Së shpejti një pjestar i ri në familjen e Celine Dion

Shkruar Më: August 22, 2009 Kategoria: Vip

Celine Dion, 41 vjece, e konsideron shtatzaninë e saj të dytë si ngjarja e dytë e më e madhe në jetën e saj. ” E dini si është puna, unë nuk jam tamam një këngëtare” ka rrëfyer Dion për revistën “People” dy vjet më parë ” Jeta ime është për të qenë nënë. Kjo është gjëja që unë shijoj më shumë. Do provoj një rast me muzikën. Nuk marr rreziqe me familjen time.”

CELINE

Gjithsesi familja e saj kërkonte po aq dedikim sa edhe muzika e saj. Celine dhe bashkëshorti I saj, Rene Angelil, 67 vjec, nuk mund të kishin një fëmi për 6 vjet radhazi derisa provuan fertilizimin vitro. Suksesi I trajtimit të fertilitetit rezultoi në lindjen e fëmijës së tyre të parë, Rene Charles, në 2001.
“Nëse do të na jepej përsëri një mundësi e tillë, do të ishim akoma dhe më të bekuar”- është ajo cfarë shpreson këngëtarja dhe bashkëshorti I saj.
Tashmë bekimi është mbi to përsëri, dhe Rene Charles në moshën 8 vjecare do të bëhet me një motër ose vëlla. Ai është gati për rolin e vëllait të madh. Kur është pyetur se cfarë do të preferonte ,ai ka thënë se do të dëshironte të kishte një motër.
Po dhe nëse do të ndodhte e kundërta për Celine Dion nuk ka problem. Amësia, ka thënë ajo është shpërblimi më I mrekullueshëm.

Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente

Nuk ka komente

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja