Si ekonomia, shkatarron mardhënien tuaj

Nga disa pyetësorë të fundit, është vënë re se cëshjtjet që kanë të bëjnë me paratë, shkaktojnë 30% të divorceve. Në mënyrë që të shmangni këto probleme, kemi përmbledhur disa ide që mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni anën monetare të martesës suaj.

1. Ndajini ëndrrat tuaja. Ndoshta nuk ju pëlqen të hyni në borxhe ose ëndërroni të blini një shtëpi në Paris. Cilido qoftë qëllimi juaj, duke punuar sëbashku për të, mund t’ju ndihmojë të qëndroni të fokusuar dhe t’ju forcojë edhe më shumë si cift.

2. Mos prisni të numëroni cdo para që shpenzoni. Cdokujt i duhen disa para në xhep , për emergjenca të ndryshme.

3. Vendosni limitet tuaja të shpenzimeve. Ciftet duhet të bihen dakort kohë më parë, për shpenzimet që duan të bëjnë, nëse presin të shpenzojnë më shumë se herët e tjera.

ekonomia ne familje 4. Është thelbësore të jeni të hapur. Nëse keni kaluar limitet e kartës tuaj të kredititimit është mirë të jeni të sinqertë. Mbulimi i gabimeve tuaja, është tradhti financiare; do t’ju bëjë më pak të besueshëm dhe per shkak të humbjes së besimit, gabimet financiare që keni bërë, do të duhet kohë të shërohen.
5. Bini dakort me të papriturat. Nëse njërit prej jush, i vijnë para papritur, është mëse e llogjikshme të vendosni se cfarë duhet të bëni me to. Nëse keni shumë ide të ndryshme, dhe nuk komunikoni për këtë, mund të shkaktoni krisje në lidhjen tuaj.
6. Anoni drejt balancës, jo kontrollit. Nëse njëri prej jush është menaxhues parash, ose ai që mban familjen, duhet të garantoni që partneri tjetër të mos ndjehet sikur po ju lutet për para.
7. Vërini fre shpenzimeve. Një rregull i mirë për të jetuar, para se të blini dicka, është thjesht të pyesni. ” Kjo është dëshirë apo nevojë? Nëse jeni në borxh, shkoni të mbuloni njëhere cdo gjë, përpara se të filloni të shpenzoni përsëri.
8. Është më e thjeshtë të bëni më shumë, sesa të ruani më shumë.Duhet të jetë mjaft e këndshme fillimi i një biznesi të vogël familjar, përshembull të filloni të shisni gjëra në e-bay. Përvecse fillimi i një jetese më të mirë, mund t’ju afrojë edhe më tepër.
9. Bashkëpunoni. Nëse keni rënë dakort që të dy do punoni, dhe papritmas njëri nuk dëshiron më kështu, mund t’ju prishë planet dhe mundësinë për të shijuar mardhënien tuaj. Nëse ju duhet të lini punën, ose të ndryshoni natyrën sesi fitoni para, duhet të flisni sëbashku për këtë përpara se ta bëni vetë lëvizjën

Problemet financiare mund të prishin lidhjen në një cift të cilit mund ti jenë dashur vite për ta ndërtuar mardhënien. Mos harroni! Asgjë materiale nuk mund t’ju zëvëndësojë, ose të ketë vlerë më shumë se besimi mes ju të dyve.

 

Lini një koment