Një guidë rreth shtatzanisë muaj pas muaji


VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 5.0/5 (1 vote cast)

muajt e shtatzanise

Është e rëndësishme që nëna e ardhshme të dijë rritjen dhe masën e bebit gjatë shtatzanisë. Gjithashtu ndihmon për të marrë masa parandaluese për të shmangur komplikacione të ndryshme.

Shtatzania në muajin e parë

Muaji I parë përcakton fillimin e një shtatzanie. Nëse keni humbur ciklin e fundit, duhet të bëni patjetër një test shtatzanie për t’a konfirmuar. Sperma dhe veza takohen dhe udhëtojnë nëpërmjet tubit të fallopit në mitër.Zbatimi ndodh në mitrën e pasur me lëndë ushqyese. Është atëherë pikërisht koha kur fillojnë ndryshimet teksa trupi ndërvepron ndaj bashkimit.

Muaji i dytë
Muaji I dytë konsiderohet si mjaft thelbësor për rritjen e një bebeje. Është pikërisht ky moment kur bebja transformohet nga një blastocit në embrion. Zemra e bebit fillon të rrahë në muajin e dytë. Më vonë po këtë muaj, pëcaktohet se në cilin fund do të jetë koka e bebit dhe në cilin fund do të jenë ndenjëset e bebit. Nga fundi I muajit fillojnë të duken gjymtyrët, pankreasi dhe mëlcia e bebit. Bebi është I gjatë rreth 8 – 11 mm

Muaji i tretë
Gjatë këtij muaji ndodhin ndryshime më të mëdha. Kockat e bebit forcohen. Sytë hapen gjatë kësaj kohe dhe është mjaft I qartë formimi I veshëve të jashtëm. Bebi lëviz spontanisht, por lëvizja nuk mund të ndjehet në këtë fazë. Ende është e vështirë për të treguar seksin e bebit në këtë stad. Bebi zhvillohet nga embrion në fetus. Në këtë pikë, koka e fëmijës është më e madhe se pjesa tjetër e trupit. Bebi peshon 14 gram dhe është 9cm I gjatë. Me ndihmën e doplerit të fetusit mund të dëgjohet rrahja e zemrës së bebit.

Muaji i katërt
Në muajin e katërt placenta merr përsipër fabrikimin e hormoneve të nevojshme për të mbështetur shtatzëninë. Bebi fillon të prodhojë vetë insulinën. Ai gjithashtu fillon të urinojë në lëngun amniotik. Këtë muaj zemra  e bebit pompon 23 litra gjak në ditë. Të gjithë dhëmbët janë formuar dhe bebi zhvillon një model të skalpit me flokë. Bebi peshon 85 gram dhe është 16 cm I gjatë.

Muaji i pestë
Gjatë këtij muaji nuk formohen organe të reja. Bebit I zhvillohen shenjat e gishtërinjve. Fetusi formon dhëmbët e përhershëm. Një bebe femër  fillon të zhvillojë vezë primitive në vezoret e saj. Mund të dalloni gjininë duke përdorur ultratinguj por mund të jetë e pasaktë. Lëvizja e bebit bëhet më e kuptueshme. Është intersante se si zhurmat e larta mund të habisin bebin në mitër. Mund të ndjeni goditjet e bebit. Bebi është I mbuluar me qime të holla, që quhen lanugo. Një substancë e lëmuar, me emrin vernix gjithshtu zhvillon lëkurën e fëmijës. Fëmija peshon 283 gram dhe është 25 cm I gjatë. Teste paralindje duhen bërë shpesh.

Muaji i gjashtë
Gjatë kësaj periudhe fillojnë të formohen vetullat dhe lanugo errësohet në ngjyrë. Fëmija fillon të praktikojë frymëmarrjen. Bebi fillon të formojë depozita të yndyrnave kafe të cilat rregullojnë temperaturën e trupit të tij gjatë lindjes. Bebi mund të mos jetë me kokë poshtë dhe përsëri lëviz. Femija peshon në këtë muaj 680 gram dhe është I gjatë deri në 30 cm.

Muaji i shtatë
Lëvizjet e përhershme dhe goditjet e fëmijës ulen teksa ai rritet dhe ka më pak vend për të lëvizur lirisht. Bebi mund të dallojë midis errësirës dhe dritës. Ai fillon të kthehet me kokëposhtë gjatë javës së 28. Bebit I zhvillohen qerpikët. Nëse është djalë testikujt e tij fillojnë të zbresin. Bebi peshon 1 kg dhe është 35 cm I gjatë.

Muaji i tetë
Bebi është pothuajse gati për të lindur. Prodhimi I qelizave të kuqe të gjakut ka përfunduar tërësisht nga palca kurrizore e fëmijës. Në kët ë pikë ai mund ti hapë dhe mbyllë sytë. Thonjtë arrijnë majat e gishtave. Disa bebe lindin me shumë flokë dhe disa pa flokë fare. Është normale në të dyja rastet.
Në këtë muaj bebi është 40 cm I gjatë. Duke qenë se ky është gati muaji I fundit I shtatzanisë, nëna ndjehet më pranë më fëmijën e saj.

Muaji i nëntë
Organet e bebit janë formuar. Mushkëritë nxjerrin surfactant e cila ndihmon bebin të zgjerojë mushkëritë gjatë lindjes. Ai është gati të vijë në botë.
Është bukur të dini se si bebi rritet brënda jush.
Urime!

Një guidë rreth shtatzanisë muaj pas muaji, 5.0 out of 5 based on 1 rating