Meshkujt shpenzojnë më tepër se femrat për kozmetikë
E kush do ta kishte menduar se në Britaninë e Madhe dhe në Itali, meshkujt shpenzojnë para më shumë se femrat për tu dukur bukur.
Rezultatet nga kërkimi treguan se meshkujt britanikë të moshës 18-35 shpenzojnë mesatarisht një shumë prej € 14 në javë për kremra dhe kozmetikën e flokëve, një mesatare e cila është 1 € më shumë se femrat.
Përveç kësaj, një në cdo pesë meshkuj në Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar rregullisht përdor një moisturizer, dhe një në çdo njëzet burra përdor drejtues flokësh.
Popullsia mashkullore në Itali shpenzon më shumë se 250 milion € në vit për produktet kozmetike. Sipas studimeve, mashkulli italian shpenzon më pak kohë për t’u argëtuar sesa shpenzon për kujdesin për paraqitjen e jashtme.
Duhet theksuar se kur meshkujt zgjedhin kozmetiken, kanë më shumë gjasa ,ndryshe nga femrat, që të zgjedhin sipas rekomandimeve të një specialisti, për shembull, një dermatologu, në vend të këshillës së shitësit.
Sipas Shoqatës Italiane të Kirurgëve të Kozmetikës, burrat përbëjnë 40% të klientëve të salloneve spa. Përveç kësaj, meshkujt përdorin deri në shtatë produkte për fytyrën dhe trupin, ndërsa femrat – deri në dhjetë. Po ju si ndjeheni qe dhe burri juaj të përdorë kozmetikën?