Kim Kardashian fejohet
28 May 2011 Ska komente
Humphries, 26 vjec i propozi Kim Kardashian-it, më 18 Maj në një mënyrë mjaft romantike në shtëpinë e Kardashian-ve në Berverly Hills- duke pritur në dhomën e saj i gjunjëzuar me fjalën ” Do të martohesh me mua” të shkruar me petale trëndafilash.

Cifti i lidhur prej 6 muajsh planifikojnë të martohen këtë verë, në një dasmë që motra e Kim tha se do të ishte ” dasma mbretërore numër 2″.

Kjo është martesa e dytë për Kardashian, e cila ka qenë e martuar më parë me producentin e muzikës Damon Thomas nga viti 2000 deri më 2004.
Gjithashtu ka pasur dhe lidhje me këngëtarin R& B Ray J, që u shfaq me të në një video intime, dhe gjithashtu ka pasur lidhje dhe me star-in e NFL Reggie Bush , marrdhënie e cila ka përfunduar në 2009.

