Këshilla dhe Hile për Një Manikyr që Zgjat
Shkruar Më: April 5, 2009 Kategoria: Stil
Mesa duket shpenzojmë shumë kohë që të gjejmë një manikyr që të zgjasë. Gjithsesi është e lehtë dhe e përballueshme të pasurit e thonjve dhe duarve të bukura, të cilat tregojnë se cfarë tipi jeni dhe si kujdeseni për veten tuaj.
Duhet përkujdesje, kështuqë ne do t’ju ndihmojmë me disa hile të thjeshta që
manikyri juaj të zgjasë më tepër.
Mbajini thonjtë e shkurtër
Thonjtë e gjatë janë më të prirur që të ciflosen dhe të thyhen sesa të shkurtrit.
Shërbëtor kutikulash
Kur aplikohet manikyr në kutikula të rritura, ajo ikën shpejt. Kontrollojini kutikulat duke aplikuar pak vaj mbi to dhe shtyjini ato me kujdes me një mjet druri. ( Mos I prisni kutikulat, pasi kjo mund të bëjë që kur ato të rriten të jenë më të trasha)
Pastrojini thonjtë
Aplikoni manikyr në thonjtë të cilët ti keni pastruar më parë më një leckë pambuku me aceton. Cfarëdo lloj vaji ose locioni të ngelur në shtratin e thoit, do bëjë që manikyri të mos ngjisë mirë duke bërë që të iki për dy ose tre ditë.
Aplikoni manikyr në shtresa të holla
Pastrojeni një anë të furcës së manikyrit tek fillimi I shishes së manikyrit në mënyrë që të iki pak manikyr shtesë. Më pas lyeni thoin me shtresa të holla.
Aplikoni një shtresë bazë
Dhe nëse e keni me të shpejtë! Një shtresë bazë e formuluar në mënyrë të vecatë për ktë funksion, I jep manikyrit me ngjyrë dicka që të ngjisë dhe të zgjasë më tëpër.
Lejojeni manikyrin të thahet midis shtresave.
Ekspertët e manikyrëve thonë se duke lejuar shtresën e parë të thahet përpara se të vini të dytën lejon shtresën e parë të formojë një lloj “lidhje” me thoin. Shtresa e dytë do të “lidhet” me të parën.
Mbrojini duart nga uji
Duke I zhytur thonjtë shpesh në ujë për një kohë të gjatë, mund të bëjë manikyrin të iki nga thoi, duke shkurtuar jetën e thoit tuaj. Përdorni doreza gome kur lani enët dhe dushet bëjini për rreth 10 -15 minuta.
Aplikoni shtresën e sipërme përditë
Kjo është mënyra 1 që të siguroheni që manikyri juaj zgjat. Aplikoni një shtresë të sipërme cdo ditë që të rrisni jetëgjatësinë e manikyrit.




Komente (1)
ledi
April 11th, 2009 at 09:33
nje faqe shum e mire
Shto Koment