Archive for the A e dini se…. Category

Pastrimi mund të cojë në depresion

Posted: June 21, 2011 Category: A e dini se....

pastrim

Pasioni për të pastruar mund të cojë në depresion- deklaruan shkenctarët nga Atlanta, Gerorgia.Në përpjekje për të pastruar shumë shpesh në shtëpi, ne e ngarkojmë sistemin tonë imunitar në një influencë agresive nga bakterie dhe infeksione të cilat ndodhen në grimcat e pluhurit dhe pisllëkut, dhe në këtë mënyrë dobësohet sistemi imunitar.
Sistemi imunitar i dobësuar, mbivepron nga pluhuri dhe pisllëku duke shkatuar alergjitë. Kjo ul prodhimin e disa substancave të rëndishme kimike në tru, duke përfshirë serotonin( hormonin e  lumturisë), i cili promovon zhvillim e depresionit. Për këtë arsye rekomandohet që të mos bëhët pastrim i ekzagjeruar në apartamentin tuaj.

Vizitorët kërkuan për:

  • pastrimi i shtepise
  • kamasutra shqip
  • te reja shkencore
  • shkenctaret zbulojn se femijet

Meshkujt shpenzojnë më tepër se femrat për kozmetikë

Posted: September 14, 2010 Category: A e dini se....

kozmetika te meshkujtE kush do ta kishte menduar se në Britaninë e Madhe dhe në Itali, meshkujt shpenzojnë para më shumë se femrat për tu dukur bukur.

Rezultatet nga kërkimi treguan se meshkujt britanikë të moshës 18-35 shpenzojnë mesatarisht një shumë prej € 14 në javë për kremra dhe kozmetikën e flokëve, një mesatare e cila është 1 € më shumë se femrat.

Përveç kësaj, një në cdo pesë meshkuj në Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar rregullisht përdor një moisturizer, dhe një në çdo njëzet burra përdor drejtues flokësh.

Popullsia mashkullore në Itali shpenzon më shumë se 250 milion € në vit për produktet kozmetike. Sipas studimeve, mashkulli italian shpenzon më pak kohë për t’u argëtuar sesa shpenzon për kujdesin për paraqitjen e jashtme.

Duhet theksuar se kur meshkujt zgjedhin kozmetiken, kanë më shumë gjasa ,ndryshe nga femrat, që të zgjedhin sipas rekomandimeve të një specialisti, për shembull, një dermatologu, në vend të këshillës së shitësit.

Sipas Shoqatës Italiane të Kirurgëve të Kozmetikës, burrat përbëjnë 40% të klientëve të salloneve spa. Përveç kësaj, meshkujt përdorin deri në shtatë produkte për fytyrën dhe trupin, ndërsa femrat – deri në dhjetë. Po ju si ndjeheni qe dhe burri juaj të përdorë kozmetikën?

Vizitorët kërkuan për:

  • forum beauty al per meshkuj
  • Kozmetika tek femrat dhe meshkujt

Si të bëni fëmijën tuaj të hajë shëndetshëm

Posted: March 9, 2010 Category: A e dini se....

Fëmijët zakonisht nuk I pëlqjenë shumë perimet dhe ushqime e tjera të shëndetshme. Sipas psikologëve, mund të bëni fëmijët të ushqehen me to duke u treguar fotografi të tyre.

beba me perime

Zbuluan se fëmijët të cilët shohin shpesh libra me perime dhe fruta të cilat nuk janë në dietën e tyre të përditshme, kanë më shumë dëshirë ti provojnë ato. Në këtë eksperiment prindërve të fëmijëve iu dhanë libra me fotografi për 2 perime dhe 2 fruta. 2 prej tyre njiheshin nga fëmijët( karrota dhe rrushi), ndërsa dy të tjea nuk I kishin para ndonjëherë( rrepë dhe luleshqerrë). Prindrit jua lexuan librin cdo ditë për dy javë rresht.
2 javë më vonë, fëmijëve iu ofruan 4 perime, dy prej te cilave nk ishin në libër. Fëmijët preferonin më shumë të provonin perimet dhe frutat e panjohura të cilat ua kishin treguar prindrit në libër.
Përshembull nëse ishte një foto e luleshqerrës, fëmijët zgjidhnin atë frut, në vënd të cdo gjëjë që kishin parë më parë.( si manafaerrë).
Shkenctarët mendojnë se ekspozimi vizual I fotografive me ushqime të shëndetshme mund të ndihmojë fëmijët të kenë dëshirë ti provojnë ato dhe të zhvillojnë zakone të shëndetshme të ushqyeri në të ardhmen.

Vizitorët kërkuan për:

  • si te ushqehen femijet
  • fruta te ndryshme
  • bebja me e bukur
  • femijet qe nuk ushqehen

Statujat më interesante në botë

Posted: February 20, 2010 Category: A e dini se....

Disa nga këto skulptura janë të mrekullueshme e disa të tjera të lënë pa fjalë, por shumë prej tyre nuk dihet se ku ndodhen ose artistët e tyre janë të panjohur. Megjithatë është një demonstrim I mrekullueshëm I ndryshimeve figurative në art.

statuje
statuje

statuje

statuje

statuje

statuje

statuje

statuje

statuje

statuje

statuje

statuje

statuje

statuje

statuje

statuje

statuje

statuje

statuje

statuje

Vizitorët kërkuan për:

  • ngjarjet me interesante ne bot
  • gjerat me interesante ne bot
  • ndodhit ne bot
  • ngjarjet ma interesante ne bot

Njerëzit dhe robotët

Posted: February 20, 2010 Category: A e dini se....

E ardhmja nuk dihet akoma dhe kushedi nëse robotët janë apo jo të rrezikshëm. Ajo cfarë është e sigurtë është se njerëzit, duke qenë natyra kurioze, do të shpikin gjenerata të reja robotësh. Një numër I madh shkenctarësh kanë punuar gjatë gjithë jetës tyre në laboratorë me të vetmin qëllim, të zhvillojnë robotë të kualitetit më të lartë. Fantazitë më të largëta të kësaj sfere janë kthyer në mënyrë të suksesshme në realitet, dhë një numër I madh robotësh janë në shërbim të njerëzimit. Për momentin është në dorë të fantazisë se cfarë mendojmë se do të ndodhë në marëdhëniet me njerëzit dhe robotët në të ardhmen. Më poshtë është një koleksion imazhesh 3 dimensionale të cilat tregojnë vizionin për të ardhmen, të krijuara nga Franz Stainer. Nëse keni dicka për të shtuar në lidhje me artikullin mund të shkruani dicka tek komentet më poshtë

robote

roboti

roboti

roboti

roboti

roboti

roboti

roboti

roboti

roboti

roboti

Vizitorët kërkuan për:

  • ZYSHE ME GJOKS TE MADH
  • robotët

Te Cuditshme Por Te Verteta

Posted: December 21, 2009 Category: A e dini se....

Me poshte po shkrujame disa fakte te cuditshme por te verteta, kjo tregon sesa e mistershme dhe e cuditshme eshte bota ku jetojme

  1. Nicole Kidman ka frike nga fluturat
  2. Nje makine qe ecen me 100 km / ore do i duhej 29 milion vjet te arrinte yllin me te afert
  3. Ne Singapore ndalohet shitja ose perdorimi i camcakezave
  4. Cdo dite, McDonald i sherben me teper se 46 milion njerezve
  5. Nje ari polar mund te haje me teper se 86 pinguin brenda nje dite
  6. Coca-Cola eshte pija e pare e gazuar qe eshte pire jashte planetit Toke
  7. Ka me teper probabilitet te sulmohesh nga nje lope sesa nga nje peshkaqen
  8. Antarctica eshte e vetmja pjese toke ne rruzullin tokesor qe nuk ka nje pronar
  9. Ne gojen tuaj ka me teper bakterie se gjith popullsia e botes
  10. Ne 10 minuta, nje uragan leshon me teper energji se te gjitha armet berthamore sebashku
  11. Pinguinet mund te konvertojn ujin e kripur ne uje te embel
  12. Si mund te gjeje nje peshkaqen nje peshk? I degjon rrahjet e zemres
  13. Cdo vit, 24 mije amerikane kafshohen nga minjte
  14. 1 ne 4 persona ne Korene e Jugut qe nuk kane shpi , kane karta krediti!
  15. Canada eshte nje fjale indiane qe do te thote “fshat i madh”
  16. Ne harrojme 80 % te cdo gjeje qe mesojme ne nje dite
  17. Cdo vit, femijet ne Ameriken Veriore harxhojne mbi 500 milion dollare vetem per camcakeza
  18. Akrepat kane 12 sy
  19. Me shume se gjysma e popullsise ne Kenia eshte nen 15 vjec
  20. Flamengot urinojne ne kembet e tyre per t’u mbajtur ngrohte

Vertet absurde apo jo !? Dhe te mendosh kto ishin vetem disa fakte te shkurtra, me teper fakte ne artikujt ne vijim

Vizitorët kërkuan për:

  • te cuditshme por te verteta
  • te verteta por te cuditshme
  • kuriziotete
  • fakte te cuditshme

Santa Claus- një histori e shkurtër

Posted: November 22, 2009 Category: A e dini se....

Shën Nikolasi ka lindur në 280 pas lindjes së Krishtit, në Patara, qytet I Lycia, në Azi. Ai u bë dhuruesi I Mirë-s. Dhuratat e tij u jepnin natën vonë, prandaj identiteti I dhuruesit duhet të ishte sekret.
Shën Nikolasi ishte një prift I krishterë, I cili më vonë u bë peshkop. Ai ishte majft I pasur dhe udhëtontë nëpër shtete të ndryshmë dukë ndihmuar njerëzit, duke u dhuruar atyre dhurata dhe para. Shën Nikolasi nuk kishtë dëshirë t’a shikonin kur u jepte dhuratat, kështuqë fëmijëve atë ditë u kërkohej të shtrihenin në gjumë më herët se zakonisht në mënyrë që ai të vinte. Asgjë nuk ka ndryshuar dhe Santa Klausi nuk do të vijë as këtë Krishtlindje nëse fëmijët nuk shkojnë të flejnë herët. ;)

kirshtlindje

Një histori e famshme rreth Shën Nikolasit është rreth një burri të varfër I cili nuk kishte para që të mund t’ja jepte vajzave të tij në ditet e tyre të dasmës. Shën Nik hodhi canta me flori në corapet që vajzat kishin hedhur pranë oxhakut. Motrat gjetën arin dhe që atëherë, fëmijët varin corapet për Krishtlindje duke shpresuar që corapet do të jenë mbushur me dhurata në mëngjes.

krishtlindje

Përvec faktit që ishte shumë I ri Nikolasi kish fituar një reputacion shpirtmirësie dhe urtësie. Në vitin 303, perandori Romak Diocletian urdhëroi të gjithë qytetarët e perandorisë Romake, ku përfshihej Asia E vogël, t’a adhuronin atë si Zot.

Të krishterët besonin vetëm në një zot, kështuqë ato nuk mund ti bindeshin urdhërit të Perandorit. I nevrikosur nga kokfortësia e tyre, Diokletiani I paralajmëroi të krisherët që do të burgoseshin. Perandori vazhdoi më kërcënimin e tij dhë Shën Nikolasi I cili gjithashtu rezistoi u burgos. Për më shumë se 5 vjet, Shën Nikolasi u mbyll në një qeli burgu të vogël. Ai vuajti nga I ftohti, uria dhe etja po ai kurrë nuk u lëkund nga besimet e tij. Në 313, kur Diocletian dha dorëheqjen, dhe në fuqi erdhi Konstantini Nikolasi u clirua dhe iu kthye vendit të tij si peshkop I Mir-ës.
Në sytë e Katolikëve, një shenjt është dikush I cili ka jetuar një jetë të shenjtë, ku dhe pas vdekjes dhe të shkuarit në qiell, ai ose ajo ka akoma mundësi ti ndihmojë njerëzit në tokë. Ato zakonisht bëhen mecenatë(mbrojtës) të grupeve të ndryshme njerëzish- një prej të cilëve ishin fëmijët.
krishtlindje
Në 450, kishat në Azinë e vogël dhe Greqi morën në nder të tij emrin. Rreth vitit 800, zyrtarisht ai u njoh si shenjt nga kisha lindore katolike.

Në 1200, 6 Dhjetor- filloi të festohej si dita e peshkopit Nikolas.
Nga fundi I 1400, Shën Nikolasi ishte figura e tretë më e dashur fetare, pas Jesusit dhe Marisë. Pas tij morën emrin e tij më shumë se 2000 manastire dhe faltore.

Në 1500 njerëzit në Angli ndaluan së nderuari Shën Nikolasin dhe favorizuan më shumë një figurë tjetër dhurues Babai Krishtlindje. Nëpër shekuj, popullariteti I Shën Nikolasi u rrit, dhe shumë njerëz në Europë krijuan histori të reja të cilat tregonin kujdesin e tij ndaj fëmijëve. Emri Santa Klaus erdhi nga shqiptimi hollandez I Shën Nikolas, pra Sinter Klass. Teksa fëmijët nga shtete të tjera mudoheshin të shqiptonin Sinter Klass, së shpejti kjo u bë Santa Klaus.

Vizitorët kërkuan për:

  • babagjyshi i vitit te ri
  • babagjyshi i vitit te ri foto
  • plaku i vitit te ri
  • plaku i vitit ri

Si të trajtojmë erën e keqe të gojës

Posted: October 4, 2009 Category: A e dini se....

Aroma e keqe është një problem që ndodh në shumë njerëz. Një erë e keqe dhe aspak e kënaqshme, clirohet nga goja jonë gjatë frymarrjes, prej disa arsyeve të ndryshme.
Era e keqe mund të ndodhë prej arsyeve të ndryshme, si larje dhmbësh e gabuar, mungesë larje dhëmbësh, pjesë ushqimesh që mbesin midis dhëmbëve dhe fillojnë kalben, dhe problem me kavitetetet dhe mishrat.
Bakteriet të cilat formohen në dhëmbë lëshojnë gazra me erë, të cilat kontribuojnë në erë të keqe. Gojë e thatë, infeksione në grykë, hundë, mushkëri, mëlci dhe veshka, mund të jenë shkaqe të erës së keqe.
Aroma e përkohshme e keqe e gojës mund të shkaktohet dhe nga disa ushqime të ndryshme që konsumojmë si qepë, hudhra, të cilat njihen për erën e tyre të fuqishme, duhani dhe konsumimi I alkolit.

ere e keqe e gojes

Në mënyrë që të shmangni ose të trajtoni erën e keqe ose “halitosis” ju duhet që të:
Lani dhëmbët pas cdo vakti ose të paktën dy herë në ditë.
Lani gjuhën dhe zonën e faqeve brënda gojës sepse dhe ato mund të jenë të mbuluara nga bakterie të cilat ju shkaktojnë erën e keqe.
Shkoni për vizita të rregullta të dentisti që të siguroheni që cdo gjë shkon në rregull me dhëmbët dhe mishrat tuaj.
Përdorni fill dhëmbësh, që të pastroni midis dhëmbëve tuaj. Zakonisht furca nuk mund të depërtojë në hapësirën e vogël midis dhëmbëve dhe bakteriet mund të qëndrojnë aty që t’ju shkaktojnë erë të keqe dhe kavitete.
Pini shumë ujë. Një gojë e thatë mund të jetë mjedisi perfekt për bakteriet.

ere e keqe e gojes

Nëse era juaj e keqe vazhdon shkoni tek një doktor sepse mund të keni ndonjë infeksion në grykë ose dicka tjetër që ju shkakton erën e keqe.
Pini një gotë caji mente ose kamomili për të shkatarruar bakteriet në gojë, pasi mentja lë shije të freskët dhe kamomili ka veti anti bakteriale.
Hani një mollë, sepse molla ju ndihmon të hiqni disa nga bakteriet në gojën tuaj
Përdorni larjen e gojës , por mos harroni se larja e gojës është thjesht një maskë e përkohshme e erës së keqe.

Ta pasurit erë të keqe është një situatë e pakëndshme për personin që ka erë të keqe dhe për atë që e nuhat. Mund të trajtohet, ajo cfare ju duhet të bëni është të kujdeseni për dhmëbët dhe gojën,dhe të takoni një dokotr nëse mendoni se era e keqe shkaktohet nga dicka tjetër.

Vizitorët kërkuan për:

  • era e keqe e gojes
  • si te shmangim eren e gojes
  • si te evitojme eren e gojes
  • si ta shmangim aromen e keqe ne goj

Dhoma e bebit

Posted: October 4, 2009 Category: A e dini se....

Përpara se të lindë bebi, është shumë e rëndësishme, të zgjidhni disa probleme në fillim- pas lindjes së tij, koha juaj do ti dedikohet totalisht bebes tuaj.
Të blerit rroba, produkte bebesh dhe sigurisht organizimi I dhomës së bebit tuaj.
Më poshtë janë disa këshilla të nëvojshme;

Dollapi I rrobave
Bebi juaj do të ketë nevojë për dollapin e vet të rrobave, pasi përderisa bebet rriten shumë shpejt, është e sigurtë që bebi juaj do të ketë nëvojë për shumë rroba.
Vendosini rrobat që nuk I bëjnë më në një sirtar të vecantë, ndoshta do t’ju duhen përsëri nëse dëshironi të keni një bebe tjetër më vonë.
Ose në dëshironi ti dhuroni, të paktën do të dini se ku I keni vendosur.

Rafti I librave

Eshtë shumë e nevojshme të të pasurit një raft librash diku në dhomën e bebit. Mund të vendosni aty libra, lodra, produkte bebesh, pampers, pecetat e bebit, pudrën- e cdo gjë tjetër që mund t’ju nevojitet.

Kosha

Shumë prindër mendojnë se janë shumë të nevojshme. Ato janë pajisje ruajtëse të mrekullueshme. Ato mbajnë cdo gjë, nga lodrat deri tek këpucët.

Me pak durim dhe kohë, arredimi I dhomës së bebit mund të jetë dicka shume e këndshme, përpra lindjes së tij/saj.

Më poshtë kemi menduar t’ju sygjerojme disa model të ndryshme arredimi dhome.

dhome bebi

dhome bebi

dhome bebi

dhome bebi

dhome bebi

dhome bebi

Vizitorët kërkuan për:

  • dhoma per vajza
  • rroba bebesh
  • arredim dhoma femijesh
  • dhoma per beba

Pse?

Posted: September 19, 2009 Category: A e dini se....

Ushqimet pikante janë të yndyrshme, dhe sic keni mësuar në fillore, vaji(yndyr) dhe uji nuk përzjehen bashkë. Në këtë rast, uji thjesht rrëshket mbi pikantet e yndyrshme.

spec djeges

Por cfarë mund të bëni për të qetësuar gjuhën e cila ju djeg. Hani bukë. Buka I përthith pikantet e yndryshme. Një zgjidhje tjetër është të pini qumësht. Qumshti përmban një substancë që quhet “kasein”  e cila lidh bashkë pikantet dhe I largon ato. Alkoli gjithashtu tret pikantet e yndyrshme.


Në kohët e lashta, besohej se disa ngjyra mund të luftonin shpirtrat e djallëzuar të cilat binin mbi nënat që ushqenin bebet me gji. Meqënesë bluja ishte e lidhur me shpirtrat e rëndë, djemt I vishnin me atë ngjyrë, e më pas djemtë konsideroheshin burimi më me vlerë për prindrit.

bebet

Edhe sepse, vajzat nuk kishin një ngjyrë që kishte lidhje me to, ato I vishnin më shumë me të zeza. Vetëm në përiudhën e mesjetës, roza u identifikua si ngjyra e vajzave.

Vizitorët kërkuan për:

  • fustane per gra shtatzane
  • botox me yndyr te trupit
  • garderob per gra shtatzane
  • gra shtatzane

Previous Entries