Archive for the Shëndet Category

6 ushqime që ulin peshën

Posted: February 4, 2012 Category: Shëndet

Nëse jeni duke mbajtur diete ose dëshironi të humbisni kilogramë, momentet e urisë ose nepsit mund të jenë tmerrësisht munduese. Në mënyrë që të mbroni veten nga këto tortura, përdorni gjashtë përzjerjet e mëposhtme për humbje të shpejtë peshe. Këto receta mund të përballohen dhe shumë të thjeshta, në mënyrë që t’ju lehtësohet sa më shumë kjo “detyre” kur të përzgjidhni dhe përgatisni ushqim të bollshëm. Digjni më shumë kalori, sesa konsumoni duke e mbajtur metabolizmin në shpejtësinë e duhur.

ushqime

1.Patate të ëmbla dhe rozmarinë e thatë

Krijoni një sallatë të shijshme duke kombinuar pak kuba patatesh të ëmbla, pak rozmarinë të thatë dhe nëse dëshironi pudër hudhre. Gatuajeni këtë përzjerje derisa patatet të zbuten dhe hajeni këtë ushqim të shijshëm për drekë ose darkë. Një mase nga kjo përzjerje përmban jo më shumë se 60 kalori.

2. Mollë dhe kos

Përzjeni këto dy ushqime të thjeshta që të humbni peshë në mënyrë drastike. Konsumojeni në mëngjes ose për të përmbushur nepsin për sheqer.
Përdorni një tas të vogël për të përzjerë 3-4 lugë gjelle kos dhe disa fletë mollë. Një masë nga kjo përzjerje përmban jo më shumë se 90 kalori.

3. Ananas dhe mjedër

Këto dy fruta janë perfekte për të nxjerrë jashtë helmet nga organizmi juaj dhe të humbni peshë thjeshtë.
Krijoni një sallatë të shijshme frutash duke përdorur këto përbërës dhe përkëdhelni ndjesitë tuaja. Shijoni përbërësit e këtyre frutave të pasura me vitamina. Nje filxhan me këtë sallatë përmban vetëm 60 kalori.

4. Musli i thjeshtë dhe kos

Krijoni një mëngjes të bollshëm duke përzjerë këto dy përbërës të shëndetshëm. Musli me kos janë perfektë për të humbur peshë gradualisht dhe për t’u mësuar me një plan të shëndetshëm.

5. Shparg, spinaq dhe bizele

Përdorini të gjithë këto përbërës të shëndetshëm dhe perime që djegin dhjamin që të ulni kilogramët e padëshiruar. Mblidhni belin tuaj duke konsumuar këto përbërës si meze në mëngjes ose në darkë. Spërkatni pak nga erëzat tuaja të preferuara mbi sallatë, ose përgatisni një salcë me shumë pak yndyrë.

6. Peshk i pjekur me perime në avull

Peshku i pjekur dhe perime në avull janë kombinimi perfekt për të lehtësuar detyrën e organizmit për të djegur depozitat e dhjamit. Një masë nga kjo përzjerje do t’ju bëjë të ndjeheni të ngopur për shumë orë.

Vizitorët kërkuan për:

  • receta ushqimore te shendetshme
  • ushqimet me shume kalori
  • gatim protein karbohidrate vitamin
  • ushqimet per nje mengjes te shendetshme

Këshilla diete për meshkujt që duan fëmijë

Posted: November 30, 2011 Category: Shëndet

Nëse familja juaj ëndërron të keni fëmijë, duhet të keni kujdes ndaj disa faktorëve si përshembull dieta e burrit tuaj. Ekspertët thonë se cilësia e spermës mund të rrisë shumë shanset që ata të bëjnë fëmijë, dhe në mënyrë që të arrijnë këtë, duhen caktuar disa rregulla për ushqimin.

fruta

Ulja e koncetrimit të spermës shkaktohet nga keq ushqyerja dhe obeziteti. Këto faktorë ndikojnë gjithashtu lëvizshmërinë e spermës. Dieta e duhur rrit shanset e shtatzanisë.
Frutat dhe drithërat janë një komponent i rëndësishëm për ushqyerjen e meshkujve, të cilat rrisin kualitetin e spermës. Por duhen shmangur mishrat e kuq, kafeja dhe alkooli.

I ashtuquajturi “faktori mashkull” sot është shumë i rëndësishëm për trajtimin e infertilitetit. Më parë mendohej se cdo gjë varej nga femrat, dhe pamundësia për të mbetur shtatzanë lidhej me obezitetin, duhanin dhe alkolin. Tani, duket se cdo gjë varet nga të dy partnerët.
Sipas rezultateve të studimit, një dietë me fruta dhe drithëra rrit shanset për shtatzani pasi cilësia e spermës përmisohet me më shumë se 40%.

Vizitorët kërkuan për:

  • fruta qitro
  • sperma e burrit
  • si te ulim albuminen gjat shtatzanis
  • cajra mjeksore

Po krijohet gjaku artificial

Posted: November 22, 2011 Category: Shëndet

Në dy vitet e ardhshme, shkenctarët kanë si qëllim të testojnë gjakun e krijuar në laboratorë nga qelizat e palcës së njeriut. Nëse eksperimenti është i suksesshëm, gjaku artificial do të mund të përdoret gjërësisht në transfuzione të ndryshme.

gjaku

Ekspertët nga universiteti i Bristol dhe universiteti i Edinburgh do të krijojnë gjakun universal- grupin 0 me Rh negative, pasi i përshtatet 98% të njerëzve. Gjaku artificical, ndryshe nga gjaku që jepet nga donatorët, gjithmonë do të jetë i pastër, pa infeksione. Prodhimi industrial i gjakut do të ndihmojë në shpëtimin e mijëra jetëvë. Shkenctarët mendojë se kjo do të ndodhë në dekadën tjetër.

Vizitorët kërkuan për:

  • mjeksia al
  • grup gjaku
  • qelizat e gjakut
  • cfare eshte glukoza ne gjak

Shega- një veti e re

Posted: November 16, 2011 Category: Shëndet

Sipas shkenctarëve, shega lehtëson stresin dhe parandalon zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Mjekët kanë zbuluar kohët e fundit një veti të re të shegës: konsumimi i përditshëm i ekstraktit të shegës ul procesin e plakjes së ADN-së.

shega

Kjo është testuar duke përfshirë 60 vullnetarë  të cilëvë i’u është dhënë kapsulë me ekstrakt shege për një muaj. Shkenctarët besojnë se përvec këtij funksioni të ri, shega është e pasur me vitamina A, C, E, hekur dhe antioksidantë . Kështu që sigurohuni të konsumoni shegë ose lëng shege në regjimin tuaj.

Vizitorët kërkuan për:

  • shega
  • fruti i sheges
  • dobite e sheges
  • vetite e sheges

4 gjërat më të pista në banjo

Posted: October 24, 2011 Category: Shëndet

Një skuadër specialistësh të kryesuar nga Gerba, professor i mikrobiologjisë në universitetin e Arizonës, nxorrën një listë me gjërat më të rrezikshme në  banjo, ku dhe jetojnë bakteriet më të rrezikshme.

banjo

1. Ekspertët mendojnë se për të nisur listën me pjesët më të rrezikshme të një banjoje, janë rubinetat. Kërkimi tregoi se ajo është një pjesë e tejmbushur me bakterie. Në fakt, kontakti konstant me duart plus lagështia janë një mjedis perfekt për zhvillimin e bakteries MRS, e cila shkakton infeksione lëkure.
2. Numri dy në këtë listë është peshqiri i banjos. Mjediset e lagështia janë habitat perfekt për E. Coli, e cila shkakton dhimbje barku dhe të vjella. Për të shmangur këtë sëmundje, është e nevojshme të ndërroni peshqirin të paktën një herë në tre ditë. Miqtë sygjerohen të përdorin peceta një përdorimshme.
3. Vëndi i tretë në listë është WC. Ekspertët këshillojnë t’a mbyllni WC-në me kapakun e saj cdo herë para se t’ë shtypni shkarkuesin e ujit. Ndryshe, pika mikroskopike të pista do dalin jashtë dhe do ndikojnë në mjetet e higjenës tuaj personale, të cilat mund të bëhën më pas burim infeksionesh.
4. Lista mbyllet me furcën e dhëmbëve. Profesor Gerba thotë se në të gjenden bakterie, por këto janë mikroorganizma që nuk përbëjnë dëm për shëndetin tuaj. Mos harroni t’a mbani furcën tuaj vecmas nga të tjerët dhe t’a ndrroni atë rregullisht.

Vizitorët kërkuan për:

  • gjera te pista
  • gjerat
  • banjo e bukur
  • te rrezikshme foto

Formula për gjoksin ideal

Posted: October 24, 2011 Category: Shëndet

Kirurgu plastik anglez, Patric Mallucci kreu një studim 3 -mujor, i cili rezultoi në formulën finale të formës ideale të gjoksit.

gjoksi ideal

Kirurgu mbërriti në konkluzionin se jo cdo bust femëror mund të pëlqehet nga të tërë. Dhe masa nuk ka rëndësi. Aryseja janë proporcionet., ashtu si leonardo Davinci zbuloi ” pjesën e artë” për për proporcionet e trupit dhe fytyrës. Malucci paraqiti dhe një llogaritje matematikore për masën ideale.
Kirugu ekzaminoi 100 gjokse modelesh. Më pas i vuri në një faqe erotike, dhe më pas studioi reagimin e njerëzve( interesi, numri i shikimive etj,). Përpos këtyre ai i pyeti klientët e tij. Kur i pyeste se cfarë gjoksi dëshironin, imazhi që ato dëshironin ishte shumë afër atij ” gjoksit perfekt”. Mesa duket formula është mjaft e thejshtë. Ajo shprehet nëpërmjet shumë pak numrave. Nëse do ti ndanit në mënyrë imgjinare gjokset me një vijë horizontale e cila kalonte nëpërmjet thumbave, gjiri duhet të ketë proporcionet e më poshtme: pjesa e sipërme është 45 %dhe pjesa e poshtme është 55%. Ka dhe një obzervim tjetër në lidhje me pozicionin e thumbave. Duhet të jenë të “drejtuara” nga sipër, e cila do të thotë se këndi duhet të jetë nga 30 deri në 45 gradë.

Vizitorët kërkuan për:

  • masa gjoksi
  • 3 keshilla per gjoks
  • beaity al
  • kshilla per gjoksin

Mos i jepni qumësht lope bebeve

Posted: September 21, 2011 Category: Shëndet

Ekspertët  e ushqimit paralajmërojnë se nuk duhet ti jepni qumësht lope foshnjave pasi ai është shumë i kripur.

qumesht lope

Qumështi i lopës përmban 4 herë më shumë kripë sesa qumështi i gjirit.
Kujdes, nëna të reja! Është më mirë të mos i jepni bebeve qumësht lope deri sa të bëhën 12 muajsh! Nëse do bënim një krahasim, përmbajtja e kripës në qumshtin e gjirit është 15 mg për 100 ml, ndërsa tek qumështi i lopës është 55 mg për 100 ml. Nëse foshnja juaj pi rreth 750 ml qumësht lope në ditë, do të marrë 385 mg kripë, dhe kjo sasi është gati gjysma e sasisë maksimale të kripës që një bebe duhet të marë në ditë nën moshën 1 vjec.

Ata këshillojnë se për fëmijët që konsumojnë qumësht lope dhe jo qumësht gjiri të ulin sasinë e kripës të paktën tek  ushqimet e tjera.
Në përgjithësi, ekspertët, të cilët zbuluan sesa me kripë është formula  e qumështit të lopës, thonë se konsumimi i lartë i kripës mund të shkaktojë probleme shëndetsore tek fëmijët. Një sasi e madhe kripe në regjim rrit presionin e gjakut dhe shkakton crregullime në veshka.
Shkenctarët i këshillojnë nënat t’u japin fëmijëve qumësht gjiri ose përzjerje të vecanta, por jo qumësht lope.

Vizitorët kërkuan për:

  • ushqim per bebe
  • bebe
  • rroba per bebe
  • rroba per beba

Operohet truri pa anastezi

Posted: September 21, 2011 Category: Shëndet

Yayin Batti nga Flintshire bëri një operacion të trurit i cili zgjati 5 orë. Ai kaloi një pjesë të operacionit i vetëdijshëm. Doktorëve iu desh të hiqnin 95% të tumorit, por kishin frikë se mund të dëmtonin pjesë të shëndetshme të trurit të cilat ishin përgjegjësë për të folurit, ndjeshmërinë dhe lëvizjet.

mjeket

Opsioni i vetëm mbetej operacion pa përdorimin e anastezisë së përgjithshme. Nëse ndonjë rrethanë nuk do të shkonte sic ishte parashikuar, ai mund të humbte ndjeshmërinë  e fytyrës dhe te pjesës së sipërme të trupit.

Mjekët e pyesnin pacientin vazhdimisht nëse ndjente si shpim gjilpërash teksa i preknin pjesë të ndryshme të trurit. Sipas pacientit ai nuk ndjente dhimbje.
Nëse stimulimi i trurit nuk shkaktonte dhimbje si shpim gjilpërash në fytyrë ose dorën e majtë, mjekët vazhdonin me heqjen e tumorit. Kur ai filloi të ndjente dicka, atëherë ato ndaluan. Pacienti mund t’a shikonte të gjithë procesin e heqjes së astrocitomës, në monitor.

Tashmë pacienti ka disa efekte anësore( nuk ka shumë mirë memorjen afat- shkurtër), por doktorët thonë se tashmë ai nuk është më në rrezik për jetën.

Vizitorët kërkuan për:

  • mjeket
  • tumore gjiri ushqimet
  • tumori ne tru
  • anastezi

Kafeja nuk jep energji

Posted: September 20, 2011 Category: Shëndet

kafe

Mesa duket efekti gjallërues i kafes është thjesht një ilusion.
Shkenctarët nga universiteti i Londrës
kanë kryer një eksperiment; mblodhën një grup prej 88 vullnetarësh të moshave nga 18 deri në 47 të cilët kishin pirë kafe prej vitesh.

Vullnetarëve iu premtua kafe që përmbante kafeinë. Në fakt, nuk kishte fare kafeinë brënda. Si rezultat pjesëmarrësit ishin më të lumtur dhe më të gjallëruar.

Në mënyrë që të përcaktohej statusi i vullnetarëve, ato përdorën teste të vecanta që kontrollojnë performancën mendore, shpejtësinë e reagimit dhe humorin. Rezultoi se vullnetarët i’a dilnin mbanë shumë më mirë se grupi të cilët kishin kafeinë.

Megjithatë, dihet se kafeina është një stimulant i fuqishëm që i bën ballë lodhjes. Disa studime kanë treguar se 3 filxhanë kafe në ditë mund të ulin rrezikun për sëmundjen Alzheimer- më së shumti nga nisja e një procesi të vecantë në tru i cili nuk i lejon qelizat të dëmtohen.

Vizitorët kërkuan për:

  • efektet e kafeines
  • stafilokoku
  • alergjia nga pluhuri
  • lengu i karrotes

Pse kanceri është vështirë të kurohet?

Posted: September 20, 2011 Category: Shëndet

Studuesit kanë gjetur se është e mundur që kanceri të kurohet, nëse nuk i lini tumoret të zhivllojnë resistencën. Studimi i publikuar nga gazetën STM tregonte se ekziston një reaksion kimik i lidhur me resistencën. Doktorët thonë se tashmë e dinë si t’a ndalojnë këtë proces.

kancer

Shkenctarët kanë studiuar ilacin kundër -kancer, i cili përdoret për të trajtuar kancerin e zorrës së trashë, kancerin e kokës dhe qafës dhe disa forma të kancerit të mushkërisë. Ndikon një protein e quajtur receptori i faktorit të rritjes epidermale( EGFR), i cili është përgjegjës për zhivllimin e tumorit. Të gjithë pacientët kanë rezistencë ndaj ilacit. Por deri më sot shkenctarët nuk e kishin zbuluar dot arsyen. Eksperimentet tregojnë se qelizat e kancerit sillen si makinat në trafik, nëse rruga ishte zënë, iknin në një drejtim tjetër.Në këtë rast, tumori bënte rezistencë ndaj EGFR dhe fillonte të kërkonte një proteinë tjetër, ERBB2, teksa vazhdonte të rritej.

Dr. Pasi Janne nga instituti i kancerit në Boston tregon se ERBB2 aktivizon një rrugë, e cila zakonisht nuk bllokohet dot nga ilaci. Në këtë mënyrë ilaci e humb  efektshmërinë dhe kanceri bëhet resistent.
Shkenctarët tashmë do të duhet të drejtohen drejt ERBB2. Megjithatë ekziston një problem- ndoshta, kanceri do të gjejë mënyra të tjera për t’u zhvilluar, përvec atyre që ka tashmë.

Vizitorët kërkuan për:

  • kurimi i kancerit
  • zbulohet ilaci kunder kancerit
  • si kurohet kanceri
  • si kurohet asma

Previous Entries