Këshilla Të Ndryshme
Shkruar Më: April 3, 2009 Kategoria: A e dini se....
Pastrim dhe shkëlqim I menjëhershëm I bizhuterive floriri: nëse po përgatiteni për një party dhe bizhuteritë tuaja prej floriri janë të vjetra dhe pa shkëlqim merrni një furcë të vjetër dhëmbësh dhe aplikoni pastë
dhëmbësh mbi të dhe fërkojini bizhuteritë e më pas shpëlajini me ujë të ngrohtë.
Përftoni më shumë lëng nga limoni : Zhyteni limonin në ujë të ngrohtë rreth 15- 20 minuta, e më pas rrotullojeni e shtrydheni
Gatuaj oriz në mikrovalë : Vendosni një gotë oriz dhe dy gota ujë dhe zijeni për 15 minuta.
Pasqyra që shkëlqejnë : Përdorni për t’a pastruar uthull direkte nga shishja me një lëckë.
Të qërojmë hurdha në një mënyrë të thjeshtë: Vendosini hurdhat në mikrovalë për rreth 30 sekonda, lërini të ftohen dhe qërojini.
Djersisni me tualet (make up)? : Aplikoni kuba akulli përpara tualetit… nuk do të djersini dhe tualeti do rrijë sic është për shumë kohë.
Të ruajmë ngjyrën e zarzavateve: Shtoni një majë të vogël luge sheqer teksa I zjeni.
Të dobsoheni : Pini një gotë ujë të përzjerë me lëng limoni të freskët me stomak bosh, dhe mos hani gjë deri pas 45 minutash pasi e keni pire.




Komente
Nuk ka komente
Shto Koment