Lamtumirë Dhimbje Koke!

Shkruar Më: 20/02/2009 Kategoria: Shëndet

Dhimbje Koke
Të kesh dhimbje koke është e bezdisshme dhe ndonjëherë e vështirë që ta shmangim.Shumë prej nesh kur jemi nën presion, dhimbja e kokës shfaqet automatikisht,e nëse ajo përkeqësohet mund dhe të na bjerë të fikët nga dhimbja e madhe që ndjejmë.

Dhimbja e kokës është një dhimbje mjaft e fortë në kokë.Mund të na kapë anash, tek vetullat ose tek qafa.Ka lloje të

Dhimbje Te Forta Koke

ndryshme dhimbjesh koke,por më së shumti dhimbja e kokës shkaktohet nga stresi, qëndresës së gjatë përpara kompjuterit, zhurmave e shumë shkaqeve të tjera.

Një prej shkaqeve kryesore të dhimbjes së kokës është tensioni në muskujt e qafës, skalpit dhe mjekrës. Zakonisht pijmë ilacë gjumi, qetësues ose aspirina pa fund që dhimbja të na lehtësohet. Gjithsesi mund t’a bëjmë ne këtë gjë në cdo vënd?
Padyshim, nuk mund të flejmë në zyrë ose në një dyqan.Përvec këtyre ndoshta nuk kemi as aspirinë me vete në ato moment.
Mos u shqetësoni! Mënyra më e mirë për të larguar dhimbjen e kokës është nëpërmjet masazhit. Masazhi është aplikimi I presionit ose dridhjes në indet e buta të trupit, largimi I stresit psikologjik, manaxhimi I dhimbjeve, përmison qarkullimin dhe ndihmon për tensionin.
Kur ne vuajmë nga dhimbja e kokës,mund të ndihmojmë vetë veten tonë me masazh. E thjeshtë dhe cdokush mund ta bëjë atë,në punë ose shtëpi.
Më poshtë janë katër mënyra të thjeshta masazhi që të largoni dhimbjen e kokës.
1.    Masazh I zonave të syrit-Mbyllini sytë tuaj. Vendosni gishtërinjte te zona syve që janë sipër kockës se faqeve. Masazhojeni atë zonë më ngadalë në drektim rrethor për rreth një minuti.

2.    Masazh nga sytë tek hunda-Duke përdorur gishtin e madh të dorës, shkoni poshtë pjesës së vetullës (tek kocka që vjen direkte sipër syrit). Ndjejeni se ku kjo kockë takohet me urën e hundës dhe syve tuaj dhe lehtësisht ushtroni presion në këto pika. Mund ta bëni këtë gjë katër herë duke e shtrënguar dhe shtypur zonën për 10 sekonda për cdo

Qetesues Per Koken

shtypje.
3.    Masazhi I qafës- Masazhoni një pikë ku ju e ndjeni, duke lëvizur gishtat e dorës nga fundi i kokës tuaj deri drejt

bazës së kafkës tuaj. Vecanërisht në majë të qafës tuaj që takon bazën e kafkës. Masazhojeni për disa minuta duke përdorur majat e gishtave në drejtim rrethor.
4.    Masazhi I skalpit- Masazhojeni skalpin tuaj në majë të kafkës më pëllëmbët e duarve tuaja për rreth një minute.

Pasi ti keni bërë të gjitha këto masazhe merrni frymë thellë. Ngrijini shpatullat tuaja lart drejt veshëve, për rreth 10 sekonda për të larguar dhimbjen e mbetur, e më pas ulini përsëri në pozicionin e tyrë natyral.
Do filloni të ndjeheni më mirë kur të mund t’a bëni disa herë. Masazhi juaj do t’ju largojë dhimbjen e kokës, e koka juaj do t’ju duket sikur peshon më pak.

Vizitorët kërkuan për:

  • dhimbja e kokes
  • dhimbjet e kokes
  • dhimbje koke
  • dhimbjet e qafes
Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente (10)

hamit

November 2nd, 2009 at 20:14    

jam hamiti nga theranda edhe kam shpesh dhimbje koke domethan kur te me kap kryt krejt ktyt me dhem qka kishit propozue me perdor ket dhimbje ok qao ju pershendes

andriti

September 20th, 2010 at 19:10    

jam andriti nga vlora kam shpesh dhimbje koke si mund te sherohem nga dhimbja e kokes

gona

November 25th, 2010 at 21:51    

jom gona nga prishtina nuk kom dhimbje te shpeshta koke ama kur ndodh te kem me vjen si nje lloj nxehtsie ne kok ,me rondohet koka edhe e kom nje ndjenj si kur te kapin ethet ashtu si terqethje e kokes ju lutem me tregoni se per qfar arsye vjen deri te kjo situat a ndodh lodhja ju pershendes kaloni mir me rrespekt gona

oca

May 11th, 2011 at 11:07    

Kam Dhimbje te madhe prapa kokes te qafa nuk di si mund ta bej qe te me hiqet.Kjo me Par sme ka ndodhur
si mund ta hiqi

sara

October 16th, 2011 at 11:01    

kam dhimbje koke edhe dhimbje jo shum agresive por qe te ben nervoz kryt aq rend e kom sikur ta kem nje thes brenda, me e keqja qe kur zgjohem ne mengjes syt i kam te ajun aq shum sikur te kem pi gjith naten si mund ta hjeku , jo shum her ndosh kjo ka 3 dit rresht qe nuk me ndalon dhe syt i kam qdo her njejt

Marsi

November 5th, 2011 at 15:01    

KAm dhimbje koke mbrapa koekes , eshte dhimbjee forte dhe e padurueshme ndonjehere gjithashtu shume here shoqerohet me temperature gjat mengjesit dites apo ne darke . si mund te largoj keto dhimbje e temperature?

Marsi

November 5th, 2011 at 15:02    

temperaturen nuk e kam shume te larte mund te shkoje deri ne 37 grade

Xhulio Telha

December 13th, 2011 at 22:00    

Kam nje dhimbje te madhe mbrapa kokes..Kam provuar ilace dhe nuk me bejne efekt..as ato te rekomanduara nga mjeku nuk me kan ber efekt..kam ber ezhhen dhe skanerin e kokes dhe prap nuk me nxoren gje….kjo dhimbje vazhdon gjat gjith dites..nuk me pushon,,un thjesht heq mendjen..me ndihmoni…

rabi

January 14th, 2012 at 19:40    

cfar mund te besh kur te kap dhimbja e qafes dhe siper saj?

redi lamka

January 22nd, 2012 at 07:05    

jam i mahnitur me keto receta

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja