Kek me fik, mollë dhe arra
Shkruar Më: October 5, 2009 Kategoria: Kuzhina
Brumi
Kjo recetë bën brumë të mjaftueshëm për 2 keka.
(**filxhan=filxhan caji)
4 filxhane miell
2 lugë caji kripë
1 lugë gjelle sheqer
Pak fryrës keku
½ filxhan me ujë të ftohtë
1 vezë
1 lugë gjelle uthull e bardhë
Për pjekjen:
4 lugë gjelle qumësht
4 lugë gjelle sheqer

Për të përgatitur brumin, përzjeni sëbashku miellin, kripën dhe sheqerin.Hidheni fryrësin në miell. Përzjeni sëbashku ujin, vezën, dhe uthullën në një filxhan. Shtoni përzjerjen e vezës në miell dhe përzjejeni derisa të njëhësohen. Gjysmën e brumit bëjeni si top dhe mblidheni me një qese plastike. Vendosini në frigorifer për një orë. Gjysmën tjetër vendoseni në akull, për ta përdorur një ditë tjetër.
Mbushja:
3 filxhane me fiq të grirë
2 mollë të mëdha të qëruara, hequr bëthamen dhe bërë në zara
½ filxhan arra të grira
½ filxhan sheqer
1 lugë caji kanellë
¼ filxhan verë Marsala( version I ëmbël)
Vendosini gjithë përbërësit në një tigan të rëndë dhe skuqini në zjarr të mesëm derisa sheqeri të shkrihet dhe fiqtë fillojnë të zbuten e të hapen. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.
Ngroheni sobën në 180 gradë. Ndajeni brumin përgjysëm dhe rrotullojeni njërën gjysmë në një tepsi. Ta zërë të gjithë tepsinë dhe në anësore ngriheni pak më shumë brumin. Hidhni mbushjen në kek në mënyrë të njëtrajtshme. Pasi ta keni bërë këtë, vendosni pjesën tjetër të brumit për ta mbuluar atë, dhe me kujdes bashkojini pjesën e poshtme dhe të sipërme të brumit me duar. Me ndihmën e një thike mund të hiqni pjesë ekstra. Hapini katër vrima kekut dhe lyejini pjesën e sipërme me qumësht. Spërkatni sheqerin mbi qumësht, teksa është akoma e njomë. Piqeni kekun për 1 deri në 1 ¼ orë derisa korja të marë një ngjyrë të kaftë. Nëse gjatë pjekjes korja bëhet shumë kafe me kujdes mbulojeni me letër alumin. Ftoheni 15 minuta përpara se t’a servirni.
Ju bëftë mirë!




Komente (3)
stela
October 13th, 2009 at 09:36
po siper me cfare eshte zbukuruar keku se nuk thuhet gje,fiqte duhet te jene te fresket apo mund te behet edhe me fiq te thate apo me recel fiku,pasi tani nuk gjen dot fiq te fresket.
Beauty.Al
October 13th, 2009 at 16:46
Pershendetje Stela!
Siper kam shkruar :”Hapini katër vrima kekut ” pra hapi keto vrima ku ne foton perkatese jane ne forme luleje dhe ate brum qe heq e ve ne nje pjese tjeter, duke sherbyer keshtu si zbukurim. Mendoj se mund t’a provosh me recel fiku, por nuk e di nese do te jepte shijen e njejte gjthsesi mendoj se mund t’a provosh.
lira
November 15th, 2009 at 20:16
a s ka tjeter secet a
Shto Koment