Largoni lëkurën e vdekur, tani!

skrab trupiNëse nuk i kushtoni rëndësi, lëkura e trupit mund të mbushet me qeliza të vdekura, që krijojnë pjesë të thata në bërryla, lëkurë të carë tek thembrat dhe në përgjithësi lëkurë të lodhur në të gjithë trupin. Megjithëse mund të blini skrab të gatshëm në dyqane të ndryshme, shumë prej tyre janë të mbushur me aroma artificiale dhe kimikate të tjera që mund të dëmtojnë lëkurën, sidomos nëse keni lëkurë delikate.
Nëse zgjini rrugën natyrale, mund të kontrolloni cfarë keni në frigorifer dhe të kombinoni skrabe në kushtet e shtëpisë që ndihmojnë në përmisimin e lëkurës. Më poshtë janë disa prej tyre.

Skrab me lëkurë limoni

  • 1 filxhan me vaj, qoftë vaj bajame, ulliri, arrë kokosi ose cfarë të dëshironi ju.
  • 2 filxhanë kripë deti e trashë
  • Lëkurën e grirë hollë, të një kokërr limoni

skrabiPërzjeni bashkë vajin dhe kripën e detit derisa të formojnë një pastë. Shtoni lëkurën e limonit për aromë dhe veti energjike.
Për t’a përdorur, fërkojeni në lëkurë të lagur( përshembull kur jeni në dush), duke u fokusuar në pjesët e thata, si bërryla, gjunjët dhe thembrat. Thajeni dhe vendosni një krem.
Për të ruajtur skrabin e mbetur, vendoseni në një kavanoz plastik dhe mbylleni mirë. Përdoreni pjesën e mbetur brënda një jave.

Skrab trupi me mollë të ëmbël

  • ½ filxhan me sheqer të bardhë
  • 1 filxhan salcë molle
  • ½ filxhan vaj ulliri( ose cfarëdo vaji tjetër)

Përzjejini të gjithë përbërësit bashkë dhe masazhojini në lëkurë, duke i fërkuar një minutë ose dy në cdo zonë. Shpëlajeni dhe aplikoni më pas, kremin tuaj të preferuar.

Skrab i shpejtë më sheqer kaf

  • 1 filxhan sheqer kaf
  • ½ filxhan vaj ulliri,arrë kokosi ose bajame

Përzjeni sheqerin dhe vajin bashkë derisa të formojnë një pastë. Në dush, fërkojeni skrabin me lëvizje rrethore në lëkurë, kudo që është e thatë dhe kërkon eksfolim. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Aplikoni kremin tuaj të preferuar.

 

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/5 (0 votes cast)