Mbi Jetën!

Shkruar Më: 23/02/2009 Kategoria: A e dini se....

Kur miku im e kuptoi në javët e  fundit që për të nuk kish më  shpresë,më thërriti krah tij e më  tha: “Sikur t’a kisha jetuar  jetën ndryshe, nuk do të ndjeja  ktë boshllëk që ndjej tani. “Më  premto”- më shtrëngoi dorën,  “Më premto që dhe ti nuk do të  bësh të njëjtin gabim.” Kur e  pyeta se për cfarë gabimesh  bëhej fjalë, më kërkoi të merrja  një stilolaps dhe letër e të mbaja  shënim fjalët e tij të fundit. Më  poshtë mund ti gjeni ato:

1.    Flit pak e dëgjo shumë.
2.    Dëgjoje gjyshin ose gjyshen  tënde teksa flet për rinine tij/saj.  Kur një ditë të mos jenë më, do të nxjerrësh mallin nëpërmjet këtyre kujtimeve.
3.    Fto një mik për një drekë ose darkë dhe kur shtëpia është një lëmsh I vërtetë.
4.    Ha popcorn në dhomën e ndenjes dhe nëse dhoma është rrëmujë.
5.    Ftoni miq të cilët kanë fëmijë. Mos u shqetësoni për fëmijët e tyre që mund t’ju bëjnë rrëmujë.
6.    Ulu ne bar edhe nëse të bëhen pantallonat pis.
7.    Mos bli kurrë një gjë vetëm sepse zgjat përgjithmonë ose sepse është praktike.
8.    Qëndro në shtrat kur je sëmurë dhe ndalo së pretenduari se bota nuk bën dot një ditë pa ty.
9.    Ndizi qirinjtë e lënë mënjanë në raft dhe lërini ato të digjen.Më mirë të ndodhë kështu sesa të mbledhin pluhur në raft.
10.    Ndaji përgjegjësitë e jetës me një partner,jo vetëm shpenzimet.
11.    (për femrat)Në vënd që të rrini të prisni gjithë padurim për fundin e shtatzanisë, gëzojuni asaj cdo ditë.
12.    Lërini fëmijët tuaj t’ju përqafojnë e t’ju puthin sa herë të dëshirojnë ato. Mos I ndaloni ato me fjali të tipit: Më vonë, shko të lash duart njëherë,se do hamë darkë më parë.
13.    Përsëritini dy frazat e mëposhtme sa më shpesh të jetë e mundur: “Të dua” dhe “Më fal.”
14.    Mos u preukuponi se cfarë tjerët duan apo nuk duan.
15.    Kaloni më shumë kohë me njerëzit që ju duan.
16.    Boll u djersitët për detajet e vogla dhe problemet e jetës.
17.    Rrëmbe cdo moment, shikoje dhe jetoje atë. Ai moment nuk do të kthehet më kurrë pas.

Nuk arrij të harroj dhe fjalinë e fundit që më tha: “Je me fat, mos e hidh tutje.” Të gjithë jemi me fat, unë dhe ti ,për jetën që kemi dhe momentet e bukura e të hidhura që përjetojmë cdo ditë ,vitet, muajt, ditët e sekondat pranë njerëzve tonë më të dashur. Në fund të fundit kjo është vetë receta e jetës me përbërës kryesor vetë ne, e përbërës të tjerë si trishtimiet, ezimet arritjet, që u japin thjesht shije kësaj recete kaq të mrekullueshme.

Vizitorët kërkuan për:

  • leter gjyshes
  • kujtime per gjyshen
  • leter per gjyshen
  • nje leter gjyshes
Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente

Nuk ka komente

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja