Marrdhënie seksuale gjatë shtatzanisë

mardhenie seksulaleTë gjithë e dimë nga vjen bebi- cdo jetë e re fillon nga marrdhënie seksuale. Por përse mardhëniet intime në një cift gjatë shtatzanisë janë problem? Sigurisht, shtatzania është koha kur ndodhin ndryshime të mëdha emocionale dhe fizike dhe padyshim influencojnë jetën seksuale. Dhe ky fakt është për t’u konsideruar. Si në jetën e përditshme, një femër përjeton ngritje dhe ulje në dëshirën seksuale brënda 9 muajsh. Megjithatë gjatë shtatzanisë rritja e shpejtë në aktivitetin seksual është e vështirë për t’u parashikuar. Gjithsesi, ka disa norma dhe arsye thelbësore që influencojnë në aktivitetin seksual të cilat nuk duhen neglizhuar.

Motorri I seksit tek femrat shtatzanë

Fakti që femra bëhet indiferente ndaj seksit në stadin e parë të shtatzanisë është mjaft natyrale pasi trupi femrës po përjeton një boom të vërtetë hormonesh.Aromat dhe zërat perceptohen më shumë se më parë dhe aromat që më parë ju emocionin mund t’ju shkaktojnë një sërë emocionësh negative. Ndryshime gjithmonë në rritje, emocionale dhe psikologjike influencojnë sjelljen e femrës. Shumë femra ndjehen keq ne stadet e para për shkak të toksikozis. U merren mendt, ndjehen sëmurë dhe vuajnë nga dhimbje në gjoks. Ndryshe nga seksi pasionant, femrat kanë nevojë për kujdes nga partneri në momentet e para të shtatzanisë.

Kur femrat shtatzana kërkojnë përsëri seks
Drejt messhtatzanisë ( tremujori I dytë), tek gjysmat e femrave mbizotëron dëshira e madhe për mardhënie seksuale. Deri në atë kohë, rrjedha e gjakut tek organet seksuale është rritur. Përvec kësaj, barku nuk është aq I madh sa të pengojë këtë proçes. Është pikërisht ky moment kur bashkëshortët nuk duhet të shqetësohen për kontraceptimin, fakt I cili I ndihmon ato të ndjehen më të lirshëm. Pra, nëse shtatzania shkon mirë dhe doktori nuk sheh asnjë problem, seksi ” shtatzanisë” mund të jetë periudha më e ndritur e jetës tuaj seksuale. Mund të jetë mardhnëia më e mirë e jetës tuaj

Seks gjatë muajve të fundit të shtatzanisë
Gjatë muajve të fundit të shtatzanisë femrat bëhën më pak aktive. Ndjejnë dhimbje në ije dhe kanë një bark shumë të madh. Është momenti kur çifti mund të kërkojë forma të reja të kënaqësisë seksuale.

Bëni pak pushim
2-3 javë përpara datës që mendoni se do të lindni, do të ishte e arsyeshme të largoheni nga seksi pasi raporti seksual në stade të mëvonshme mund të shkaktojë kontraktimet e lindjes. Kur një femër eksitohet, clirohet në gjak oksitocin( hormone që stimulon kontraktimet në mitër) dhe tek meshkujt të njëjtin efekt ka dhe prostaglandin( hormone në lëngun seminal të mashkullit)

A mundet të dëmtohet bebi nga seksi?
Shumë cifte hezitojnë gjatë kësaj periudhe. Në një anë duan të bëjnë dashuri, por nga ana tjetër kanë frikë se mos dëmtojnë bebin. Nuk mund të dëmtoni kurrsesi bebin pasi ai mbrohet brënda “flluskës” në brëndësi. “Fisha” e mukozës në mitër mbron bebin tuaj nga bakteriet e dëmshme. Kjo pra është arsyeja që nuk keni përse të stepeni nga seksi nëse shtatzania juaj shkon shumë mirë.

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 1.0/5 (1 vote cast)

Marrdhënie seksuale gjatë shtatzanisë, 1.0 out of 5 based on 1 rating