Kujdesje Për Flokët Tuaj

Flokët tuaj ju bëjnë të ndjeheni të mrekullueshëm, tërheqës dhe të bukur. Janë flokët tuaj ato të cilët tërheqin vëmëndjen e të tjerëve. Për këtë arsye është normale që ju prisni që flokët tuaj të duken bukur dhe njerëzit e tjerë ti pëlqejnë ato. Sigurisht flokët tuaj nuk mund të jenë  në formën e tyre më të mirë cdo ditë. Arsyeja është e thjeshtë; është e pamundur që ti mbani ato si dëshironi dhe të tjerët tjua pëlqejnë ato. Në një situatë të tillë ju sigurisht do të donit të harxhonit pak kohë me flokët tuaj dhe të mësonit për përkujdesjen ndaj tyre.

Por përpara se të hidhemi në disa këshilla për flokët tuaj është shumë e rëndësishme të dini se cilët janë faktorët që ndikojnë në flokët tuaj dhe kujdesin ndaj tyre.
Biologët thonë se karakteristikat e flokut të një personi varen në disa faktorë të ndryshëm disa prej të cilëve janë të trashëgueshëm. Disa faktorë janë gjenetikë cka do të thotë që përgjegjës për flokët tuaj se si ato duken është zbërthimi ADN-së. Disa faktorë të rëndësishëm që ndikojnë tek flokët tuaj janë niveli I yndyrës, I gjithë mjedisi rreth jush vecanërisht ajri dhe uji. Ja pra, përse shumë njerëz përjetojnë një “ditë të keqe flokësh”. Por nëse do t’u kujdesnit pak për to, mund ti thoni lamtumirë “ditës së keqe të flokëve tuaj” e cila nuk ka pse të jetë e përhershme dhe ka nevojë për vëmëndjen tuaj herë pas here.

Disa këshilla për përkujdesjen e flokut tuaj:

* Bëhuni pjesë e një stili jetese të shëndetshëm. Lini duhanin, bëni ushtrime rregullisht, hani sipas një diete të balancuar dhe kur të jeni i/e stresuar përdorni ndonjë teknikë qetësuese.
* Bëni një gjumë sa më të rehatshëm në darkë dhe mos mbani lidhëse flokësh shumë të shtrënguara sepse do bëni një gjumë shumë të parahatshëm dhe në mëngjes do jeni në fillimin e nje dite mjaft “të keqe” për flokët tuaj.
* Nëse jeni duke përdorur produkte stilimi për flokët tuaj, mundohuni ti shmangni produktet që përmbajnë alkool vecanërisht ato me përqëndrim të lartë.
* Mos vendosni produkte stilimi flokësh në skalpin tuaj, pasi kjo bllokon poret në kokën tuaj dhe mund t’ju dëmtojë kokën dhe flokun gjithashtu.
* Të notuarit është gjithashtu një ushtrim I mirë, bëjeni atë. Por përpara se të hidheni në një pishinë, njomini pak flokët tuaj me ujë të bollshëm. Uji I pishinës përmban klor cka e dëmton flokun tuaj.
* Gradojeni tharësen tuaj në opsion të freskët, I nxehti nuk është për flokun tuaj.
* Mbajeni tharësen tuaj në lëvizje teksa I thani flokët, mos e mbani atë në të njëjtin vënd për shumë kohë.
* Perpara se të përdorni tharësen tuaj, përdorni një peshqir me kualitet të mirë për ti tharë flokët tuaj, më pas përdoreni tharësen.
* Përdorni një krëhër mëndafshi, do të jetë I butë mbi flokët tuaj.
* Gjithmonë përdorni krëhër ose furcë të pastër. Pastrojeni krëhërin ose furcën tuaj rregullisht me sapun ose shampoo.
*Gjithmonë krihini flokët tuaj në drejtim poshtë.
*Të lani flokët tuaj me shampo është shumë e rëndësishme. Gjithmonë përdorni produkte sa më cilësore.

Komente

126 komente to “Kujdesje Për Flokët Tuaj”
  1. Flutura_ says:

    ketu ne usa esht nji lloj shamponit edhe ata qe i zbut floket , ka ne gati cdo shitore , se dij se si quhet por e shef foton e kalit , me ka treguar nji shoqe qe i rrit floket shum shpejt…

  2. adela says:

    floket i kam cacurela dikur shume te bukura por sapo fillova ti lyej me jane shkaterruar por edhe i drejtoja shpesh me pjaster….
    tani me jane bere me keq se shkurre dhe ndihem shume keq :’( kam 8 muaj qen nuk i kam lyer dhe nuk kam perdor pjaster apo tharese ….dhe e shof qe me jan zgjatur gati 10 13 cm nga rrenja por per gjatesi nuk duken se mblidhen shume dhe vetem ate dite rrijn pak te bukur pot te nesermen me mire ti kap ti top ne maj te kokes se edhe bisht duken keq edhe po ti kreh behen si kasolle dhe hallakaten jam shum keq shpresoj qe te me ndihmoni dhe floket i kam te thata dhe 2 jav po ti le pa lare nuk me behen me yndyr..
    eshte hera e pare qe e shikoj kete faqe dhe shpresoj te mos zhgenjehem

  3. tina says:

    si mund ti rris floket me shpejt ju lutem me trgoni do martohem dhe 2muaj dhe ikam shum te shkurta ju lutem shum ktheni pergjigjeee,tungg tina

  4. nita says:

    po laj me sha uma se te rriten dhe bani gershet

  5. ina says:

    Prsh dhe urime eshte me te vertet nje faqe shum interesante,doj a te dija per ndalimin e thinjave,jam ne nje mosh shum te re dhe kan filluar tme dalin thinja

  6. Hatixhe says:

    une jam hatixhja dhe e kam fijen e flokut shume te dobet
    sepse shpesh here i drejtoj me pjaster e i bej kacurrela se kam shume festa .para nje muaji i preva dhe tani floket i kam me te ushqyera dhe me te mira

  7. Hatixhe says:

    C do fije floku ka nje faze rritjeje per rreth 3-7vjet mr rritje mujore mesatarisht 1-1.5cm.Floket e gjate 30cm jane 2.5vjecare

  8. Hatixhe says:

    JETE E RE PER FLOKET TUAJ!
    Floket e bukur nuk mund ta mbajne pamjen e tyre perfekte vetem me anen e produkteve kujdesese.Ushqimicilesor i pasur ne vitamina dhe minerale ka gjithastu efekt pozitiv per pamjen e pergjishme te FLOKEVE

  9. xona says:

    i kam floket shum dopta i kam prishur tuj ndrejtue a kish pas mundesi mem tregue dikush se si muj mej trash floket e mija ju lutem xona

  10. elsa_ says:

    floku i cili asht i yndyrshem ka efet nrritje po nje pytje e kisha shtu a ndkojn qrregullime hormone ose terapi tshumta nramje flokut

  11. arbesa says:

    i kam flokt te yndyrshem em kruhet lekura dhe me bien floket ju lutem me ndihmoni si mundem qe flokt e mi te mos me bien ende ju ltem me ndihmoni

  12. engeta says:

    me kan ndimuar te gjitha keshillat e juaja ju faliminderit shum.

  13. asma says:

    Përshëndetje jam e interesuar te di se si munden me u rrit floket kam shum deshir ti kem te gjata ama nuk muj ti rrit se si me vin te krahroret me behen me maje te dyfishta si ta zhduki kete problemi e majeve te dyfishta dhe te me xgjaten floket me respekt Asma Faleminderit per mirkuptim. ju pergezoj per kete wepfaqe.

  14. qendresa says:

    shum faqe e mir po nese bon me tregu cilin shampon me perdor kunder renjes se flokut ju pershendes qendreas pres pergjigjjen tuaj

  15. tina says:

    ju pershendes jam tina dhe deshiroj te di me shum per rritjen e flokve dhe per zbokthin ju falenderoj dhe pres pergjigjjen tuaj

  16. qendresa says:

    ju pershendes kisha dasht me ju bon nje pytje sa esht i demshem shamponi hobbi

  17. edona says:

    si mund te rrisim floket tan me gjera qe mund ti bejme edhe vet

  18. LEJDI says:

    SI MUNDEM TI RRIS FLOKET

  19. Suulltanee says:

    Dooo Teee dojaaa te dijja sae qfarre shaampooo te perdoori qee flokett e mi te duken saa me terheqessse dhe me tee buukura dhee qfarre zbuutessi tee perrdori sepsee flokeet e miii jaaane shhhumee te egraa ju luutemmm meee ndimoooni ….

  20. Liiindaa says:

    faqja me e bukur qe kam pare ndonjehere ju dua

  21. bujana says:

    une floket i kam shum te bukur por edhe keshillat tuaja vlejne per mua

  22. eni says:

    pershendetje,,problemi im jane majat e djegura te flokeve..floket e mi digjen shume shpejt i kam te gjate dhe te bukur por sa ti pjastroj 2 ose 3 here ve re maja te djegura/ mund te me thoni nje kur per majat e djegura te flokeve ju lutem,,urime x faqen.

  23. Dodona says:

    Qajo me hudher dhe shampon te brezave sa her duhet me u perdor , un kam perdorur shampon te kali osht fakt qe ti rrit amo edhe shum ti prish se asht shum i fort ti than floket shum, duke fol me shoqe me kan treguar se nje shamopn te perzihet me 2kapak bar te morrave edhe gjate perdorimit me majt 30min ai trash floket edhe rrit shum. Sa per faqen eshte shum e qelluar per ne femrat.

  24. bleona says:

    interesant

  25. dina says:

    me falni ama une teper i kam te djegura floket edhe shum te shkurtra deri ne fund te veshve i kam po si mund ti regulloj floket e mia se shum po me jan djegur edhe nat per nate po qaj shum i dua floket e mira dhe te djata ama spo me zhvillohen cka je ju be me thkeni pergjigje ju lutem kaloni mir ju dua

  26. xona says:

    ikam floket e dopta qka mundem me ban mej trash edhe mej rrit klm

Lini një koment