Kujdesje Për Flokët Tuaj

Flokët tuaj ju bëjnë të ndjeheni të mrekullueshëm, tërheqës dhe të bukur. Janë flokët tuaj ato të cilët tërheqin vëmëndjen e të tjerëve. Për këtë arsye është normale që ju prisni që flokët tuaj të duken bukur dhe njerëzit e tjerë ti pëlqejnë ato. Sigurisht flokët tuaj nuk mund të jenë  në formën e tyre më të mirë cdo ditë. Arsyeja është e thjeshtë; është e pamundur që ti mbani ato si dëshironi dhe të tjerët tjua pëlqejnë ato. Në një situatë të tillë ju sigurisht do të donit të harxhonit pak kohë me flokët tuaj dhe të mësonit për përkujdesjen ndaj tyre.

Por përpara se të hidhemi në disa këshilla për flokët tuaj është shumë e rëndësishme të dini se cilët janë faktorët që ndikojnë në flokët tuaj dhe kujdesin ndaj tyre.
Biologët thonë se karakteristikat e flokut të një personi varen në disa faktorë të ndryshëm disa prej të cilëve janë të trashëgueshëm. Disa faktorë janë gjenetikë cka do të thotë që përgjegjës për flokët tuaj se si ato duken është zbërthimi ADN-së. Disa faktorë të rëndësishëm që ndikojnë tek flokët tuaj janë niveli I yndyrës, I gjithë mjedisi rreth jush vecanërisht ajri dhe uji. Ja pra, përse shumë njerëz përjetojnë një “ditë të keqe flokësh”. Por nëse do t’u kujdesnit pak për to, mund ti thoni lamtumirë “ditës së keqe të flokëve tuaj” e cila nuk ka pse të jetë e përhershme dhe ka nevojë për vëmëndjen tuaj herë pas here.

Disa këshilla për përkujdesjen e flokut tuaj:

* Bëhuni pjesë e një stili jetese të shëndetshëm. Lini duhanin, bëni ushtrime rregullisht, hani sipas një diete të balancuar dhe kur të jeni i/e stresuar përdorni ndonjë teknikë qetësuese.
* Bëni një gjumë sa më të rehatshëm në darkë dhe mos mbani lidhëse flokësh shumë të shtrënguara sepse do bëni një gjumë shumë të parahatshëm dhe në mëngjes do jeni në fillimin e nje dite mjaft “të keqe” për flokët tuaj.
* Nëse jeni duke përdorur produkte stilimi për flokët tuaj, mundohuni ti shmangni produktet që përmbajnë alkool vecanërisht ato me përqëndrim të lartë.
* Mos vendosni produkte stilimi flokësh në skalpin tuaj, pasi kjo bllokon poret në kokën tuaj dhe mund t’ju dëmtojë kokën dhe flokun gjithashtu.
* Të notuarit është gjithashtu një ushtrim I mirë, bëjeni atë. Por përpara se të hidheni në një pishinë, njomini pak flokët tuaj me ujë të bollshëm. Uji I pishinës përmban klor cka e dëmton flokun tuaj.
* Gradojeni tharësen tuaj në opsion të freskët, I nxehti nuk është për flokun tuaj.
* Mbajeni tharësen tuaj në lëvizje teksa I thani flokët, mos e mbani atë në të njëjtin vënd për shumë kohë.
* Perpara se të përdorni tharësen tuaj, përdorni një peshqir me kualitet të mirë për ti tharë flokët tuaj, më pas përdoreni tharësen.
* Përdorni një krëhër mëndafshi, do të jetë I butë mbi flokët tuaj.
* Gjithmonë përdorni krëhër ose furcë të pastër. Pastrojeni krëhërin ose furcën tuaj rregullisht me sapun ose shampoo.
*Gjithmonë krihini flokët tuaj në drejtim poshtë.
*Të lani flokët tuaj me shampo është shumë e rëndësishme. Gjithmonë përdorni produkte sa më cilësore.

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/5 (0 votes cast)