thjesht nëpërmjet ajrit.
  • Kur tështini ose kolliteni mbulojeni gojën tuaj me një shami që të ndaloni mibrobet të shpërndahen. Hidheni më pas shaminë dhe lajini duart tuaja.
  • grip

  • Mundohuni ti lani frutat dhe perimet sa më mirë që të siguroheni që të mos kenë ngelur mikrobe në to. Kjo mbron shëndetin tuaj dhe nga sëmundje të tjera gjithashtu.
  • Lajini duart tuaja sa më shpesh të mundeni dhe përpara cdo vakti, pasi duart tuaja janë në kontakt me bakterie të ndryshme gjatë ditës. Lajini me sapun antibakterial.
  • Shmangni qëndrimin në vënde të mbushura më njerëz si autobuze, metro etj, sepse viruset mund të transmetohen në sipërfaqe të mbyllura dhe të afërta.
  • Vizitohuni tek një doktor sa të vëreni simptomat e të ftohtit ose gripit. Sa më parë të merrni masa aq më mirë do të ndjeheni dhe më shpejt do t’ju kalojë gripi.
  • Mbani një maskë mbrojtëse nëse mendoni se ka mundësi të merrni gripin.

Duke parandaluar të ftohtit ose gripin do të ndjeheni shumë më mirë dhe do të shmangni problemet që këto sëmundje shkaktojnë zakonisht. Mbroni veten dhe trupin tuaj dhe do të dukeni më mirë se kurrë!

Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente (2)

lirkka

December 7th, 2009 at 17:44    

a s ka ma si mu mbrojt a a

noizy

December 7th, 2009 at 18:19    

hej si hiqet bre kjo flma???mos e dinndokush???

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja