Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj i ri, të cilët janë munduar të qëndrojnë larg medias për muaj me rradhë, kanë dalë hapur në publik duke shijuar një fundjavë romantike në Hawaii. Mbase sepse zjarri me J-lo dhe “lodrës” së saj të fundit po rritet dhe tashmë nuk kanë përse t’a fshehin më.
Këngëtarja e kaloi darkën e Falenderimeve në ishullin e Kauai në shoqërinë e familjes së saj, binjakëve dhe të dashurit të saj të ri, i cili është 18 vjet më i ri se ajo vetë. Ditën e parë u pa në plazh me binjakët e saj, Max dhe Emme 3 vjec. Por të premten ajo dhe Smart kaluan të dy vetëm, një ditë romantike në cabana- ku dhe janë fotografuar sic e shikoni më poshtë. Casper Smart( 24 vjec, balerin, emri vërtetë Beau Paul Smart) duket mirë në shoqërinë e Lopez teksa ajo e përkëdhël dhe mbështet kokën në kraharorin e tij të tonifikuar.
Këngëtarja e famshme Rihanna, kohët e fundit ka treguar në një intervistë se si preferon që të zhvillojë komunikimin me meshkujt. Sipas 23-vjecares, e cila njihet si një nga këngëtaret më seksi femër, cdo mashkull është gjahtar nga natyra, dhe është I interesuar që të ndjekë viktimën e tij. Për këtë arsye strategjia më e mirë e joshjes për fëmrat është të marrin pjesë në lojë e ti përgjigjen rolit të ashtuquajtur “pre”
Por ylli pranon se ndonjëhere I pëlqen të luajë rolin e kundërt. Ajo thotë se është e hapur për dashurinë por admiruesi I saj duhet që të fitojë vëmëndjen dhe pëlqimin e saj. Këngëtarja beson se menjëherë kur një mashkull fiton atë që do, ka dëshira të reja. Si përfundim, nëse një femër ia plotëson të gjitha një mashkulli shumë shpejt ai do të mërzitet me të.
Përsa I përket jetës së saj personale, Rihanna vendosi të mos I përgjigjej pyetjes nëse momentalisht po del me dikë apo jo. Megjithate ajo ,mendon se partneri ideal do të ishte nga e njëjta fushë pasi, partnerët në këto raste e kuptojnë më mirë njëri tjetrin dhe arrijnë të gjëjnë gjuhën e përbashkët.
David Beckham sot do të bëhet baba për here të katërt- dhe sipas tij shtëpia e tij është kthyer në një paradë ngjyrë rozë për mbërritjen e vajzës së tij të parë.
Ai dhe Victoria janë regjistruar për lindje me operacion sot më 4 Korrik.
Ai tha: “Është dicka krejtësisht e re për ne. Kemi ngjyrën rozë kudo në shtëpi dhe fustane. Të gjitha rrobat janë gati, dhe dhoma është gati. Të gjithë jemi shumë të emocionuar”.
Gjithashtu ai shtoi se dhe dita që kishin vendosur për lindjen, 4 Korrik është shumë e rëndësishme për to, pasi janë martuar më 4 Korrik, 12 vjet më parë në një ditë të hëne.
Beckham-ët dhe djemtë Brooklyn, Romeo dhe Cruz do shkojnë në Kaliforni, për pjestaren më të re të familjes së tyre.
Dje sipas Sunday Mirror, Posh 37 vjec, kishte në plan t’a ushqente beben me gji, pasi kish ushqyer të tre fëmijët e saj me biberon.
“Këte herë cdo gjë po e bëj ndryshe. Dua që cdo gjë të jetë natyrale dhe perfekte për vajzën time të vogël”- i ka thënë ajo një mikeje.
“Jam shumë krenare që jam shtatzanë dhe ndjehem mjaft e bekuar dhe e lumtur”
Humphries, 26 vjec i propozi Kim Kardashian-it, më 18 Maj në një mënyrë mjaft romantike në shtëpinë e Kardashian-ve në Berverly Hills- duke pritur në dhomën e saj i gjunjëzuar me fjalën ” Do të martohesh me mua” të shkruar me petale trëndafilash.
Cifti i lidhur prej 6 muajsh planifikojnë të martohen këtë verë, në një dasmë që motra e Kim tha se do të ishte ” dasma mbretërore numër 2″.
Kjo është martesa e dytë për Kardashian, e cila ka qenë e martuar më parë me producentin e muzikës Damon Thomas nga viti 2000 deri më 2004.
Gjithashtu ka pasur dhe lidhje me këngëtarin R& B Ray J, që u shfaq me të në një video intime, dhe gjithashtu ka pasur lidhje dhe me star-in e NFL Reggie Bush , marrdhënie e cila ka përfunduar në 2009.
Biografi i princeshë Dajanës do krijojë një libër të ri i cili do të tregojë të gjithë sekretet e familjes mbretërore. Një vëmëndje e madhe nga autori do ti jepet Katerinës, bashkëshortes së princit së Wales William, dhe familjes së saj. Në një biografi të re, autori kujton disa anektoda nga jeta e Windsor-ve dhe nuk harron ti kushtojë vëmëndje Philippa Middleton-it, e cila ka magjepsur gjithë Britaninë që nga dasma e motrës së saj.
Sipas Andrew Morton, Katerina dhe motra e saj më e vogël Pippa kanë qenë gjithmonë rivale, dhe kjo është një situatë krejtësisht normale për motrat të cilat nuk kanë shumë diferencë moshe. Kjo është dhe arsyeja se pse Pippa, gjatë martesës së motrës së saj u kujdes që të paraqitej sa më bukur edhe pse nuk kishte si qëllim të prishte pushimet e Katerinës. Andrew Morton thekson se është jashtëzakonisht interesante se si ka ndryshuar jeta e Pippa dhe James Middleton pasi janë bërë të famshëm nga motra e tyre më e madhe. Sipas shkrimtarit, të gjithë do të dëshironi që princ Harry dhe Pippa të bien në dashuri, dhe një fund i tillë si filmat hollivudianë nuk do të ishte i cuditshëm për Middleton-at sepse gjyshi i Katerinës Peter dhe vëllai i tij janë martuar me dy motra. Ndërkohë, disa burime të afërta me Pippën pohojnë se Pippa po kalon një kohë mjaft të vështirë nga ky popullaritet me paparacët që kërkojnë të kenë ndonjë provë të nxehtë nga biografia e saj. Jeta e bukuroshes Pippa mesa duket është kthyer tashmë në ferr.
Britney Spears po përballet me akuza të shumta se ka keqtrajtuar fëmijët e saj moralisht dhe fizikisht, duke përfshirë edhe duke bërë seks në praninë e tyre. Akuzat janë ngritur nga ish-truproja e yllit të pop-it, Fernando Flores.
Ai i ngriti ato të mërkurën, dhe RadarOnline pati sukses duke patur kështu një kopje të padisë. Në atë Flores kishte përshkruar incidentet e ndryshme, kur Britney kishte keqtrajtuar fëmijët e saj me dashje. Një episod përfshinte rripin e sigurimit të Flores të cilin Britney e hoqi për të goditur djalin e saj Sean Preston, një akt që paditësi I referohet si një njeri I ashpër .
Sipas Flores fëmija kishte ulëritur I trembur.
Një tjetër vepër e supozuar ka ndodhur kur këngëtarja këmbënguli që bijtë e saj të hanin ushqim deti, edhe pse djemtë janë alergjik nga ai. Ky akt përfundoi me fëmijët që villnin. Paditësi pretendon se I padituri nuk e ka lejuar atë ose bebisiterin e fëmijëve për ti dhënë atyrë ndihmën e shpejtë.
Akuza të tjera përfshijnë ngacmime seksuale ku Britney ka dalë përpara rojes me rroba të tejdukshme ose provokative; dhe dy herë të tjera e ka thirrur kur ka qenë krejtësisht nudo. Flores pretendon gjithashtu për përparime seksuale. Ka pasur dy incidente kur Flores po kthehej sipas porosive të saj, dhe e ka gjetur atë duke bërë seks.
Një herë teksa po kontrollonte perimetrin e hotelit ku Spears po qëndronte, e kishte dëgjuar atë teksa kryente mardhënie duke bërtur edhe pse dy fëmijët e saj ishin në suitë me të.
Flores përmend edhe dëshmitarë të tjerë për një skenë të çuditshme në të cilën këngëtarja e quante veten “plerë e bardhe” teksa fliste me djemtë e saj.
Paditësi pretendon të ketë qenë i tronditur dhe i shqetësuar në këto incidente të deklaruara dhe kërkon kompensim për dëmet psikologjike të vazhdueshme, ndërsa ishte i punësuar nga Spears .
Do të veshë fustan Oscar de la Renta ose mbase Vera Wang. Do të jetë pranë Manhatanit, ndoshta në një rezidencë rreth dy orë në very të vëndit. Oprah Winfrey, Barbra Streisand, Steven Spielberg dhe
Barack Obama do të jenë në listën e të ftuarve ekskluzivë, megjithatë ka mundësi që presidenti të mos jetë I pranishëm.
Këto janë disa nga sekretet të cilat janë zbuluar kohët e fundit për dasmën e Celsi Klinton me Marc Mezvinskin më 31 Korrik- një ceremoni e cila do të jetë një shkrirje midis shkëlqimit të Hollivudit dhe fuqisë së Washingtonit.
Nje lajm trondites vjen nga Hollywoodi ku aktorja 32 vjecare Brittany Murphy ka nderruar jete gjate rruges per ne spital si pasoje e nje ataku kardiak.
Thuhet se e ema e ka gjetur pa ndjenja te rrezuar ne banjo dhe menjeher ka marre ne telefon ambulancen ku edhe pse kane dhene ndihmen e shpejte prap nuk kane mundur ta shpetojne aktoren 32 vjecare Hollywoodiane
Lajmi u be publik nga faqja prestigjoze amerikane dedikuar vipave, TMZ.com
Ngushellime te perzemerta familjes Murphy per kte humbje kaq tragjike
Nicole Richie kohët e fundit ka pësuar një aksident teksa paparazzi po e ndiqnin. Më në fund, ata do paguajnë për këtë. Gjykata ka marrë në konsideratë padinë e saj
Fotografët Ivon Miguel dhe Eduardo Arrivabene mohuan të kishin dhunuar ndonjëherë të drejtën e jetës privatë të Nicole Richie-it. Megjithatë Miguel I kërkoi falje Nicol-ës për faktin se ai dhe partneri I tij ishin shkaku I aksidentit. Gjyaktësi I Gjykatës së Lartë në Los Angeles nuk mendoi se mjaftontë një e falur. Kështu që u dha urdhëri që ata të qëndronin larg Nicole dhe 2 fëmijëve të saj ( në një distanë minimale prej afërshisht 50 m) deri në vitin 2012.
Mel Gibson është bërë baba për herë të tetë në moshën 53 vjecare javën e kaluar me të dashurën e tij Oksana Grigorieva, ditën e premte. Për Grigorievën është fëmija I saj I dytë.
Sipas RadarOnline.com, ishtë një lindje parakohshme- bebi e cila ishte vajzë duhet të lindte disa javë më vonë. Grigorieva ndihet mirë, tashmë është kthyer në shtëpi me vajzën e saj dhe po planifikon ti kushtohet bebes.
Deri më tani nuk ka shenja që superstari dhe e dashura e tij muzikante të martohen. Grigorieva tha, për GMTV se as asaj e as Mel nuk I ka shkuar deri më sot në mëndje një gjë e tillë.