Sekrete për të humbur peshë shpejt

Është momenti të ndryshoni disa gjëra në planin tuaj ushqyes dhe të përdorni këto sekrete dietash për të humbur peshë shpejt. Tashmë mund të keni siluetën që keni ëndërruar gjithmonë në një kohë të shkurtër. Ndonjëherë rezultatet nuk janë aq të dukshme. Kjo ndoshta ju ul motivimin dhe t’ju inkurajojë të hiqni dorë nga planet tuaja. Megjithatë dietologët ju ofrojnë disa sekrete të vogla që të humbisni peshë shpejt. Këto zgjidhje revolucionojnë zakonet tuaja të të ngrënit dhe mund t’ju nxisin metabolizmin që të digjni kalori në mënyrë më eficente. Përdorni rekomandimet e mëposhtme dhe sigurohuni që të jeni në drejtimin e duhur që të largoni kilogramët e tepërt dhe të skalitni figurën tuaj.

ushqime te shendetshmebeauty.al

Shmangni yndyrnat

Mësoni mënyra moderne e të shëndetshme se si të përgatisni pjatat tuaja të preferuara. Zgjidhja që të shmangni yndyrnat, duke ulur kështu kaloritë është përdorimi i një tigani që nuk ngjit. Vendosini perimet ose mishin në tigan dhe skuqini pa nevojën e yndyrës.

 

Caji jeshil

Mos e neglizhoni impaktin pozitiv dobësues të cajit jeshil në organizmin tuaj. Kjo pije e shijshme mund të djegë kalori shumë thjeshtë dhe mund të ndjeheni më të shëndetshëm dhe të lehtë. Pini të paktën 3-4 filxhanë caj në ditë që të furnizoni organizmin me oksidantët e nevojshëm që të shkarkohen agjentët e lirë dhe të cliroheni nga yndyrnat.

 

Mishra të bardhë

Është momenti që të shkëmbeni rostot dhe salcicet me yndyrë me mish të bardhë. Duhet të përfshini këto përbërës në planin tuaj të të ngrënit që ti kurseni organizmit tuaj yndyrnat e ngopura.

 

Kontrolloni përbërësit

Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kontrolloni përbërësit që përdorni kur përgatisni ushqimet sidomos nëse jeni në diete. Dietologët këshillojnë të përqafoni modelin e mëposhtëm kur të ndërtoni menunë tuaj. Ushqimet tuaja duhet të jenë 50% perime dhe gjysma tjetër duhet të jetë e përbërë nga karbohidrate dhe mish i bardhë. Kjo është një nga marifetet me të spikatura që ndiqet nga vipat kur adaptojnë një dietë të mire përcaktuar.

 

Fruta të freskëta

Shkëmbeni konsumimin e lëngjeve me fruta të freskëta. Hani më shumë sallata dhe fruta që të digjni kalori dhe të mbani metabolizmin në shpejtësine e duhur. Në mënyrë që të ruani shumëllojshmërinë e dietës fusni fruta të ndryshme në menu, nga ato tropikale deri tek ato më të thjeshtat. Me këtë këshillë kaq të thjeshtë mund të humbisni shumë kalori.

Komente

6 komente to “Sekrete për të humbur peshë shpejt”
  1. dafi says:

    ju lutem mund te me thoni nje diet qe fokusohet kryesisht ne uljen e barkut ju lutem me ktheni pergjigje

  2. agnesa says:

    po mos e braktisni mengjesin sepse nese e konsumon ushqimin ne mengjes dhe mbremjen e anashkalon do te arish rezultat poashtu nese deshiron qe te largohet deshira per ushqim pij nje filxhan kafeje nescaffe dhe do ta shohesh rezultatin dhe kjo me mengjesin eshte mjaft e sigurt un eper veten time kam humbur 1 kg per 1 jav e gjysem e per barkun e rrafshet dafi bej ushtrrime te abdomenit kupton ulje dhe ngritje dhe do te arrish rezultatin qe ti do shpresoj qe kjo do te ndihmoj sado pak.

  3. dafi says:

    kam nje raport shum te keq me ushtrimet :(
    mengjesin e haj gjithmon por do mundohem te anashkaloj darken ashtu sic me the…shum flm :)

  4. agnesa says:

    sps.dafi . shpresoj te te ndihmoj edhe kjo qe e ka rekomanduar ari

  5. engjëll says:

    gatimi bukur

  6. pranvera says:

    vu lutem te me trgoni qfar asht qaji jeshil se nuk kam ndegju edhe ku mundem me gjet

Lini një koment