Lazanja më e mirë

Shkruar Më: January 31, 2010 Kategoria: Kuzhina

Përbërësit
4 salcice të vogla
Mish I grirë
½ filxhan qepë e grirë
2 thelpinj hudhër
1 filxhan domate të shtypura
2 filxhan salce domate
2 filxhan pastë domate
½ filxhan ujë
2 luge gjelle sheqer I bardhe
1 lugë caji kopër
2 lgë caji basiliko e grirë
1 lugë caji kripë
4 lugë gjelle majdanoz I grirë
1 lugë caji erëza italiane
½ lugë caji piper
Rikota
1 kokërr vezë
Mozzarella
1 filxhan parmixhan
Lasanja

Në një tigan me pak vaj skuqim salcicet e grira, mishin, qepën e grirë dhe hudhrën e I lëmë për rreth 20 minuta.

lazanja

Më pas shtojmë pasten e domates, domatet e shtypura, salcen e domates dhe ujin. I përziejmë . Pas 5 minutash shtojmë sheqerin, kopërin, bazilikon, VETEM 2 lugë gjelle majdanoz( dy të tjerat na duhen për më vonë), kripën , erëzat dhe piperin. I përzjejmë të gjitha bashkë. I mbulojmë më një kapak dhe I lëmë të ziejnë për 1 orë ose më shumë.( MOS E LINI TE SHTEROJE FARE UJIN)

lazanja

Ndërkohe vendosini lazanjat ne ujë të ngrohtë për rreth 15 minuta, por duke I kontrolluar herë pas here në mënyrë që të mos ngjisin më njëra tjetrën. Në një tas të vogël përzjejmë rikotën me një kokërr vezë dhe 2 lugët e tjera të majdanozit. I përzjejmë të gjitha me një lugë.

lazanja
Më pas marin tavën ku do ti shtrojmë dhe e lyejmë me gjalp të shkrirë që  të mos ngjisin lazanjat. Shtrojmë shtresën e parë të lazanjave. E lyejme me përzjerjen e rikotës, sperkasim me copa të prera mozarelle pastaj parmixhan dhe e shtrojme shtresen e pare të kimës me domate. Më pas vendosim përsëri shtresën e dytë të lazanjave dhe bëjmë të njëjtën procedurë duke e lyer me përzjerjen e rikotës, mozzarella e ne fund parmixhan e kimën. Mund të vendosini shtresa lazanje sat w doni sipas dëshirës por gjithmonw duke ndjekur rradhwn. Shtresa e fundit duhet të jenë lazanjat të mbuluara me përzjerjene rikotës, copat e mozarellës dhë parmixhano të grirë sipër. Gjithashtu hidhin dhe disa copa gjalpi sipër në fund. Mbulojeni me letër alumini dhe lërëni n furrë për 25 minuta. Më pas hiqeni letrën e aluminit dhe lëreni dhe për 25 minuta të tjera.

lazanja

JU BEFTE MIRE!

Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente

Nuk ka komente

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja