Archive for the Këshilla Category

10 këshilla si të parandoloni mbingrënien në restorante

Posted: July 1, 2011 Category: Këshilla

Nuk ka kënaqësi më të madhe se të ngrënit në verë më bashkëshortin ose një miken/mikun tuaj në një restorant të këndshëm. Ka shumë pjata interesante për të provuar dhe shumë restorante të reja për të zbuluar nëse do të shkoni diku për pushime. Por ka një problem! Ushqimet e restorantit nuk duhet të ndryshojnë principet tuaja për një ngrënie të shëndetshme.

ushqim

Andrea Orbeck, eksperte e ushqimit dhe instruktore fitnesi këshillon :
1. Zgjidhni ushqime që gatohen në zgarë, në avull, ose piqen dhe jo të skuqura pasi përmbajnë shumë yndyrna të dëmshme.
2. Kontrolloni porcionet. Përshembull, një porcion normal mishi është sa madhësia e letrave të bizhozit, ose një sapun, ndërsa peshku mund të ketë madhësinë e një çeku.
3. Kërkoni që salcat të shërbehen vecmas, në mënyrë që të kontrolloni se sa vini .
4. Nëse porosisni sushi, kërkonii orizin kaf..
5. Gjithmoni kërkoni që tek pjatat ku ka patate dhe bukë të zëvëndëosohen me perime.
6. Kërkoni që buka të vijë pas sallatës që të mos hani shumë bukë.
7. Nëse porosisni makarona ose ushqime fast foodi, kërkoni që gjysën e porcionit t’jua mbledhin që t’a merni me vete. Do të shikoni që do kënaqeni dhe me gjysmën.
8. Gjatë ngrënies, pini ujë me limon( lëng limoni plus ujë dhe akull), do t’ju ndihmojnë të digjni kalori ekstra.
9. Kontrolloni sasisnë e alkoolit. Nuk ka rëndësi cfarë pini: birrë, vere- gjithmonë do të thotë shumë kalori. Alkooli përmban gati dyfishin e karbohidrateve dhe proteinave të pijeve të zakonshme, dhe kjo shkon afro 7 kalori për gram.
10. Shikoni sesi quhen pjata. Ndonjëhere ka fjalë tek titujt, tek menuja, që tregojnë përmbajtje më të lartë yndyrnash ose kalorish. Përshembull fjalë si ; Shumë të skuqura, të skuqura në tigan, me gjalp, me krem, crispy, me djath, me pana.

Vizitorët kërkuan për:

  • si ti rrisim gjoksin
  • si ti dredhim floket
  • si te rrisim gjoksin ne menyre natyrale
  • si te dredhim floket

Si të pastroni një frigorifer

Posted: June 21, 2011 Category: Këshilla

Fëmijët kanë nevojë për vëmëndjen tuaj; bashkëshorti juaj ju pyet, ” Cfarë ka për darkë”? Hapni frigoriferin dhe ja ku jeni ballë për ballë më një aromë mjaft të keqe. Sa ka pula aty brënda? 3 ditë apo më shumë se një javë ?
A e dinit se po të mos e pastroni frigoriferin tuaj rregullisht mund të sëmureni? Pra kur duhet t’a pastroni atë dhe sa shpesh? Ekspertët pranojnë se duhet ti bëni një pastrim të mirë një herë në muaj. Ndiqni këto këshilla hap pas hapi për një frigorifer më të pastër dhe një familje të shëndetshme.

frigoriferi

HAPI I PARË: PËRGATITJA
Në fillim, fikni temperaturën në pozicionin “off” të frigoriferit tuaj. Në këtë mënyrë frigoriferi nuk do të nxjerrë ajër të ftohtë teksa e pastroni atë. Frigoriferi do jetë i hapur për pak kohë, dhe kjo eleminon nevojën për të përdorur më shumë elektiricet sec duhet.
HAPI I DYTË : HEQJA
Përpara se të filloni të pastroni, hiqni të gjithë ushqimet dhe cdo gje tjetër nga frigoriferi. Hidhni cdo ushqim të vjetër ose të skaduar në kosh. Vëreni ushqimin e freskët në një frigorifer portabël të mbushur me akull, teksa pastroni. Hiqni gjithë pjesët e frigoriferit të lëvizshme, si psh vendi ku vihen vezët. Vendosini ato menjëherë në një lavaman të pastër me ujë me sapun dhe lajini ato. Sigurohuni qe ti shpëlani mirë.
HAPI I TRETË: FILLONI PASTRIMIN
Mënyra më e thjeshtë për të pastruar pjesën kryesore të frigoriferit është thjesht të përdorni ujë të ngrohtë me sapun dhe ti jepni cdo sipërfaqeje një leckë të mirë. Varet se cfarë preferoni të përdorni, por shumë mirë funksionojnë  dhe solucioni ; uthull me ujë , ose dhe sodë buke me ujë.
Sigurohuni që të parandaloni ndotjen e tërthortë dhe mos harroni që të mos përdorni të njëjtin sfungjer ose leckë që përdorni për të pastruar nga jashtë frigoriferin, dhe për t’a pastruar nga brënda. Filloni nga pjesa e sipërme e frigoriferit e deri poshtë; në këtë mënyrë cdo pikë nga solucioni që përdorni do bjerë poshtë dhe jo tek pjesët që po pastroni.
HAPI I KATËRT : DORA E FUNDIT
Thani mirë pjesën e brëndshme dhe vendosni gjithë pjesët e frigoriferit që latë më parë. Lëreni derën hapur për 30 deri 60 minuta përpara se të vini ushqimet dhe mos harroni të ndizni temperaturën më pas.
Për pjesën e jashtme të frigoriferit, mund të përdorni të njëjtin solucion.

Vizitorët kërkuan për:

  • si pastrohet shtepia
  • si te pastroj shtepin
  • si ta pastroj shtepine
  • FRIGORIFER

6 këshilla që fëmijë tuaj të mos zihen më

Posted: February 26, 2011 Category: Këshilla

Nuk është e thjeshtë të qetësoni fëmijët kur bërtasin me njëri tjetrin ,ofendojnë dhe i gjuajnë njëri tjetrir. “Mjaft”- bërtisni ju, dhe duket sikur askush nuk ju dëgjon. Si mund ti bëni fëmijët të sillen mirë me njëri tjetrin?

mami dhe femija

BËHU MODEL
Ka një të vërtetë të hidhur kur bëheni prind: nuk fshihni dot gjë nga fëmijët. Mos e keni zakon të hani mbi lavaman? Cfarë po bën vajza/djali 12 vjec tani? Oh, pa shiko, dhe ai po ha mbi lavaman, i bërtet, e shan? Përdor sarkazëm gjatë tërë ditës?
Fëmijët kanë si model cfarë shohin.Ndoshta fëmija juaj ia mer lodrat të tjerëve, pickon, gjuan? Të gjithë fëmijët i zbulojnë këto sjellje.Por nëse fëmija juaj ka të njëjtat probleme si mësipër, bëj një hap pas e shiko më mirë shëmbullin që po u jep. Në fjalë të tjera, nëse dëshironi të nxisni dashamirësinë tek fëmija juaj, duhet të praktikoni mënyrën kur bëni moral.

KONTROLLO TONIN
Kur jeni pa humor, filloni të bërtisni? Kur argumentoni me bashkëshortin, e ngrini zërin? Ja një këshillë e thjeshtë: mbajeni tonin të respektueshëm. Pra flisni me ze të ulët. Është e vështirë për t’u mbajtur mend por fokusohuni tek kjo pikë për një javë a më shumë. Me kalimin e kohës, fëmijët tuaj, do t’a vënë re dhe do t’a kopjojnë këtë sjellje.

PRAKTIKO EDUKATËN
Bëje rregull se askush në shtëpi nuk mund të kërkojë gjë- pampers, një laps, darkë, cfarëdo- pa vendosur fjalën të lutëm në fund të kërkesës.” Ndrroje kanalin, të lutem”, ” Më jep pak kripën të lutëm”, “Mblidhini lodrat, ju lutem”. Është dicka automatike por bën një ndryshim. Dhe kurdo që dikush ju jep dicka, ose bën dicka për ju, thuajini faleminderit. Gjithmonë. Fëmijët do t’a ndjekin këtë mënyrë.

NXISNI NDJESHMËRINË
Tërhiqeni ” Të thashë” dhe nxitini ndjeshmërine fëmijëve kur bëjnë gabime, kur lëndojnë veten, ose gjatë pengesave të jetës.  Në vënd që ti thoni” Ja kshu të ndodh kur nuk dëgjon dhe nxitohesh”, kujdesu për plagën, e thjesht thuaj ” Boo, sa do të të ketë dhembur”!
Demonstrojeni dashurinë menjëherë. Po është pikërisht dashuri kur i thoni fëmijëve të marrin cadrën me vete, e nuk dëgjojnë qaravitjet tuaja. Pra thojini” Të dua shumë”, të paktën njëherë në ditë. Nëse ju duket jo normale, atëhere ky është problem juaj. Fëmijët tuaj duhet të dëgjojnë që i doni. Cdo ditë, disa herë.

BËNI ROLIN
Dëshironi të dini si ju sheh fëmija juaj më i vogël? Luani rolin pak. Thuajini “Ti je mami, kurse bebi vogël jam unë( ose vajza ose djali). “Më pas uluni dhe shihni se si fëmija ju sheh”.

SHPËRBLEJENI MIRËSINË
Mirësinë e fëmijëve tuaj mund t’a shpërbleni. Kjo nuk do të thotë ti jepni “ryshfet” fëmijëve që të jenë të mirë me njëri tjetrin, por vijeni në dukje kur janë.Të vegjlit tuaj ndajne cdo gjë? Lavdërojini ato, dhe bëni një ekskursion sëbashku. Djali juaj adoleshent ofroi ta cojë motrën me makinë në supermarket? Falenderoje, dhe jepi ca para për naftë.
Mirësjellja është vendimtare. Merrni kohën e mjaftueshme që t’a nxisni atë në shtëpinë tuaj, dhe dije që je dukë bërë pjesën tëndë për të krijuar një botë më të ndjeshme.

Vizitorët kërkuan për:

  • keshilla per femijet
  • keshilla per femije
  • modele të fëmijëve
  • modele flokesh per vajza adoleshente

Si të dilni bukur në foto duke buzëqeshur

Posted: February 21, 2011 Category: Këshilla

A keni një buzëqeshje pa shkëlqim në fotografi? Më poshtë janë disa këshilla që si të nxirni në pah buqëqeshjen tuaj më të mirë gjithmonë.

buzeqeshje

KËSHILLA BUZËQESHJE NGA NJË DENTIST
Dr. Jeff Evans, një dentist estetik i cili ka punuar me vipa dhe aktorë të Broadway-t thotë se një buzëqeshje e bukur fillon me një shikim në pasqyrë.
“Thjesht filloni të praktikoni buzqëshjen përpara pasqyrës me dhëmbët pak të ndarë, sikur jeni shumë e emocionuar për dicka”- thotë ai. Do tregoni më shumë dhëmbë të bardhë, sepse dhëmbët e poshtëm nuk do të fshihen mbrapa të sipërmeve ,dhe buzëqeshja juaj nuk do të duket e sforcuar.
Që të keni një buzqëshje edhe më xixëlluese, njomini dhëmbët përpara fotos. Mund të shtoni edhe më shumë shkëlqim nëse vini pak shkëlqyes në qëndër të buzës së poshtme.

KËSHILLA TË TJERA NGA DOKTORI:
Shmangni buzëqeshjet e gjëra nëse keni buzë të trashë lart. “Buzëqeshni aq sa të tregoni dhëmbët, por jo aq sa ti holloni buzët. Nëse buza e sipërme është e hollë, buzëqesh aq sa dy anët poshtme të dhëmbëve të lartëm të prekin buzën e poshtme. Impakti vizual i dhëmbëve të sipërm i kombinuar me buzën e poshtme do t’a heqë vëmendjen nga buza e hollë lart.
Ju duken shumë mishrat ose ngjyrë e kontur të parregullt? Atëhere praktikohu me buzëqeshjen që mbulon pjesën e sipërme.

PROVONI “HILE” MAKIAZHI
Buzkuqët me nuance lejla dhe të kuqe dhe nëntone blu, gjithashtu nxirësit që duken me shumë kafe se gold i bën buzëqeshjet të duken më të bardha. Ngjyrat ciklamin dhe të kuqërremta i bëjnë dhëmbët më të verdhë. Ngjyra trëndafili ose roza e lehtë zakonisht ofrojnë kontrast.

BUZËQESH SIPAS FORMËS SË FYTYRËS
Po ashtu si modeli i flokëve që keni zgjedhur, buzëqëshja më e bukur varet nga forma e fytyrës tuaj. Në përgjithësi, njerëzve me fytyrë ovale u shkon cdo lloj buzëqeshje. Ato njerëz me fytyrë më të gjatë, ose më vertikale, duken më bukur me buzëqeshje që nxjerrin në pah aspektin horizontal të dhëmbëve të tyre. Për fytyrat më rrombullake ndodh e kundërta: një buzëqeshje e gjatë balancon gjërësinë e fytyrës. Një buzëqeshje e gjerë ndihmon një fytyrë katrore të duket më ovale.

MENDO PËR PERSONIN E ZEMRËS
Sa gjërësisht buzëqeshim kur jemi vërtet të lumtur në atë moment. Disa njerëz e kanë të pamundur të bëjnë një buzëqeshje false. Por mund t’a “gënjeni” veten duke menduar për dikë që doni shumë ose dicka qesharake.

MERR DHE NXIRR FRYMËN
Nëse nuk mund të përfytyroni imazhin e dickaje qesharake ose dikë që doni, provoni të merrni frymë dhe të buzëqeshni kur e nxirrni frymën. Do t’ju relaksohen muskujt e fytyrës dhe do t’ju japin një buzëqeshje edhe më natyrale.

SYTË THONË GJITHCKA
Shumë njerëz mendojnë se celësi i një buzëqeshje natyrale janë sytë e rrudhur. Mbajeni mënd këtë kur të pozoni për fotografi: Mund të duket buzëqeshja me ngritjen tek sytë. Që të ndjeheni më mirë, praktikohuni para pasqyrës duke e mbuluar gojën dhe shihni vetëm sytë kur buzëqeshni.

LARGOJENI GJUHËN
Fytyra do t’ju reklaksohet shumë nëse e vini gjuhën mbrapa dhëmbëve teksa buzëqeshni.

Vizitorët kërkuan për:

  • si te dukem e bukur
  • si te dukem bukur
  • si te duket fetyra e bukur
  • syte dhe buzet te aktoreve me te bukura

Lista e plotë për një intervistë të suksesshme

Posted: February 19, 2011 Category: Këshilla

Sekreti i një interviste të suksesshme është të jesh i/e përgatitur. Nuk ka rëndësi se sa i/e përgatitur jeni, lista e plotë do t’ju ndihmojë të mbani mënd disa gjëra mjaft të rëndësishme.

intervista e punes

PËRPARA INTERVISTËS
______ Sigurohuni që rezymeja juaj të jetë e kohëve të fundit dhe e fokusuar në nevojat e kompanisë.

______Kini një listë të kohëve të fundit të referencave që përfshijnë ato që ju përfaqsojnë ju, arritjet tuaja dhe potencialin tuaj të karrierës.
______Bëni kërkim për kompaninë dhe drejtuesit që do të takoni.
______ Përdorni njohuritë nga kërkimi që do bëni që të përgatisni komente dhe pyetje të zgjuara rreth kompanisë.
______ Parashikoni pyetjet që do mund t’ju bëjnë dhe përgatisni përgjigjet.
______ Planifiko si do të mbushësh boshllëqet në njohuri dhe aftësi, nëse ju pyesin.
______ Përgatitu të shpjegosh sesi mund të përfitojnë nga rrejti juaj profesional.

______Ki përgjigjet sesi qëllimet tuaja afatgjata i përshtaten kompanisë së tyre
______Bëj gati një kostum profesional që është i përshtatshëm për pozicionnin që po aplikoni. Rrini larg veshjeve mjaft trendy, që ekspozon lëkurën, ngjyra të ndezura me bizhuteri të ekzagjeruara dhe rrini larg të zezës së errët.
______ Praktikë, praktikë dhe vetëm praktikë. Përsëriti pyetjet dhe përgjigjet përballë pasqyrës.
______ Shqyrto vendodhjen e intervistës dhe gjej rrugën më të shkurtër për të shkuar atje, që të jeni në kohë ditën e intervistës.
______ Bëni një gjumë të mirë.

ATË MËNGJES
______ Hani një mëngjes të lehtë
______ Mos hidhni parfum të fortë ose makiazh të rëndë..
______ Mbani një palë geta ekstra në cantë.
______ Dilni pak më herët që të arrini në kohë dhe të qetë.

GJATË INTERVISTËS
______ Arrini në kohën e duhur.( Mjaft e rëndësishme)
______ Fikni celularin
______ MOS përtypni cëmcakëz.
______ Jini e/i dashur me recepsionisten. Kjo është pjesa jo zyrtare e intervistës.
______ Kur të jepni dorën buzëqeshni dhe shiheni në sy personin tjetër.
______ Mbaji në mënyrë të rregullt referencat dhe rezymen në dosje, duke treguar kështui paraqitjen e një personi mjaft të organizuar.
______ Mbani kontakt me sy gjatë intervistës. Mos shihni kurrë poshtë.
______ Dëgjo me kujdes që të japësh përgjigjet e duhura.
______Shmangni diskutimet për jetën tuaj personale. Bëj një bisedë profesionale.
______ Ji i/e siqertë
______ Përqëndrohu në bisedat për kompaninë dhe temat që kanë lidhje me pozicionin tuaj.
______ Mos fol shumë- por as pak fare.
______ Shmangni xhestet e tepërta me duar kur flisni.
______ Përdorni gjuhë profesionale me gramatikë të rregullt, dhe shmagni zhargonet.
______ Gjeni balancën e duhur midis të qënurit entusiast dhe pozitiv, duke mbetur brënda kornizës së profesionistit.
______Flisni ngadalë dhe shqiptojini mirë fjalët. Zakonisht folësit e shpejtë duken më nervozë.
______ Mos trazoni ose të luani me mjete si stilopasa ose syzet.
______ Jini të kujdesshëm që të mos dukeni kryelartë, arrogantë dhe të tepruar.
______ Të mbani shënime lë shije të mirë, por sigurohuni të bëni kontakt me sy dhe të mos i mbani sytë ngjitur të letër.
______ Me shumë takt qëndroni larg cështjeve negative të kaluarës. Qëndroni pozitivë.
______ Mos flit kurrë keq për shefat e kaluar ose kolegët.
______ Mos rrini në ankth për rrogën dhe përfitimet. Këto janë cështje të një interviste tjetër.
______Theksoni gjuhë të huaja ose veti që zotëroni.
______ Mos harroni, t’a përfundoni intervistën me një shtrëgim dore, buzëqeshje dhe një koment pozitiv se si prisni të takoheni në një takim tjetër që të mësoni më tepër për kompaninë.

PAS INTERVISTËS
______ Menjëherë shkruani një shënim duke falenderuar intervistuesin dhe duke shprehur shkurtimisht pse jeni njeriu i duhur për atë pozicion.
______ Shqyrtoni këtë listë që të shihni cfarë nuk bëtë që të jeni të përgatitur për intervistën tjetër.
Mos harroni, kur shkoni në një intervistë po komercializoni produktin më të rëndësishëm në botë- VetenTuaj. Mos harroni asnjë “hile” në “shitjen e vetes tuaj” në mënyrën më të mirë të mundshme. Ekspertët thonë se 93% e komunikitimit është jo verbal, pra nuk ka rëndësi vetëm ajo cfarë thoni, por gjithashtu mënyra se si e prezantoni veten. Mjafton vetëm nje gabim i vogël mund t’ju kushtojë pozicionin që mezi prisnit. Bëni detyrat dhe përgatituni… dhe në fund sigurisht që do të jeni ju fituesi.

Vizitorët kërkuan për:

  • si te aplikoj per pune
  • interviste pune
  • aplikimi per pune
  • modeli i nje interviste

10 gabime kur lani rrobat

Posted: February 17, 2011 Category: Këshilla

Facoleta në lavatrice? Kontrollo. Corapet e bardha të bëra rozë? Të gjithë jemi gjendur në këtë situatë. Një corape e vetme? Po. Lexoni më poshtë që të zbuloni 10 gafat e larjes dhe shihni si mund ti shmangni ato.

SHTRYDHJA
Gradimi i lavatrices në temperaturë shumë të lartë, ose të lini pulovrën tuaj të preferuar në tharje shumë gjatë mund të cojë në tkurrje të rrobave. Në mënyrë që t’a riktheni në gjëndjen e parë, shtoni 3 lugë gjelle balsam flokësh në një legen me ujë në temperaturën e dhomës dhe zhyteni në legen pulovrën për 5 minuta, e më pas tërhiqini me kujdes fibrat që të marë formën fillestare. Thajeni me një peshqir të thatë.

10 gabime kur lani rrobat

HARRONI RROBAT NË THARJE
Ky është gabimi më i shpeshtë që ndoshta bëni kur lani rrobat. Nëse i lini rrobat shumë gjatë në tharje, ka shumë mundësi që të jenë gjithë rrudha kur ti vishni. Që ti rregulloni menjerë, vendosini rrobat dhe njëherë në tharje dhe fusni dhe një peshqir të lagur me to’.

NUK LEXONI ETIKETAT
Lexoni gjithmonë etiketat e produkteve dhe rrobave që do të lani. Neglizhimi do të conte në rroba të tkurrura dhe të dëmtuara.

KU JANË CORAPET?
Cuditërisht corapet zhduken gjithmonë në vrimën e zezë e misterioze të lavatrices. Mbrojini ato duke i futur në qese rrjetë. Nëse gjeni ndonjë corape ” të vetmuar”, vërini në një legen në dhomë derisa ti gjeni shokun.

PËRDORNI SHUMË DETERGJENT
Shumë njerëz hedhin shumë detergjent në lavatrice, duke rezultuar në rroba të pista dhe lavatrice të prishura. Lexoni gjithmonë etiketat e detegjentëve që të dini sa të hidhni. Lavatricet e mira zakonisht përdorin më pak detergjent se lavatricet standarte

GABIME NË KLASIFIKIM
Klasifikimi i gabuar mund t’ju kthejë bluzën e bardhe tërë njolla. Blini 3 kosha që t’ju ndihmojnë ti ndani në mënyrën e duhur të errëtat, të bardhat dhe ngjyrat para se ti fusni në lavatrice.

KUR HARRONI TË ZBRAZNI XHEPAT DHE TË MBYLLIN ZINXHIRËT
Sigurohuni që të kontrolloni xhepat, për buzkuq, shami dhe monedha.Gjithashtu mos harroni të mbyllni zinxhirët dhe cdo gjë tjetër që mbërthehet .

LAVATRICE TË TEJMBUSHURA
Ndoshta mendoni ja dhe këto xhinset dhe do e vë përsëri. Mos e bëni këtë gjë. Lavatricet e tejmbushura përfundojnë në rroba më të pista ose edhe në një lavatrice të prishur.

KUR HARRONI HEQËSIN E NJOLLAVE
Kur një njollë ndjen nxehtësinë e tharjes, atëherë vendoset akoma dhe më shumë dhe bëhet edhe më e vëshitrë për t’u hequr. Blini një heqës njollash në from stik, spray ose dhe detergjent enkas që mund t’a hidhni në lavatrice.

ERA MYK
E vutë lavatricen përpara se të mbaronit disa porosi dhe kur ktheheni në shtëpi vjen një erë e keqe. I latë përsëri rrobat në lavatrice shumë gjatë. Që të hiqni erën, rijalini rrobat me një porcion zbardhues për të bardhat, ose një zbardhues TË SIGURTË për ngjyra.

Vizitorët kërkuan për:

  • heqja e njollave nga rrobat
  • njollat ne rroba
  • heqja e njollave
  • njolla ne rroba

Për ato që ju doni aq shumë

Posted: January 14, 2011 Category: Këshilla

Fëmijët zënë një rol kyc në jetën e cdokujt.  Duke mos dashur ti “lëmë pas dore”, në këtë postim kemi shtuar disa skica për ti printuar, që fëmijët tuaj mund ti ngjyrosin sipas dëshirës.

arushi
elefanti
flutura
kukulla
kukulla
peshku
princesha
princesha
xhuxhat
zana

Vizitorët kërkuan për:

  • Kukulla Barbi
  • kukulla
  • flutura te bukura
  • sipas deshires

Ngjyrat e duhura për cdo dhomë të shtëpisë tuaj

Posted: January 12, 2011 Category: Këshilla

Mbase nuk ekziston një ngjyrë definitive përfekte për dhomat në shtëpinë tuaj, por ekzistojnë disa këshilla dhome gjumiqë mund të ndiqni për të bërë disa zgjedhje të mira të ngjyrave. Përvec se dhoma do të përdoret, duhet të keni kujdes me ndricimin e saj, përmasat e saj dhe preferencat tuaja personale të ngjyrave përarpara se ti zgjidhni ato.

Ngjyrat për dhomën e ngrënies
Kur ju duhet të zgjidhni ngjyrat për dhomën e ngrënies, tonet e tokës janë zgjeshja e shumë njerëzve. Këto ngjyra, jo vetëm transmetojnë ngrohtësi, por janë dhe shumë të gjithanshme. Nëse do të përdornim psikologjinë e njyrave, ngjyrat si e kuqja dhe portokallia mendohet të jenë stimuluese dhe thuhet se rrisin oreksin e një personi. Nga një këndvështrim tjetër, bluja mendohet t’jua heqë oreksin, dhe për këtë arsye nuk këshillohet si zgjedhje për dhomën e ngrënies.

Ngjyrat për kuzhinën
Kur të zgjidhni ngjyrën e kuzhinës, mënyra më e mirë është të përdorni si udhërrëfyes ngjyrën e bufeve, për faktin se janë pikërisht bufetë vecoritë më të shtrenjta të asaj dhome. Ngjyrat më të famshme për t’u përdorur në kuzhinë përfshijnë ngjyrat e tokës, si kafe, pjeshkë dhe e verdhë. Ngjyrat e forta si tulla mund ti shkojnë kuzhinës, sidomos nëse përdoret me ngjyra neutrale.
Shpesh thuhet se ngjyrat më të mira për kuzhinën janë jeshilja dhe bluja, sidomos në ngjyrat më të hapura.

Ngjyrat për dhomën e ndenjes

Ngjyrat e dhomës së ndenjes zakonisht zgjidhen duke marë në konsideratë përmasat dhe ndricimin e përgjithshëm të dhomës. Gjëndja shpirtërore që dëshironi të arrini është një fakt tjetër i rëndësishëm. Ngjyrat e lehta e bëjnë dhomën të duket më e madhe, por edhe nëse përdorni ngjyra të errëta do të ishtë shumë bukur, sepse ato i japin dhomës një pamje të rehatshme.
Ngjyrat e ngrohta, qofshin ato të lehta si bezha, ngjyrat krem si në të verdhë mund ti shtojnë dhomës një pamje të ngrohtë dhe mikpritëse, teksa ngjyrat e ftohta si gri i japin një pamje më formale. Ngjyrat e forta si e kuqe e ndezur nuk jane zgjidhje të mira për dhomën e ndenjes, pasi janë mjaft stimuluese, por ngjyrat si gështenje dhe vishnje e bëjën dhomën edhe më interesante.

Ngjyrat për banjon
Kur të zgjidhni ngjyrat për banjon, merrni në konsideratë efektin e përgjithshëm që dëshironi të arrini. Ngjyrat e lehta dhe nuancat natyrale si blu e hapur, jeshile e hapur dhe ngjyrat e lehta të tokës janë përdorur shumë vitet e fundit, sepse krijojnë ndjesi relaksuese spa.
Mundohuni të shmangni ngjyrat e forta të errëta nëse keni banjo të vogël, sepse këto ngjyra thjesht e bëjnë dhomën të ngjajë më e vogël. Gjithsesi, ngjyrat më të errëta mund të përdoren që të krijojnë efekte dramatike. Meqënënse dhoma juaj është e vogël, cdogjë që i përshtatet shijes tuaj është në rregull.

Ngjyrat për dhomën e gjumit
Mënyra më e mirë për dhomën e gjumit, është zgjedhja e ngjyrave relaksuese si tonalitet e blusë, jeshiles dhe ngjyrat e lehta të tokës. Mundohuni të shmangni ngjyrat e shndritshme si e kuqja, e verdhë e ndezur ose nuancea të tjera të forta, të paktën kur keni sipërfaqe të mëdha, sepse janë shumë stimuluese për një dhomë qetësimi sic është dhoma e gjumit. Gjithsesi, mund të krijoni dhe pamje romantike me ngjyra si vishnje, pjeshkë, korale ose nuancat roze.

Vizitorët kërkuan për:

  • ngjyra per shtepi
  • ngjyra per dhoma gjumi
  • ngjyra per dhoma
  • ngjyrat e dhomave

7 gjëndjet e lumturisë

Posted: December 12, 2010 Category: Këshilla

lumturiaShkenctarët australianë kanë publikuar kohët e fundit në një revistë të njohur shkencorë listën e ” përbërësëve” të nevojshëm për një person që të ndjehet vërtet i lumtur dhe gjithashtu komentuan në listën e kushteve për lumturi.

Sipas tyre lista duket si më poshtë:
1. Stil jetese të shëndetshme
2. Mundësi për të ëndërruar
3. Vendosja e qëllimeve të duhura
4. Besimi në realizimin e qëllimeve dhe shpresave
5. Puna e duhur
6. Pjesmarrja në jetën sociale
7. Zgjedhja e duhur e partnerit të jetës
Përsa I përket “përbërësit” të fundit, autorët shprehën besimin se në fakt zgjedhja e duhur e partnerit është një përbërës thelbësor për t’u ndjerë mirë me veten sepse mospërputhja psikologjike në një familje zakonisht çon në dështim të të gjithë sferave të jetës, por duke kuptuar se ju keni shpatulla të forta që ju përkrahin n’a bën të ndjehemi të sigurt dhe të qetë, dhe kjo në vetvete është një garanci e suksesit- theksojnë psikologët.
Cuditërisht, mirëqënia materiale nuk përfshihej në listën e përbërësve “të lumturisë”: Sipas autorëve paraja është thjesht një komponent dhe pasojë e mjetit 5( puna e preferuar), dhe  paraja e vetme nuk ndikon në ndjenjën e lumturisë.

Vizitorët kërkuan për:

  • si te jem e lumtur
  • shkenctaret e njohur
  • si te jem te lumtur
  • si te jem i lumtur

Mosha e duhur për to folur me fëmijët rreth seksit

Posted: November 5, 2010 Category: Këshilla

adoleshente

Sipas një studimi të fundit, 40 % e adoleshentëve amerikanë bëhen seksualisht aktivë përpara se të mësojnë për seksin nga prindërit e tyre. Ky fakt I bëri shkenctarët të mendojnë se prindërit e sotëm vonojnë shumë për të folur rreth seksit.
Studimi I kryer nga psikologët përfshiu më shumë se 140 familje.

Prindërve dhe fëmijëve të tyre me moshë midis 13 dhe 17 i’u pytën një shumëllojshmëri pyetjesh në lidhjë me seksin. Pyetësori përfshiu pyetje si ” Si ngel një femër shtatzanë”?. ” Cilat janë ndryshimet që ndodhin në një trup gjatë periudhës së adoleshencës? ” Si përdoren prezervativët”, e disa pyetje të tjera në lidhje me orientimin e tyre seksual.

Prindërit dhe fëmijët u pyetën në veçanti dhe u pyetën se kur ishte diskutuar në familje rreth temës së seksit dhe si ishin përgjigjur fëmijët rreth kësaj teme. U zbulua se 50% të prindërve nuk u kishin folur kurrë per 14 nga 24 pyetjet nga pyetësori.

42% e vajzave( krahasuar me 70% të djemve) raportuan se temat rreth kotraceptimit nuk ishin prekur kurrë në familje. 40 % pranuan se nuk kishin folur kurrë me prindrit e tyre se kur dhe si është e shëndetshme të fillosh një jetë seksuale. Vetëm gjysma e prindërve të djemve u treguan të “ndershëm” dhe pranuan se nuk kishin folur kurrë më fëmijët e tyre rreth metodave të kontraceptimit. Psikologët mendojnë se këto ndryshime theksojnë vështirësinë e dialogut prind – fëmi rreth seksit.

Autorët e studimit theksojnë se bisedat rreth seksit me fëmijët duhen bërë shumë kohë më parë se fëmijët të fillojnë të investigojnë vetë rreth këtyre temave. Ekspertët i këshillojnë prindërit ti sjellin çështje të tilla si seksi jo vetëm një herë, por të mbajnë një diskutim afatgjatë që  të sigurojë në mënyrë të pandërprerë dialogun me fëmijën për të gjitha temat e vështira. Periudha e duhur për të “zbuluar sekretet” është mosha mes 10 dhe 13 vjec.

Vizitorët kërkuan për:

  • pyetje rreth seksit
  • adoleshentet e sotem
  • Mosha e seksit
  • adoleshente

Previous Entries