Miresevini ne Wedding Albania
Revista online Wedding Albania, të cilën më pëlqen t’a quaj, një koleksion idesh, mendimesh dhe imazhesh, për ditën e e madhe të cdo nuseje – është versioni ynë i një blogu, që përmbledh cdo gjë të mrekullueshme që ka një dasëm. Dëshironim të krijonim një revistë eko-miqësore, të arritshme nga kushdo dhe sigurisht një revistë mjaf të vecantë, të mbushur me këshilla profesionale, artikuj dhe intervista interesante, foto të jashtëzakonshme, jo të marra nga burime të ndryshme online, por 100% të vërteta, e mbi të gjitha shpirtin e bukurisë dhe romancës së vërtetë.
Ky është numri i parë i kësaj revistës, kemi akoma shumë rrugë për të bërë, ka shumë për të përmisuar, gabime për t’u korigjuar dhe duhet të rritemi akoma dhe më shumë. Por nuk mund të rri, pa treguar se sa krenarë jemi për atë cfarë kemi sot. Dhe ju premtoj, se në cdo numër të ri të revistës Wedding Albania, do të ofrojmë më shumë këshilla, artikuj argëtues, imazhe inspiruese, këshilla nga profesionistë të vërtetë, modë dhe trendet më të fundit
Jam shumë e lumtur, që JU, të dashur lexues, n’a kushtuat kohën tuaj që të shfletoni këto faqe dhe uroj që do të ktheheni sërish në faqen tonë, për numrat e rinj që do të vijnë.




