Mbulojini Aknet Tuaja Për Festën e Sotme

Shkruar Më: March 16, 2009 Kategoria: Shëndet

Dakort… Trajtimi I akneve tuaja premton rezultate në 10 ditë ose më shumë por sot ju duhet të përballeni me botën atje jashtë. Cfarë mund të bëjmë që në një mënyrë a tjetrën ti fshehim të paktën për festën e sotme?

Ajo cfarë duhet të bëni janë thjesht disa truke të vogla në mënyrë për ti fshehur ato.
Por mos harroni- make up-i thjesht I mbulon aknet, nuk I kuron ato.

Canta juaj kry
esore e make up-it

Tre armët tuaja krysore për të fshehur aknet do të jenë një korrektor, një fondatintë dhe pudër për të dhënë “furcën e fundit”.
Zgjidhni produkte make-up-i pa përmbajtjë yndyre që shkon me tonalitetin e fytyrës tuaj. Produktet pa përmbajtje yndyre janë celësi I suksesit në “misionin tuaj” kështuqë lexojini me kujdes etiketat. Ju sigurisht që nuk do të donit të përkeqësonit problemin tuaj të akneve duke I  shtuar një shtrese tjetër yndyre lëkurës kur ju keni mjaft pa filluar akoma. Gjithashtu për të qene më të sigurtë zgjidhni një firmë hipoalergjike. Nëse është hera e parë që po përdorni një firmë të re, testojeni make-up-in në zona të vogla poshtë mjekrës tuaj për të parë se si vepron lëkura juaj ndaj një produkti të ri. Nëse do të keni ndonjë problem do ta kuptoni pas një ore ose pak më shumë.

Përpara se të filloni.

Pastrojeni fytyrën tuaj me një produkt pastrues normal dhe thajeni mirë atë më pas. Nëse po përdorni ndonjë mjekim të vecantë për aknet tuaja aplikojeni atë sipas instruksioneve dhe lëreni pak të thahet mbi lëkurë.

Filloni me korrektorin

Aplikojeni korrektorin në zonat e errëta dhe të skuqura që aknet kanë krijuar në lëkurën tuaj. Mund të aplikoni gjithmonë më shumë nëse keni nevojë, por ju nuk do donit sigurisht të kishit një shtresë të trashë në fytyrë e cila do dukej shumë keq kur të thahej.

Aplikoni fondatintën

Aplikoni fondatintën dhë shpërndajeni atë rregullisht në të gjithë fytyrën nëpërmjet një sfungjeri. Pasi të jetë tharë, aplikojeni dhe njëherë në zonat që keni nevojë.

“Furca e fundit”

Aplikoni një shtresë pudre pa përmbajtje yndyre duke përdorur një furcë të madhe. Pudra kujdeset për të gjithë pjesët që korrektori dhe fondatinta kanë lënë të shkëlqejnë dhe do t’ju japë një pamje përfundimtare.

Hidhini të gjithë sfungjerët që përdorët në koshin e mbeturinave në mënyrë që yndyrën e djeshme të lëkurës të mos ta vendosni në fytyrë të pastër.

Përpara se të shkoni në shtrat

Lajeni fytyrën tuaj me ujë të bollshëm që të hiqni të gjithë make-up-in, por gjithsesi do të ishte më shumë e këshillueshme t’a lanit atë menjëherë pasi të ktheheni në shtëpi. Ju doni që lëkura juaj të marrë ajër dhe aknet tuaja të marrin sa më shumë shumë ajër të freskët.

Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente

Nuk ka komente

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja