Mrekullia që mban emrin vaj ulliri

Vaji I ullirit është përdorur gjerësisht në sallata e shumë gjëra të tjera. Ai është një prej përbërësve më të shëndetshëm që bën ushqimet tuaj më të shijshme. Ky vaj vjen direkte nga zonat mesdhetare dhe është bërë aq I famshëm sa sot përdoret në të gjithë

kontinentet. Ai është më I preferuari për gjithë njerëzit të cilët janë koshiente ndaj shëndetit të tyre. Vaji I ullirit klasifikohet në vënd të parë falë vlerave të tij të larta ushqyese. Ai është përdorur shumë dhe në sapune duke e bërë atë një mik të ngushtë të lëkures.

Receta në kushtet e shtëpisë.

Nëse dëshironi të keni thonjë të fortë e të bukur vaji I ullirit është zgjidhja më e mirë. Zhytini thonjtë tuaj në një enë me vaj ulliri për 30 minuta dhe do të shikoni rezultate të mrekullueshme.

Aplikoni vaj ulliri në duart tuaj. Që të parandaloni përhapjen e tij në vënde tjera vishni një palë doreza pambuku. Kjo metodë ju ndihmon të keni një lëkurë më të butë e të shëndetshme.

Vaji I ullirit është zgjidhja më e mirë për buzë të plasaritura. Ai bën mrekulli me buzët tuaja.

Që të keni flokë të shkëlqyeshëm, të mëndafshtë, vaji I ullirit është ai cfarë ju duhet. Mund të aplikoni një sasi të mirë vaji në flokët tuaj, mbulojini ato me një kapuc dushi dhe lërini për 30 minuta, më vonë shpëlajini ato.

Mund të krijoni një krem të mrekullueshëm nate duke përdorur 1/2 filxhan vaj ulliri, 1/4 filxhan uthull dhe 1/4 filxhan ujë. Kjo ndihmon t’ju japë shkëlqim lëkurës tuaj, të vrasë bakteriet dhe e bën lëkurën tuaj më të butë.

Mund të shërbejë si një krem pastrues nëse keni një lëkurë të thatë.

Aplikoni si skrab vaj ulliri të përzjerë me sasi të mirë sheqeri ne fytyre ose trup. Më vonë pastrojeni atë më një peshqir të butë e të lagur.

Zbutini këmbët tuaja duke aplikuar vaj ulliri në pjesët e ashpra.

Përzjeni në një tas një vezë, një lugë gjelle  mjalt, 1/2 lugë gjelle vaj ulliri dhe disa  pika me ujë trëndafili. Përdoreni këtë si  maskë për lëkurë të thatë. Pasi t’a aplikoni  mbajeni për pak kohë e më pas shpëlajeni  me ujë të ngrohtë, e ne fund thajeni atë.

Formoni një pastë duke përzjerë kajsi të  shtypura dhe vaj ulliri të ngrohtë.  Aplikojeni këtë pastë në gjithë fytyrën tuaj  dhe lëreni për 10 minuta. Shpëlajeni  më pas me ujë të bollshëm.

KUJDES: Lexuesi I këtij artikulli duhet të ketë kujdes gjatë përdorimit të recetave të mësipërme. Shmangni përdorimin e këtyre produkteve nëse jeni alergjik ndaj ndonjërit prej tyre. Përgjegjësia bjen mbi lexuesin e jo me faqen ose atë që ka shkruajtur këtë artikull!!

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/5 (0 votes cast)