Kujdesi për flokë të yndyrshëm


VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/5 (0 votes cast)
Floku I yndyrshëm është rezultat I gjëndrave të yndyrës mbi aktive.
Një flok I tillë ka pamjë të yndyrshme dhe është me zbokth. Njerëzit me flokë me yndyrë zakonisht kanë dhe lëkurë me yndyrë e pore të hapura. Kjo shkaktohet nga ushqimet,një dietë e varfër, higjena dhe një disbalancim fiziologjik I prodhimit të yndyrnave të trupit.

kujdes per floke me yndyre

Zgjidhje për flokë me yndyrë

1. Floku me yndyrë duhet larë shpesh, rreth dy herë
në javë
2. Midis shampoos, fërkojeni flokun me një pambuk të zhytur në kolonjë ose parfum që të heqë lyrën e tepërt
3. Duhet të përdorni shampo enkas për flokë me yndyrë. Gjithashtu ndihmon dhe aplikimi I shampos në flokë të thatë e më pas të shpëlahet normalisht
4. Përdorni si shpëlarjen e fundit lëngut e limonit të përzjerë me ujë.
5. Birra është kurë shumë e mirë për flokë me yndyrë pasi ka efekt tharës. Një lugë gjelle birrë duhet aplikuar në flokë, por lë mbrapa mbetje si pudër por që mund të hiqet me krëhër.
6. Krehja e shpeshtë nuk është shumë e këshillueshme për flokë me yndyrë, dhe kur t’a krihni skalpi nuk duhet takuar nga krëhëri pasi gjëndrat stimulohen që të nxjerrin më shumë yndyrë.
7. Rrihni dy të bardha vezësh derisa të mos lëvizin dhe më pas aplikojeni në skalp me një pambuk. Pas rreth 30 minutash krihini flokët në mënyrë që të gjithë të bardhat e vezëve të bien.
8. Përdorni vetëm balsam pa përmbajtje yndyre, dhe zgjidhni një shampo me përmbajtje limoni
9. Uthull molle e përdorur në fund për shpëlarje ka shumë efekt kundër yndyrës.
10. Kini kujdes në dietën tuaj. Shmangni ushqimet e skuqura dhe ëmbëlsirat dhe merrni më shumë ushqime të pasura në proteina. Pini shumë ujë në mënyrë që të nxirrni helmet dhe ushtrohuni sa më shumë.
11. Zjeni disa gjethe mente në një gotë ujë për 15 minuta e më pas përdoreni përzjerjen për flokët