Si të cliroheni nga dhimbja e mesit gjatë shtatzanisë

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/5 (0 votes cast)

Një prej pjesëve që mund të dhëmbi më shumë gjatë shtatzanisë është mesi. Fillon të dhëmbë kur rrini ulur, në këmbë ose në ndonjë pozicion tjetër për shumë kohë. Pa përmëndur faktin se disa femra u duhet të bëjnë dhe rutinën e punëve shtëpiake. Cfarë mund të bëjë një femër shtatzanë për të cliruar dhimbjen e mesit? Ndiqni disa këshilla të thjeshta më poshtë.
dhimbje mesi shtatzani

Aktiviteti fizik
Nëse shtatzania juaj shkon mirë, ndjeheni shëndetshëm, atëherë pak aktivitet fizik vetëm do t’ju ndihmonte, Mund të pastroni ( ama jo fshesë korenti ose të ngrini ose shtyni mobilje), të gatuani etj.

Aktiviteti shtatzanisë
Duhet ti alternoni aktivitetet duke përfshirë lëvizjë të shumta si të qepni ose thurni dicka. Kur jeni duke qepur dicka ose duke lexuar një libër( pse të mos I dedikoni muajt tuaj të shtatzanisë vet-edukimit), mundohuni të ndryshoni pozicionin e trupit shpesh, sepse nëse se bëni një gjë të tillë mund të ketë efekt negativ në furnizimin e fetusit me oksigjen,
Femrat shtatzana duhet të evitojnë aktivitet që mund ti rrisin presionin intrauterinë, si psh të ndenjurën krrusur ose galiç.

Si të uleni në mënyrë të duhur gjatë shtatzanisë
Meqë ra fjala, pozicioni I uljes është më I forti në shpinë, kështuqë duhet të mësoni si të uleni në mënyrë të duhur. Përdorni karrike me ndenjëse të fortë, mbështetëse vertikale të drejtë, dhe do ishte mirë me mbajtëse krahësh që të keni mundësi të mbaheni kur të coheni. Gjeni dicka që të ngrini këmbët në mënyrë që të shpërndani peshën. Mos u ulni kurë më këmbë kryq. Cohuni nga pozicioni I uljes cdo gjysëm ore dhe bëni disa ecje.

Përdorni fashë mesi mbështetëse
Nëse ndjeni dhimbje mesi, është koha të vini fashën, dhe pantallonat stretch. I thoni bashkëshortit tuaj për një masazh relaksues mesi. Lëvizjet ledhatuese duhet të jenë simetrike dhe duhet të shkojnë nga qafa deri tek mesi poshtë.