Maska
Shkruar Më: March 10, 2009 Kategoria: Shëndet
Disa këshilla para se të aplikoni maskë..jpg)
Lëkura juaj mund të ndryshojë cdo stinë. Një lëkurë e cila është e yndyrshme në stinën e verës mund të bëhet e thatë gjatë stinës së dimrit. Pra merrini në konsideratë ndryshimet e lëkurës tuaj përpara se të vendosni në maskën që ju përshtatet.
1. Përpara se të aplikoni maskën që keni zgjedhur pastroni fytyrën tuaj. Më pas shpëlajeni atë me ujë të ngrohtë.
2. Nëse keni një lëkurë të kombinuar përdorni te dyja maskat; për një lëkurë të yndyrshme dhe atë për një lëkurë të thatë por kujdesuni që të aplikoni secilën në zonen që ka nevojë për të.
3. Shumica e maskava duhen lënë në fytyrë për rreth 3 deri në 10 min. Gjatë përdorimit të maskave të gatshme lexoni më parë instruksionet.
Maska në kushtet e shtëpisë
Maskë për lëkurë të thatë
Me vezë- Për këtë maskë nevojiten një e verdhë veze, nje lugë kafeje me qumesht pluhur dhe gjysëm luge kafeje mjaltë. Pasi të keni rrahur një të verdhë veze I shtoni më pas qumësht pluhurin dhe mjaltin. Përziejini vazhdimisht derisa të përftoni një masë homogjene. Aplikojeni në fytyrë dhe më pas shpëlajeni atë me ujë të ngrohtë.
Me avogado- Një maskë me një përbërje të tillë përbën një prej kurave më të mira për një lëkurë të thatë. Për ta përgatitur ktë maskë shtypni avogadon derisa ajo të bëhet një masë e qullët, shtoni vaj bajame dhe vendoseni në lëkurë. Mundohuni ta mbani sa më gjatë të mundeni në mënyrë që të ushqejë dhe të zbusë lëkurën tuaj.
Të tjera
Për një lëkurë të thatë provoni këto:
“ Të verdhë veze të përzier me vaj ulliri dhe mjalt të ngrohtë.
“ Shtalp (salcë kosi)
“ Vaj ulliri I thjeshtë
“ avogado
Maskë për lëkurë me yndyrë
Me domate- Për një lëkurë te yndyrshme qullni një domate të pjekur dhe vendoseni në fytyre. Mbajeni atë për 15 deri ne 20 min. Më pas shpëlajeni këtë me ujë të ngrohtë.
Skrab pastrues me mjaltë- Përzjeni një lugë gjelle me lëng patate me dy luge të tjera gjelle që përmbajnë bajame të prera shtojini dhe gjysem (1/2) lug caji lëng limoni. Aplikojeni atë në fytyrë duke e fërkuar e më pas shpëlajeni atë me uje të ngrohtë.
Të tjera
Për nje lëkurë me yndyrë provoni këto:
“ pure domateje e përzier me miell patateje, përzieni derisa të bëhet në formë paste
“ kastravec (do të zbardhë lëkurën tuaj)
“ vezë të bardha të rrahura me disa pika limoni (këshillohet dhe për pikat e zeza)
“ karrotat




Komente
Nuk ka komente
Shto Koment