Modeloni për Dove
Femrat e zakonshme, jo modelet, më në fund kanë shansin të jenë imazhi i fushatës së re publicitare të Dove. Ju duhet thjesht të keni një llogari në Facebook ose të vizitoni website-n e Dove dhe të keni një foto të mirë.

Të gjithë e dimë se Dove promovon bukurinë natyrale të një femre pa dallim ngjyre të lëkurës, ngjyre të flokut ose kompleksi tjetër. Për këtë arsye ideja e re e Dove është e kuptueshme. Ftojnë cdokënd prej nesh të vizitojnë faqen në facebook. Mund të vizitoni dhe faqen e firmës, e cila prezanton idenë e reklamës. Aty mund të dërgoni fotot tuaja, të cilat përfaqësojnë më së mirë lëkurën tuaj.
Më pas prisni për rezultatin. Dove do të përzgjedhë fotot më interesante dhe do ti vërë në një poster promocional. Më të suksesshmet padiskutim do të marrë dhe cmimin.



