Salcë me domate, sipas stilit të Toskanës


VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/5 (0 votes cast)

Përbërësit

  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e mesme, e grirë hollë
  • 100 gram karrota të grira
  • 50 gram selino e grirë
  • 1 thelpi hudhër, e grirë hollë
  • 1 kg e gjysmë domate të qëruara, pa bërthamat dhe të grira hollë
  • 100 gram ujë më erëza të tretura në të ( erëzat mikse)
  • Një majë luge piper i kuq
  • Kripë
  • 2/ 3 gjethe baziliko të grira

salce me domate

Metoda

  1. Hidhni vajin në një tigan salcash. Shtoni qepën, karrotën, selinon dhe hudhrën. Skuqini në zjarr të mesëm, duke i përzjerë vazhdimisht, derisa perimet të marin ngjyrë kafe, rreth 15 minuta.
  2. Shtoni domatet, ujin me erëzat e tretura, piperin e kuq dhe kripën. Lëreni sa të ziejnë pak. Mbulojeni përgjysmë tiganin, dha gatuajini në zjarr të ngadaltë, duke i përzjerë vazhdimisht, derisa të trashet, rreth 30 minuta.
  3. Shtoni bazilikon. Shërbejeni të nxehtë. Mund të bëhet më parë dhe të ruhet e mbyllur në frigorifer deri në 5 ditë, ose në akull deri në 2 muaj.