Kek me salcë molle dhe karrota

(Filxhan=filxhan caji)

2 filxhanë  miellgatim keku
2/3 filxhan sheqer
2 lugë caji sodë buke
1 ½ lugë caji kanellë
½  lugë caji arrëmyshk
½ lugë caji kripë
¾ filxhan salcë molle
¼ filxhan vaj vegjetal
3 vezë të mëdha
3 filxhan karrota të grira hollë

Për të përgatitur salcën e mollës ju duhen:
4 mollë të mëdha jeshile, të qëruara dhe të grira hollë.
2 lugë gjelle gjalp
1/3 filxhan sheqer
2 lugëcaji limon I grirë hollë
¼ filxhan ujë
Në një tigan të thelle, shtoni mollët, gjalpin, sheqerin, limonin e grirë dhe ujin. Lërini në zjarr të ngadaltëë duke e përzjerë vazhdimisht, derisa mollët të zbutën.

Në një tas të madh, përzjeni miellin, sheqerin, sodën e bukës, kanellën, arrëmyshkun dhe kripën. Në një tas tjetër të vecantë, kombinoni salcen e mollës, vajin dhe vezët. Shtoni përzjerjen e miellit duke e përzjerë derisa përbërësit të përzjehen mirë. Shtoni karrotat dhe përzjejeni përsëri. Hidheni brumin e rrahur në një tepsi keku. Piqeni kekun në furrë të nxehur që më parë, për rreth 1 orë e 10 minuta, ose derisa kur fusni brënda një kunj dhëmbësh dhe del I pastër.
Nxirreni kekun dhe lërëni të ftohet, Më pas me një thikë priteni anësoret në mënyrë që keku të shkëputet nga cepat e tepsisë. Pasi të jetë ftohur ktheheni përmbys dhe priteni në 16 copa.

Komente

3 komente to “Kek me salcë molle dhe karrota”
  1. stela says:

    pershendetje per kete faqe kaq te dobishme per ne amvisat,por doja tju pyesja se cila quhet salce molle dhe a ka ne shqiperi apo jo

  2. Beauty.Al says:

    Pershendetje Stela! Po e shtoj tek receta se si mund t’a pergatisesh vete salcen e molles.
    Faleminderit!

  3. denada says:

    sa te miraaaaaaa…….

Lini një koment