Kontrolloni axhendën që keni gjatë ditës, zgjidhni një datë dhe planifikoni një darkë enkas për ju të dy. Qoftë të shkoni bowling, në një pub, për të pirë dicka ose për të parë një film, një takim në darkë është perfekt për të krijuar lidhjen e dikurshme dhe të kujtoni se sa mirë ishte kur dilnit kështu bashkë përpara se të bllokoheshit nga stresi.
PLANIFIKONI NJË PJESË KU MUND TË FLISNI
Tamam si me takimin e darkës, planifikoni një kohë ku mund të flisni, qofte dhe për 30 minuta, mund të bëhen mrekulli që ju të afroheni edhe më shumë. Kjo është një mundësi shumë e mirë që të pyesni njëri tjetrin gjëra për të cilat nuk keni zakonisht kohë të flisni, si përshembull si po ecin gjërat në punë, synimet ose ambiciet e reja ose dicka që mund t’ju ketë lodhur ose mërzitur. Mos përmëndni pse nuk iderdhi plerat; por flisni me njëri tjetrën si dy shokë në një kafe dhe mundohuni të rinjihni njëri tjetrin.
KTHEHUNI NË PLANET E MËPARSHME
Cfarë qëllimesh dhe plane keni diskutuar në fillim të mardhënies tuaj? Do të bënit udhëtime? Kishit plane të tjera? Nuk ka përse ti bëni menjëherë që nesër, por zgjdhini një dhe munduhuni t’a plotësoni atë.
Shpjegojini fëmijës tuaj se mosmarëveshja është kur ju dhe partneri juaj nuk ndani të njëjtin mendim për një cështje të caktuar, ndërsa diskutimi është e zëna por duke përdorur fjalët. Tregojini fëmjës tuaj se jo cdo argument është sinjal i kuq për divorc. Ndonjëherë prindrit duhet të flasin për gjëra të ndryshme në mënyrë që të marin vendime që kanë të bëjnë me familjen, dehe kur biseda nxehet pak.
SIGUROJENI FËMIJËN QË JU GJITHSESI E DONI NJËRI TJETRIN
Sigurojeni fëmijën tuaj që ndonjëherë prindrit zihen pasi kanë kaluar një ditë stresuese, ose kanë humbur pak kontrollin sepse cdokujt kështu i ndodh ndonjëherë. Por kjo nuk do të thotë që ju dhe partneri juaj nuk duheni. Shpjegojini që ndonjëherë kur i shpreh ndjenjat është më e shëndetshme se sa ti grumbullosh ato nga brënda, dhe tani që ju e kuptoni me partnerin se cfarë ndjeni nga brënda mund të punoni sëbashku për një mardhënie edhe më të mirë.
TREGOJINI FËMIJËVE QË NUK ËSHTË FAJI I TYRE
Sidomos nëse zënka është për fëmijën tuaj, ai/ajo mund të ndjehet fajtor/e ose përgjegjës/e për zënkën tuaj. Përballuni me të dhe tregojini se nuk është faji i tij/saj dhe se të rriturit janë përgjegjës për fjalët dhe veprimet e tyre, sido që të jetë tema e zënkës
SIGUROHU QË TË “ZIHESH MIRË” NË SY TË FËMIJËVE
Nëse zënka ndodh në sy të fëmijëve tuaj, kujdesu të jesh i /e drejtë. Mos trego kush është fajtor ose të përdorësh emra, dhe sigurohu që të mos flasësh për tema që nuk janë të përshtatshme për moshën e fëmijëve tuaj
Për sa kohë që diskutoni( ziheni) në mënyrë të drejtë, disa ekspertë mendojnë se ato e bëjnë fëmijën të jetë pjesë e familjes duke dëgjuar edhe pse jo të japë opinionin e tij/saj.
Përvec përpjekëve tona më të mira, zënkat mund të nxjerrin pjkesën tonë më të keqe. Edhe nëse i detyrohemi dikujt një” më fal” pas zënkës sigurohuni që fëmija t’ju shikojë. Të jesh i njerëzishëm e të kërkosh falje të sinqertë, janë disa nga gjërat më të mira që mund t’u mësojmë fëmijëve për një marrdhënie të shëndetshme.
PARAQITUNI SI NJË FAMILJE E BASHKUAR
Një nga gjërat më të zgjuara që mund të bëni është ti tregoni fëmijëve tuaj se përse prindrit zihen. Por pa pasur rëndësi rreth temës, një nga gjërat më kryesore është të uleni të dy bashkë si një familje e bashkuar . Pasi të jetë ulur pak ” temperatura” e diskutimit, flisni privatisht që të shikoni se si është përceptuar situata dhe nëse të dy kuptoni se situata mund të ishte menaxhuar ndryshe, atëherë do të jeni më të bashkuar kur të ktheheni tek fëmijët që ti jepni porosi, pasojat ose dhe të kërkoni falje. Kjo i jep fëmijëve siguri, se edhe pse mami dhe babi zihen, prapë ato janë familje e bashkuar.
Seksi mund të jetë i mirë, i keq, i vështirë ose t’jua heqë trurin, por më e keqja
është t’ju bëhet i mërzitshëm. Nëse e bëni atë në të njëjtën ditë të javës, në të njëjtën kohë, në të njëjtin pozicion muaj pas muaji, atëherë është koha për të ndryshuar gjërat. Më poshtë janë disa mënyra për t’a bërë seksin më argëtues.
Provoni disa lëvizje të reja
Nëse keni provuar të njëjtën mënyrë për shumë vitë me rradhë, atëherë keni humbur shumë pozicione të tjera seksuale shumë mirë të paraqitura nga burime të ndryshme..Mos u fiksoni nga cfarë shihni në internet ose revista. Thjesht të futeni në procesin e të provuarit të pozicioneve të reja do sjellë një frymë të re në dhomën tuaj. Në fund të fundit nuk humbisni gjë.
Mos e merrni seksin shumë seriozisht
Seksi supozohet të jetë pasionant, intim, dhe intensiv- dhe mbi të gjitha argëtues. Mos e vrisni shumë mëndjen për trupin tuaj, nëse ai e pëlqen atë apo jo. Thjesht clirojeni mëndjen nga këto shqetësime dhe jeto atë moment. Qesh, ji e guximshme dhe rrezato ndjenjën tënde të humorit. Sa më pak seriozisht t’a merni seksin, aq më shumë do të zbaviteni. Për të shtuar si bonus; seksi ndihmon shumë në clirimin ndaj stresit.
Luani role gjatë seksit
Nëse nuk po zbaviteni më në dhomë, dhe seksi i ngjason më shumë një detyre të përditshme se sa kënaqësisë, atëhere futuni në role. Ndoshta ti je mësuesja dhe ai është nxënësi yt i keq, ose ti je fqinja e urtë dhe ai është një fqinj në universitet me eksperiencë. Ideja është të “humbisni” dhe t’a shihni seksin si dicka që mund të zhvillohet në varësi se si ndjeheni dhe ato pjesë personaliteti që ju tregoni. Edhe nëse duket e cuditshme në fillim, të luani role mund të jetë mjaft argëtuese.
Një nga pjesët më të vëshira e të qënit single është si t’ja bëni për djemtë të cilët i
pëlqeni-
por ata nuk e kanë këtë pëlqim reciprok. Mund t’ju ketë ndodhur në gjimnaz, në universitet dhe ndoshta akoma ju ndodh. Gjëja më e keqe që mund të bëni është të fiksoheni pas djemve të cilët nuk j’ua kthejnë në mënyrë reciproke. Më poshtë keni se si të shmangni tendencën për t’u fiksuar pas dikujt.
VENDOS NJË LIMIT KOHOR
Të jesh e fiksuar për pak kohë nuk ka ndonjë problem, por vendosini vetes një limit kohor. Sa më shume të fiksoheni pas dikujt, aq më shumë ju rri ai në mëndje- pra nëse vini limite, sigurohuni që të mos konsumoheni nga ai djalë. Lejojini vetes nje ose dy ditë mërzi por më pas ndërroni frekuencë.
BËJ NJË SPASTRIM CEREMONIAL
Nëse të vendosurit e një limiti kohor nuk funksionon, ndoshta duhet ti coni gjërat në një tjetër nivel duke bërë dicka më simbolike. Fshijini numrin nga celulari dhe fshijeni si friend nga facebook-u.( nëse e keni si të tillë). Nëse vërtet e keni vendosur që nuk duhet të fiksoheni më, shkruajeni numrin në një letër, zhubroseni dhe hidheni tutje. Ndonjëherë për të hequr nje djalë nga mëndja duhet një veprim i prekshëm si ai i mësipërmi.
PËRDOR SISTEMIN E SHPËRBLIMIT
Shpërblimet i ndihmojnë njerëzit të lënë duhanin, të humbasin peshë, ose të heqin dorë nga zakone të tjera të këqija. Dhurojini vetes një manikyr ose pedikur, bli fustanin që ka kohë që të pëlqen aq shumë ose zgjidh c’të duash ti vetëm nëse rri një javë pa menduar për të.
HUTOHU
Mënyra më e mirë që të largoni mëndjen nga një djalë është që të takoni një tjetër, shumë më të mirë. Mblidhu me shoqet e tua, planifikoni të dilni bashkë, dhe zbavitu sa më shumë. Nuk është e rëndësishme të marësh numra e të flasësh me të gjithë meshkujt e mundshëm, por që të kuptosh se ka shumë djem më interesantë se të harxhosh kohë duke menduar për atë që nuk të korespondon mbrapsht.
Kur jeni e stresuar me jetën e përditshme është e thjeshtë të harroni gjërat e vogla të këndshme. Por nëse i harroni ato shpesh, do e coni martesën në drejtim për poshtë, pa kthim mbrapa. Lexojini veprimet e vogla të mëposhtme të cilat mund t’ju përmisojnë martesën.
THONI “TË LUTEM”
Cdo gjë pa një “të lutëm” në fund duket si urdhër. Ndoshta mendoni se nuk do të kishte ndonjë ndryshim të madh, por do të habiteni se sa partneri do ta vlerësoje kur kërkoni dicka këndshëm, në vënd që t’a urdhërorni për dicka.
THONI “FALEMINDERIT
Sic ndodh me fjalën ” të lutem” në fund të cdo kërkesë, t’a falenderosh bashkërshortin në fund ka po të njëjtën rëndësi. I tregon partnerit se ti e ke vënë re atë cfarë ai ka bërë për ty, dhe e vlerësoni sjelljen e tij. Ka një ndryshim mjaft të madh pozitiv nëse fusni në mardhënien tuaj këto dy fjalë sa më shpesh të jetë e mundur.
KËRKONI OPINION E TIJ
Në vënd që ti tregoni filmin që keni marë me qera ose se ku do e kaloni fundjavën, bëjeni pjesë të vendimmarrjes. Nuk ka pse të kërkoni leje ose të prisni të bëni zgjedhje të vogla derisa të vija ai- por të pyeturit se cfarë do të kishte ai dëshirë të bënte ose ku ka dëshirë të hani e bën të ndjehet pjesë e skuadrës.
TREGONI DASHURI
Nuk e kemi fjalën për masazhe trupi, por për shenja të vogla të cilët i tregoni atij dashurinë. Mbajeni për dore kur rrini në rradhë në supermarket për të paguar, përqafojeni kur është tek dera e po largohet, ose mbështetuni tek ai kur shihni një film. Këto shenjat e vogla , nuk do t’a bëjnë vetëm atë të ndjehet më mirë, por dhe ju do të përfitoni nga këto situata.
Mos është shumë i mirë për të qenë i vërtetë? Ndoshta është. Konsiderojini pikat e mëposthme për të kuptuar nëse është vërtet një feminist apo jo.
PREMTON SHUMË GJËRA, SHUMË SHPEJT
Sapo jeni njohur, dhe që tani po ju flet për të ardhmen. Feministi nuk ka frikë të premtojë botën, pasi nuk do të jetë aty në të ardhmen që të plotësojë këto dëshira. Nëse ai premton shumë, shumë shpej,t ki kujdes; Ndoshta po të thotë atë cfarë ti ke dëshirë të dëgjosh.
NUK TË THËRRET KURRË NË EMËR
Të thërret zemër, shpirt, kuklla,bukuroshe e të tjera. Në fillim është bukur, por më pas kuptoni se ju thërret rrallë ose gati fare në emrin tuaj. Kështu është stili; Nëse feministi nuk ju thërret kurrë në emër, atëherë nuk do të rrezikojë t’jua ngatarrojë emrin me atë të një vajze tjetër.
NUK KA ASNJË SHOQE TË NGUSHTË
Ai ka shumë të njohura. Ne facebook ka më tepër vajza se djem. Merr shumë mesazhe nga femrat… por nuk ka asnjë shoqe të ngushtë prej tyre. Feministi ka shumë të “njohura” sepse shpreson të bëjë seks me të gjitha ato.
BËN SHUMË KOMPLIMENTA
Të gjithave n’a pëlqejnë komentet- por në përgjithësi e dimë që komlimentet kanë motive pas tyre. Nëse ju bën komplimenta më tepër se normalja, feministi po mundohet t’ju cojë në shtrat.
Ndoshta i ke të gjithë përgjigjet e duhura, por t’a ndërpresësh në cdo kohë të dashurin për ti vënë në dijeni gabimet thjesht e acaron më tepër situatën. Cdokush zotëron opinionin e tij( edhe nëse nuk përputhet me tuajin), pra mundohuni të shmangni pozicionin që dini cdo gjë.
Të korigjosh dikë kur është gabim, është dicka, por të mundohesh të injektosh mendimet e tua gjithmonë i vjetëron gjërat shumë.
MOS KOMUNIKIMI
Duhet të komunikoni me partnerin nëse doni vërtet që kjo lidhje të funksionojë, Nëse jeni e mërzitur për dicka, thuaji partnerit se cfarë po ju mërzit, në vënd që të rrini duke pritur derisa ai t’a zbulojë vetë. E njëjta gjë ndodh dhe me të: Nëse e ndjeni se ai është i mërzitur ose nxehur, pyete se cfarë po ndodh. Të diskutosh për problemet në një mardhënie nuk është gjithmonë një cështje e lehtë, por duke bërë kështu ju afron edhe më tepër.
Në kontrast, ti mbash gjërat përmbrënda ju largon më tepër.
TË VËRTITËSH CDO GJË RRETH VETES
Ky është një kurth mjaft i lehtë për të rënë, sepse thjesht edhe t’a kuptoni që ju ndodh kjo gjë është e vështirë. Por shikoje veten kur flisni me partnerin: Nëse e ktheni cdo bisede rreth “teje”, mundohuni t’a frenoni këtë tendencë.
Marrdhëniet janë për të marrë dhe dhënë’ në mënyrë të barabartë, pra shmangni vënien e vetes në qëndër të vëmëndjes.
Dashuria shprehet në forma të ndryshme, nëpërmjet fjalëve, veprave dhe puthjeve.
Ju ndodh cdo ditë a ndoshta cdo cast të putheni me të dashurit tuaj, por kur ky veprim kthehet në konkurs, atëhere cdo gjë bëhet edhe më emocinouse.
Kiss Fm transmeton në frekuencën 105.7 Mhz dhe është një ndër radiot më të reja ne qarkullim. Formati i radios eshte Top 40, një format që i përgjigjet preferencave të grupmoshave të reja.
“KISS IS FRESH”!
Sikundër vetë radio e formati i saj, edhe fushata promovuese e rradhës ne Kiss FM është e tillë, dhe konsiston në një kontest te quajtur; “Puthja që ndryshoi jeten tuaj”.
Dëgjuesit e radios, vetëm duke dërguar një foto te tyren dhe te personit të dashur duke u puthur, ose një video të puthjes më të gjatë në adresen: kissfmalbania@gmail.com bëhen pjesmarrës.
Video e puthjes më të gjatë fiton udhëtim turistik.
Foto që votohet si puthja më gazmore fiton të drejtën për tu bërë imazh i fushatës së ardhshme promovuese të Kiss Fm.
Foto e puthjës më pasionante fiton një darkë për dy persona në një super restorant peshku me vlerën deri në 10 mijë lek.
Konkurrimi vazhdon deri më 11 Mars 2011, për tu finalizuar më pas nga nje party në të cilën do ndahen edhe cmimet e fituesve.
A nuk është në fund të fundit puthja autografi i dashurisë?
Përvec urimit që të fitoni në këtë konkurs nuk n’a mbetet gjë tjetër vecse t’ju themi: Puthuni gjithmonë sa më shumë, pasi në fund të fundit cdo gjë e bukur nis nga një puthje!
Kthehuni përsëri në periudhën magjike prej një jave( ose dy jave nëse keni qenë më me fat). Ndoshta ju kujtohet kur zhytnit këmbët nën rërë dhe vallëzonit darkave. Mbase më vonë u zhytët sëbashku në një vaskë të nxehtë. Kudo që të keni qenë, kujtimet e muajit të mjaltit ju bëjnë të buzëqeshni… dhe ju bëjnë të pyesni veten se si jeta komplikohet kaq shumë. Ja se si mund ti ktheni kujtimet e muajit të mjaltit në një realitet të përditshëm.
1. SHMANGNI ARGUMENTET ME TEMË PARANË
Sociologia amerikane këshillon se cështjet financiare janë në zemër të shumë argumentave martesore. ” Por gjatë muajit të mjaltit, paraja nuk është temë kaq kryesore”. ” Kjo ndodh gjatë progresit të martesës dhe teksa ndërtohen përgjegjësitë.”Edhe pse nuk mund ti anashkaloni temat financiare mundohuni të qëndroni brënda të së njëjtës faqë që të shmangni argumentat”
2. MËSONI TË FALNI
Gjatë muajit të mjaltit, kishit më shumë dëshirë t’a falnit bashkëshortin se tani? Ditët e para pasi thoni ” Po, pranoj”, ju duket sikur i dashuri juaj është i pagabueshëm. Më pas, jeta vazhdon dhe befas gabimet e tij zmadhohen. Kthehuni përsëri në periudhën ku një ” Më fal”, mbyllte paqësisht një mosmarëveshje.
3. LINI TAKIME JAVORE
Një terapiste amerikane, për martesën dhe familjen thekson rëndësinë e takimeve javore me bashkëshortin tuaj.” Dedikohuni një orë në javë një takimi intim dhe një orë në javë një takimi emocional”- thotë ajo. Lidhjet fizike dhe emocionale janë të barabarta në rëndësi në një martesë, kështuqë duhet ti aplikoni të dyja cdo javë. Koha që ju duhet të kushtoheni për këto takimë nuk është asgjë para problemve të mëdha martesore që do të mund të hasnit
4. BËNI SHUMË SEKS
Nuk është më secret për askënd se muaji i mjaltit n’a fton të relaksohemi, na cliron nga pengesat e ditëve dhe na lidh me partnerin në një nivel fizik dhe emocional. Kjo do të thotë ; shumë seks.” Gjatë muajit të mjaltit cifti ndan një ndjenjë euforike që i bashkon sëbashku. Ato janë të përqëndruar për të bërë qef, të shijojnë njëri tjetrin dhe të zbulojnë jetën sëbashku si një skuadër e bashkuar. Mos e nënvlerosni rëndësinë e seksit në një martesë të shëdetshme dhe nxitëse.
5. SHIJONI INTERESA TË PËRBASHKËT
Ciftet që janë kthyer kohët e fundit nga muaji i tyre i mjaltit janë shumë të emocionuar për të ardhmen e tyre. Kanë kaluar tërë atë kohë duke folur për ëndrrat, qëllimet dhe interesat dhe janë gati t’a ” përqafojnë” jetën sëbashku. Përcaktojini interesat tuaja të përbashkëta dhe kaloni kohë duke i shijuar ato. Qofshin udhëtime, futboll, kamping ose fotografi, kryerja e një aktiviteti që ju pëlqen të dyve do t’ju mbajë të lidhur dhe do t’ju japë dicka që të vazhdoni si cift
6. “MBAHU”
Nuset kur ikin për muaj mjalti depilohen, bëjnë solar, pedikyr, manikyr dhe zbukurohen shumë. Më pas kur kthehen i mer vazhda e jetës. Kthehuni përsëri në muajin e mjaltit duke bërë një përpjekje që të zbukuroheni për burrin tuaj. Teksa perfeksioni nuk është një qëllim i shëndetshëm, mund të vishni fustanin e tij të preferuar, disa pika parfum dhe ndoshta dhe një lule tek flokët tuaj. Ai do t’a vërë re dhe do të ndjeheni dhe ju vetë mjaft e bukur, tama sic u ndjetë në muajin tuaj të mjaltit.
Ekzistojnë shumë teori rreth origjinës së ditës së Shën Valentinit, por më e njohura daton që në kohën e perandorisë Romake, gjatë sundimit të Klaudit të dytë, 270 pas e.s. Klaudi nuk dëshironte që meshkujt e asaj kohë të martoheshin gjate luftës, sepse mendonte se meshkujt beqarë ishin ushtarë më të mirë. Peshkopi Valentin, qëndroi kundra këtyrë dëshirave dhe kreu ceremoni martesore të fshehta. Për këtë arsye, Valentini u arrestua dhe më pas u ekzekutua nga urdhëri i perandorit më 14 Shkurt. Kur ishte në burg i shkroi një shënim vajzës së rojës së burgut duke e firmosur në fund, ” Nga Valentini yt”. Një shprehje mjaft e dëgjuar në këto ditë.
Histori të tjera për ditën e Shën Valentinit
Romakët e vjetër festonin festën fetare të Luperkalias në 14 shkurt në nder të Xhuno-s, mbretëreshën e perëndive dhe perëndeshave romakë. Xhuno ishte gjithashtu perëndesha e femrave dhe martesave.
Shumë besojnë se simboli X, ishte sinonimi i puthjes në kohën mesjetare. Njerëzit të cilët nuk shkruanin dot emrat e tyre firmosnin në sy të një dëshmitari me shkronjën ” X”. Më pas ” X” puthej në shenjë sinqeriteti.
Vajzat e periudhës së mesjetës,hanin ushqime të cuditshme në ditën e Shën Valentinit në mënyrë që të ëndërronin për burrin e tyre të ardhshëm.
Në periudhën mesjetare, djemtë dhe vajzat e reja tërhiqnin emra nga një enë që të shikonin kush do të ishte Valentini i tyre. Më pas e qepnin këtë emër me gjilpërë në mëngë për një javë rresht që t’a shikonin të gjithë. Kjo është dhe origjina e shprehjes ” mbaje zemrën nën mëngë”
Në 1953, mbreti i Anglisë, Henry VII, deklaroi zyrtarisht 14 Shkurtin si dita e Shën Valentinit.
Cokollata
Kazanova, i shumënjohur si ” I dashuri më i madh ” hëngri cokollatë për t’u bërë sa më burrëror.
Mjekët e viteve 1800 këshilluan shumë pacientë të hanin cokollata që të qetësohen për dashurinë e tyre të humbur.
Richard Cadbury prodhoi kutinë e parë të cokollatës për ditën e Shën Valentinit, në fund të viteve 1800.
Në ditën e Shën Valentinit shiten më shumë se 35 milion kuti cokollatash në formë zemre.
Mbi 1 miliard dollar vlerë cokollate blihen në Amerikë ditën e Shën Valentinit.
Lulet
73% e njerëzve të cilët blejnë lule ditën e Shën Valentinit, janë meshkuj, dhe 27 % femra.
15% e femrave amerikane u dërgojnë vetë vetes lule për Shën Valentin.
Trëndafila
Trëndafili i kuq ka qenë lulja e preferuar e Venus-it, perëndeshës romake të dashurisë
Trëndafilat e kuq konsiderohen si lulja e dashurisë sepse ngjyra e kuqe qëndron për ndjenja të forta romantike.
Ditën e Shën Valentinit në Amerikë shiten 189 milion rrënjë trëndafilash
Kalifornia prodhon 60 % të trëdafilave amerikanë, por numri më i madh që shiten atë ditë importohen, më së shumti nga Amerika e Jugut
Rreth 110 milion trëndafila, më së shumti të kuq, shiten dhe shpërndahen brënda tre ditëve të peruidhës së Shën Valentinit
Kartolinat
Rreth një milliard kartolina dërgohën nëpër gjithë botën , atë ditë.
Femrat blejnë atë ditë rreth 85% të kartolinave
Mësuesit marin më shumë kartolina, më pas fëmijët, nënat,gratë,të dashurat dhe kafshët
Faktë të tjera për Shën Valentinin
Përvec Amerikës, Shën Valentini fesothet në Kanada, Meksikë, Angli, Francë, Australi, Danimarkë dhe Itali
Dhurata më fantastike e dashurisë është Taj Mahal në Indi. Është ndërtuar nga perandori Mughal Shahjahan si përkujtimore ndaj gruas së tij
Cdo Shën Valentin, qyteti Italian Verona, ku të dashuruarit e Shekspirit Romeo dhe Zhulieta jetuan, merr rreth 1000 letra adresuar ndaj Zhulietës
Rreth 3% të njerëzve që kanë kafshë shtëpiake, u japin dhurata kafshëve të tyre atë ditë
Në amerikë, 64 % e meshkujve nuk bëjnë plane paraprake romantike për të dashurat e tyre
Ndajini këto fakte me miqtë tuaj. Zemra juaj ndoshta do të jetë vecanërisht i interesuar për faktin e fundit.