Makiazhi i duhur për syze

makiazh per syzeDitët kur njerëzit u ndjenin keq kur shihnin femra me syze kanë marrë fund. Sot, ato që përfaqsonin rregullimin e shikimit janë transformuar në aksesorë trendy dhe të modës. Syzet i vënë dhe njerëz të cilët kanë shikim të mirë dhe nuk u nevojitet rregullim shikimi. Megjithatë, nëse dëshironi syze të cilat ndricojnë tiparet e fytyrës tuaj do t’ju nevojitet dicka më tepër se vetëm zgjedhja e skeletit. Do t’ju duhet makiazhi I  duhur!

 

Të zgjedhurit e toneve të makiazhit
Në përgjithësi ngjyra bazë e makiazhit tuaj duhet të kombinojë me ngjyrën e skeletit. Mund të zgjidhni identik të njëjtën ngjyrë. Ngjyrat e ftohta janë më të përshtatshmë për syze gri, argjënd dhe blu e errët, kurse ngjyrat e ngrohta janë më tepër për ato ngjyrë floriri e bezhë.

 

Fshehja e parregullsive në lëkurë
Syzet theksojnë në mënyrë të vecantë zonën rreth syve, kështuqë do t’ju duhet një vëmëndje e vecantë për t’a “maskuar” atë zonë mirë. Përdorni korrektor të vecantë për këtë pjesë.

 

Rregullimi I formës së vetullës dhe skëleti  I syzeve
Idealisht, forma e vetullave duhet të kombinojë me skeletin ose të paktën nuk duhet të jënë në kundërshtim ndaj njëra tjetrës. Një linjë e butë dhe e lakuar tek vetullat do ti shkonte cdo skeleti. Nëse skeleti është shumë I hollë dhe I lehtë atëherë mund ti theksoni vetullat duke I lyer ato më një pudër të vecantë ose laps. Nëse, në të kundërt skeleti është shumë I madh e i trashë dhe ka një ngjyrë të ndezur- është më mirë të mos i lyeni fare vetullat.

 

Rimeli me syzet
Duhet të keni kujdes me rimelin, pasi mund të bjerë kur i keni sytë shumë të lodhur ose të lëngshëm. Ilace me pika për sytë mund t’ju ndihmojnë në lidhje me irritimet dhe skuqjet e syve keshtuqë duhet ti mbani gjithmonë me vete. Mund të provoni të zëvëndësoni rimelin me qerpikë falsë. Ato duken shumë natyralë dhe disa prej tyre mund të rrinë gati në 4 javë dhe janë të madhësive të ndryshme.

 

Ngjyra e pluhurit të syve dhe syzet
Pluhurat e syve nuk duhet të aplikohen mbi skeletin e syzeve, në të kundërt pluhurat e syve do të krijojnë një pamje të rrëmujshme dhe do të thyejnë harmoninë e tipareve të lëkurës. Aplikoni këtë produkt vetëm me furca të vecanta, sepse në këtë mënyrë makiazhi hapet më mirë.

 

Makiazh për syte për femrat miope
Femrat miope mund të përdorin shumë ngjyra për sytë e tyre. Pluhurat e ndezur, ju ndricojnë sytë, të cilat zakonisht zvoglohen në masë nga lentja e syzeve. Nuancat perlë duken vecanërisht bukur, mund të përdoren dhe ngjyra tjera për të formuar nuancat gradualisht. Një hile e këndshme është të theksoni pjesën qëndore te pjesës së lartë të qepallës, kjo do të shtontë vëllim tek sytë tuaj.

 

Makiazh për femrat me largpamje
Është më mirë të përdorni nuance të buta, mat, dhe ngjyra konservative nëse keni largpamje. Këto nuanca ju ndihmojnë të krijoni një pamje natyrale dhe të rrisni efektin e lenteve “largparëse”. Duke ndricuar pjesën në cepin e sipërm të qepallës dhe duke errësuar cepin e brëndshëm mund të zvogloni impresionin që sytë janë pozicionuar shumë afër urës së hundës, e cila zakonisht krijohet nga lentet “plus”

 

Zgjidhni skeletin e duhur
Është e rëndësishme të kujtoni që skëleti duhet zgjedhur sipas formës së fytyrës tuaj, stilit të flokëve dhe stilit tuaj në përgjithësi. Për këtë arsye makaizhi nuk duhet të dominojë mbi lentet, por në vënd të kësaj duhet të mbajë imazhin e përgjithshëm dhe nuk duhet të dalë jashtë.

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/5 (0 votes cast)