Dasma mbreterore e princit William dhe Kate Middleton tashmë është bërë një ngjarje historike. Për ato të cilët mund të kenë humbur dicka, kanë mundësinë të marin vesh cdo gjë pasi detajet e ngjarjeve të tilla bëhen të ditura për mediat.
Përshembull, shumë vajza dëshirojnë të dinë se cfarë manikyri shkon ditën e dasmës. Mendohet se trendi është manikyri French. Po në rastin e Kate ( dhe tashmë Katerina, Duklesha e Kembrixhit) cdo gjë si veshjet makiazhi, aksesorët modelet e flokëvë dhe parfumi janë në formën më të thjeshtë.
Eskpertja e shumënjohur e manikyrit për vipat Marina Sandoval nga Britania, pasi analizoi me kujdes manikyrin e Katerinës gjatë dasmës ,më në fund dha verdiktin, ” Një miks midis dy rozave- Rose Lounge ? 28 nga Bourjois dhe Allure Essie 423.
Përsa i përket parfumit, u bënë të ditura dhe preferencat e princeshës për ditën e saj të madhe. Parfumi është I Michael Boado, pikërisht White Gardenia Petals, Illuminum.
Si prindër të rinj që jeni, keni kaluar 9 muaj duke u përgatitur që të mirëprisni bebin në shtëpinë tuaj. Megjithatë,ndoshta nuk jeni e përgatitur për të kuptuar se kur bebi është sëmurë dhe si të menaxhoni situata të tilla kur ai/ajo ka nevojë për ndihmë. Më poshtë janë 8 shenja sëmundjeje për foshnjat nën 6 muaj, dhe këshilla të përgjithshme se kur keni nevojë vërtet për të thirrur një mjek.
1. TEMPERATURË
Vetë temperatura nuk është sëmundje, por është përgjigja e bebit ndaj një sëmundje- zakonisht ndonjë infeksioni. Telefonojini doktorit nëse foshnja është më i vogël se 3 muaj dhe ka temperaturë rektale mbi 38 gradë, ose nëse bebi juaj është mes 3 dhe 6 muajsh dhe ka temperature mbi 38 e tre gradë Celsius. Edhe nëse temperature është më e ulët se këto, telefonojini mjekut nëse bebi ka skuqje, irritohet,nuk do të ushqehet, mezi mer fryme, qafë të ngurtë, vjellje ose diare të vazhdueshme, dhe tregon shenja dehidratimi.
2. DEHIDRATIM
Dehidratimi mund të ndodhë nëse bebi nuk po ushqehet sic duhet, ka temperaturë, është në një mjedis shumë të ngrohtë, ose ka diare dhe vjellje të vazhdueshme. Mund t’a dalloni dehidratimin nëse bebi ka gojën ose mishrat e thatë, e lag pampersin më rrallë, nuk nxjerr lot kur qan ose kur fontaneli( pjesa e butë në majë të kokës) duket sikur po zhytet ngadalë. Nëse mendoni se bebi është i dehidratuar telefononin mjekun.
3. DIARE
Diarea është e zakonshme tek të miturit, por telefononi mjekun nëse ;shihni gjak në jashtëqijte( e cila mund të duket e kuqe e ndezur, ose akoma më keq, e zezë), bebi bën cicin më shumë se 6 herë në ditë ose nuk pinë lëngje, ose tregon shenja dehidratimi.
4. VJELL
Të miturit zakonisht nxjerrin bështymë, por duhet të shqetësoheni nëse vjell shpesh. Vjellja nuk është serioze nëse ndodh vetëm një ose dy herë. Gjithsesi, nëse ndodh më shpesh, përmban gjak ose është jeshile në ngjyrë, ose nëse bebi duket i dehidratuar, telefononi mjekun.
5. VËSHTIRËSI NË FRYMARRJE
Nëse bebi ka probleme në frymarrje, duhet të telefononi mjekun urgjentisht.
Shenjat e mëposhtme tregojnë se bebi ka probleme me frymarrjen:
Bebi merr frymë më shpesh se zakonisht
Indi midis brinjëve, poshtë dy kockave të shpatullave, ose në pjesën e sipërme të barkut thithet brënda kur bebi merr frymë.
Koka e bebit rri e varur
Buzët ose lëkura e bebit merr ngjyrë të kaltërt.
6. SKUQJE,RRJEDHJE OSE GJAKDERDHJE
Nëse kërthiza e bebit tuaj ose penisi i skuqet, ka rrjedhje ose nxjerr gjak, njoftoni menjëherë mjekun. Këto janë shenja të një infektimi.
7. PUCRA
Pucrat( me skuqje lëkure), janë normale tek bebet, por telefonojini një mjeku nëse pucrat mbulojnë një pjesë të madhe, sidomos në fytyrë, ose shoqërohet nga temperaturë, rrjedhje, gjakderdhje ose enjtje, ose nëse pucrat duken të infektuara.
8. TË FTOHTIT
Infeksione të frymëmarrjes shkaktohen nga një virus dhe janë të shpeshta tek të miturit. Zakonisht zgjasin 1 ose 2 javë duke u shoqëruar me rrjedhje hundësh, temperaturë dhe oreks të dobët për disa ditë, dhe një kollë që mund të zgjasë 2 deri në 3 javë. Simptoma më të rënda kërkojnë kujdesin e mjekut.
Telefonojini mjekut nëse:
Temperatura e bebit është më e lartë se 38 për të miturit nën 3 muaj ose më e lartë se 38 e tre për të miturit midis 3 dhe 6 muaj.
Nëse bebi ka skuqje dhe vështirësi në frymarrje përshkruar si më sipër.
Bebi juaj grindet dhe qan shumë.
Kolla e bebit tuaj është e rëndë e nuk pushon, ose nëse nxjerr dhe gjak.
Bebi po vjell.
Simptomat e bebit zgjasin më shumë se 2 javë..
Së fundmi, në të gjitha rrethanat, në qoftë se ju jeni shumë e shqetësuar pasi fëmija juaj duket me të vërtetë i sëmurë, besojini instinkteve tuaja dhe thirrni mjekun.
Besoj se të gjithë keni dëgjuar që ushtrimet fizike duhet të jenë një aktivitet i panegociushëm sic është larja e dhëmbëve. Për t’u ushtruar, ka femra të cilat kanë mundësinë të zgjohen që në orën 5 të mëngjesit dhe të vrapojnë deri 8 km, disa të tjera preferojnë të djersijnë pas orës 5 së mëngjesit, ndërsa disa të tjera pak më vonë ose fare. Por pyetja e madhë shtë: Ka rëndësi se në cfarë ore ushtrohemi? Si është më mirë: ushtrime në mëngjes apo në darkë?
Zbulimet janë të dy anshme. Një studim nga Universiteti Bangor sygjeron se ushtrimet janë më mirë në mëngjes për femrat që kanë punë stresuese. Fiziologët kanë gjetur se edhe pse lodhja mendore pas punë nuk ndikon muskujt, është më mirë të trajnoheni në mëngjes kur mëndja është e freskët.
Në anën tjetër, ushtrimet e darkës mund të jenë më të mira.Nga një universitet mjeksie u gjet se ushtrimet pasdite ndihmojnë në përmisimin e cilësisë së gjumit.
Për të dhënë një përgjigje më të qartë për këtë cështje trajneria e Hollovudit Ashley Bordon jep këshillat e mëposhtme.
Ndiqni qëllimin tuaj
Jo të gjitha ushtrimet mund të bëhen në mëngjes, kështuqë nuk keni përse të ndjeheni fajtorë nëse nuk keni mundësi ti bëni të tëra. Sipas Borden, koha kur duhet të ushtroheni duhet të përkojë me qëllimin tuaj.
” Nëse doni të humbisni dhjam, është më mirë të ushtroheni në mëngjes me stomak bosh”- këshillon ai. ” Ushtrimet e nxemjes janë më të mira në mëngjes, dhe mund të bëni ushtrime për të përforcuar muskujt mbasdite. Por nëse doni ngrini pesha në mëngjes është e domosdoshme që ta nxehni trupin përpara.”
Gjeni orët tuaj të arta
Eksperimentoni duke u ushtruar në kohë në ndryshme të ditës që të kuptoni kur është më mirë për ju. Në momentin që e keni gjetur orën tuaj të artë, do të keni më shumë dëshirë të punoni dhe të shikoni rezultate më të mira.
“Meqënëse une e kontrolloj orarin tim, jam trajnuar cdo ditë nga ora 5 e mëngjesit deri vonë në darkë, por kam zbuluar se mbasditja është orari im përfekt. Niveli im i energjisë është i lartë dhe ndjej se trupi më është nxehur përderisa kam kohë që jam në lëvizje.”
Përzjejini ushtrimet
Pa marë parasysh cfarë kohe dëshironi të ushtroheni, të kryerit e ushtrimeve të ndryshme në rutinën tuaj do t’ju mbajë të motivuar që të lëvizni.
Një arsye tjetër përse Bordon preferon të ushrohet mbasdite është sepse ushtrimet e ndihmojnë të ndajë ditën dhe ndihet shumë mirë mendërisht. Gjithashtu asaj i pëlqen të përzjejë rutinën.
“Sot ushtrimet e mija janë mjaft mirë të balancuara. E ndaj orën në 10 minuta hapa në vënd, 20 minuta nxemje aktive dhe 30 minuta ushtrime intensive. Bordon shpjegon se në ditë të ndryshme i alternon ushtrimet.
Jini fleksibël
Fleksibiliteti nuk bën mirë vetëm për trupin, por ndihmon dhe për arritjet tuaja në fitnes. Ushtrohuni cdo kohë të ditës, pra mos prisni derisa t’ju vijë koha e më pas të mos keni kohë fare. Edhe nëse keni kohë vetëm për strecing( tërheqje) në fund të fundit është më mirë se sa të mos bëni asgjë.