Seks në vënd të kremit anti-rrudhë
Shkruar Më: April 18, 2009 Kategoria: Marrdhënie
Nuk është më sekret që seksi I rregullt dhe I mjaftueshëm është një prej mënyrave më të mira për të përforcuar imunitetin. Këto përfitime nga seksi janë aq të shumta sa shkenctarët janë munduar ti përmbledhin në një listë të gjerë të arsyjet positive të të kryerit seks. Ju mund t’a zgjeroni listën me komentet tuaja personale.
Me seks mund të humbni peshë
Seksi ju ndihmon të humbni peshë; kur kryeni marrdhënie cdo muskul I trupit tuaj lëviz dhe si rrjedhojë digjen kalori.
Seksi dhe besimi në vetvete
Intimiteti krijon besim në vetvete; gjithashtu rekomandohet si doza ligjore për femrat atlete përpara garave.
Seksi trajton rrudhat
Përkëdheljet e shtratit janë trajtimi më I mirë kundër-rrudhë, pasi lëkura bëhet më elastike për shkak të oestrogjenit dhe hormoneve të tjera.
Seksi dhe imuniteti
Seksi përforcon imunitetin, aq sa konsiderohet si një prej masave më të mira parandaluese të sëmundjeve të ndryshme. Ekziston një mundësi që seksi zvoglon probabilitetin e zhvillimit të kancerit.
Seksi si qetësues stresi
Lojrat e shtratit janë shumë të mira për të luftuar stresin për shkak të hormonit oksitocin I cili sjell një ndjenjë qetësie dhe relaksi.
Seksi trajton depresionin
Seksi është një antidepresant I efektshëm, I cili ju ndihmon të harroni për problemet ose hallet e ndryshme që ju shqetësojnë
Seksi si qetësues dhimbjesh
Seksi gjithashtu është një “vrasës” shumë I mirë I dhimbjeve. Endorfinat, të cilat prodhohen kur bëhët dashuri, ndihmojnë në qetësimin e cfarëdolloj dhimbjeje.
Seksi trajton impotencën
Disa studime të kohëve të ndryshme të publikuara tregojnë se meshkujt aktivë seksualisht kanë dy herë më pak mundësi për të ngelur impotentë
Seksi të zgjat jetën
Dhe kohët e fundit është provuar që seksi të zgjat jetën. Njerëzit seksualisht aktivë vuajne nga atake zemre shumë më rrallë.




Komente (1)
zamir
April 20th, 2009 at 19:05
seksi eshte nga gjete me te bukura te jetes
Shto Koment