Kanceri i gjirit

Shkruar Më: May 4, 2009 Kategoria: Shëndet

Kanceri I gjirit është një tumor malinj që zhvillohet nga qelizat e gjirit, dhe është një prej kancereve më të shpeshtë që prek femrat. Kërkime të fundit vënë gisht mbi shumë faktorë të ndryshëm që mund t’a shkaktojnë ktë.
Këto janë faktorët më të rrezikshëm të kancerit të gjirit.
kanceri i gjirit
Kërkime të fundit deklarojnë se grupi I moshave mbi 50 vjec ka një nivel  të lartë rrezikshmërie, në anën tjetër, grupi I moshave nën një 20 vjec kan nivel më të ulët rreziku. Duhet thënë se  kjo sëmundje është shumë agressive për grup moshat midis 25-50 vjec.

  • Një fakt tjetër që nuk duhet lënë pa u marrë në konsideratë është dhe cikli menstrual; vecanërisht për zonjat që kanë një jetë të gjatë menstruale, përshembull atyre që u vijnë menstruacionet shumë herët dhe u ikin shumë herët.
  • Femrat të cilat pijnë duhan dhe alkol rrisin rrekshmërinë e zhvillimit të kancerit të gjirit.
  • Kanceri i gjirit zhvillohet më shumë në gratë e martuara të cilat nuk kanë lindur ndonjëherë fëmijë, ose që kanë lindur fëmijë por nuk I kanë ushqyer me gji bebet e tyre.
  • Femrat të cilat kanë pasur më parë kancer në njërin gji kanë rrezikshmëri më të lartë të zhvillimit të kancerit në gjirin tjetër, dhe nëse kanë pasur në brezat e mëparshëm të familjarëve të tyre me kancer( nëna, motra dhe fëmijë), atëherë ka gjithashtu rrezikshmëri të lartë.
  • Kanceri I gjirit është I lidhur dhe me obesitetin dhe marrjen e lartë të yndyrnave.
  • Femrat të cilat kanë përdorur kontraceptivë oralë për më shumë se 10 vjet janë më të predispozuara ndaj kësaj sëmundjeje.
  • Në anën tjetër, femrat të cilat bëjnë ushtrime fizike 4-5 orë në javë zvoglojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.
  • Faktet e sipërpërmendura rrjedhojnë nga analiza statistike.

Gjithashtu I lejoj vetes ti jap një këshillë të gjithë femrave që lexojnë këtë blog, të cilat duhet t’ja transmetojnë gjithë femrave të tjera që njohin, që të bëjnë një kontroll të rregullt mjeksor, mamografie, paptest. Ju lutemi t’a bëni detyrë kryesore përkujdesjen ndaj trupit tuaj, jetës tuaj. Kjo jetë nuk ju falet dy herë, por vetëm një herë, mos e hidhni atë tej thjesht prej pakujdesisë. Mos harroni: është më mirë të parandalosh se të kurosh!

Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente (35)

tina

September 4th, 2009 at 20:23    

qfare mund te jete thithma e here e njerit e here e te dyve gjinjeve per brenda

tina

September 4th, 2009 at 20:24    

ju lutem me ndihmoni

Beauty.Al

September 4th, 2009 at 21:04    

Pershendetje Tina
Nuk mendoj se duhet te beje koment PIKERISHT tek ky artikull, pasi nuk mendoj se ajo cfare ke ti ka lidhje me temen e mesiperme megjithate mendoj se DUHET PATJETER TE KONSULTOHESH ME NJE DOKTOR.
Kjo mendoj se ka te beje me dicka nen inde qe e thith thithken nga brenda- keshtuqe sa me shpejt te vizitohesh, aq me e thjeshte do jete per ty

tina

September 5th, 2009 at 20:29    

ju lutem me tregoni a mund te jete rrezik qe te pesoj ndonje semundje ju lutem me tregoni qka mund te jete kjo,nuk kam force te nizitoj mjekun nga frika…a mund te perdor diqka pa kontrollin e mjekut,,,,,,,,me ndihmon kam mbeshtetjen vetem te ju.. ju faleminderit

Beauty.Al

September 6th, 2009 at 20:47    

Pershendetje Tina!
Me vjen shume keq qe shqiptaret( disa pej tyre) vuajne akoma nga mentalitete te tipit “kam frike”, ” jo ndoshta me del si do ja bej”. Une te shkruajta qe me pare qe nuk mendoj se ka te beje me dicka te rende, por eshte doktori ai qe duhet te te thote fjalen e fundit dhe ndoshta dhe ndonje kure qe duhet te ndjekesh dhe pse jo ndoshta nuk do kesh nevoje fare per asgje. Shko perpara se te behesh pishman nje dite.
Shpresoj te shkosh tek mjeku SA ME PARE, pasi mos harro
:” Eshte me mire te parandalosh se sa te kurosh”

anduena

September 9th, 2009 at 11:38    

q’duhet te beje me ka humbur deshira per seks por edhe gjate mardhenjes nuk mund ta mbrije fundin….qfare duhet te perdor ,me eshte merzitur vetja keshtu

milja

September 9th, 2009 at 14:12    

qka mundet te jete ka nje kohe e gjate qe gjuha mu ka bere e bardh me pengon shume se shume here me behet goja e keqe,ka perdorur gjithqka por pa sukses

vjollca

September 9th, 2009 at 14:16    

ka nje kohe qe ciklin mujor e kam qdo 25-26 dite a eshtee normale apo paraqet ndonje rrezik,qka duhet te perdori qe te stabilizohet….,ju faleminderoj per pergjugjet qe jeni duke i bere shpresoj se edhe mua do te me ndihmoni

Beauty.Al

September 9th, 2009 at 16:13    

Pershendetje te dashur lexues!
Per anduenen!

Mendoj se kjo ka te beje me ndonje problem si depresion, stres, mbingarkese, ankth, crregullim hormonal ose nga vete cikli. Humbja e deshires mund te regullohet, por duhet te shihni me shume kujdes se cili eshte shkaku i ketij problemi.
Deshira e nje femre per te kryer mardhenie bazohet ne bashkeveprimin e shume komponenteve te ndryshem qe ndikojne ne intimitet, duke perfshire ketu mireqenien e fizikut, mireqenien emocionale, eksperiencat, vetebesimi, menyra e jeteses dhe vete lidhja e castit. Arsye tjeter mund te jete dhe perdorimi i medikamente mjeksore, drogave ose alkolit. Nese keni problem ne ndonje nga keto arsye te lartpermendura atehere , mund te ndikoje ne deshiren tuaj seksuale. Ne fjale te tjera ka nje dyzine me arsye prej te cilave nuk je me e interesuar ne marredhenie seksuale.

Per milen!

Para se gjithash zbardhja e gjuhes eshte nje gjendje e perkohshme dhe e pademshme. Ka te beje me inflamacionin e disa projeksioneve ne forme gishtash(papillae) te cilat gjenden tek siperfaqja e gjuhes tende. Debris, bakteria dhe qelizat e vdekura futen midis ketyre papillae me infeksion- duke krijuar pamjen si dicka e bardhe ne gjuhe( ose mykun)
Ka shume shkaqe qe mund te shkaktojne kete gje, duke perfshire ketu duhanin, dehidrimin etj.
Per ta parandaluar ose permisuar pamjen e gjuhes:
Lajeni gjuhen ne menyre te rregullt
Nese pini duhan, hiqni dore
Rrisni fibrat ne regjimin tuaj. Hani molle, brokoli dhe popcorn- ndihmon heqjen e debris nga gjuha juaj
Gjithsesi mund te konsultoheni me nje doktor pasi jam ne dijeni te disa medikamenteve mjeksore te cilat perdoren per heqjen e mykut ne gjuhe

Per Vjollcen!

Nuk mendoj se duhet te kete dicka per t’u shqetesuar e para pasi tani ndryshon dhe stina dhe mund te ndodhin crregullime( gjithmone nese i ke pasur ne hapesire ditesh me te medha). Me duhet te te kujtoj se gjatesia e seciles faze ndryshon ne cdo femer, megjithese mesatarja normale eshte 28 dite. Nese mendon se ka dicka per te cilen ja vlen te shqetesohesh atehere do te ishte mire ti drejtoheshe nje gjinekologu.
Faleminderit

anduena

September 9th, 2009 at 20:27    

ju faleminderoj per pergjigjje,shume sende me perkasin mua por qfare te beje qe te kthehem para,…….

Beauty.Al

September 9th, 2009 at 20:49    

Nuk ka rendesi me e kaluara, duhet te zgjidhesh ate cfare te mundon tani ne te tashmen pasi vetem atehere do arrish cfare deshiron;) Gezoju atij momenti pa menduar per asgje tjeter!

albana

September 10th, 2009 at 15:59    

jeni e qelluar kam lexuar komentin e tines,te njejtin problem e kam edhe une gati qe nje vit por mua ne shume raste thithma me del jasht por edhe shume here verehet sikur vetem gjysma e saj eshte futur mbrenda,nga maraku me duket sikur kam dhimbje ne veti por jo te pa durushme,qka mund te jete apo duhet edhe une patjeter ti drejtohem mjekut apo cilit mjek…(edhe qe ka mundesi na shkruani me shume rreth kesaj ,qka eshte,dhe si mund te sherohet)ju faleminderoj shume se me ndihmen tuaj po na ndihmoni shume…???

albana

September 10th, 2009 at 16:03    

vetem harrova ta ceki qe gjate qdo prekjes ne gji nuk verehet asgje edhe dhimbja eshte vetem tek thithma,,,,,,,me falni per mundimin qe po jav beje ,,,,

albana

September 15th, 2009 at 19:14    

ka dite qe edhe une pres pergjgjje

Beauty.Al

September 15th, 2009 at 20:55    

Njohurite e mija shkojne deri te komenti i mesiperm, per me teper do t’ju keshilloja te kontaktonit nje mjek.
Faleminderit

aferdita

September 18th, 2009 at 10:56    

kam ere te keqe ne goje me vjen nga mbrenda si mind ta eliminoj?

drita

September 18th, 2009 at 17:27    

kam nje gjander ne gjirin e majte eshte shume e vogel…a eshte e rrezikshme a mund ta eliminoj me barna

linda

September 18th, 2009 at 17:30    

a formohet kanceri i gjirit tek femrat e pamartuar apo vetem te femrat e martuar

Beauty.Al

September 18th, 2009 at 19:12    

Pershendetje
Per Driten
Mendoj se duhet te konsultohesh me nje mjek per te hequr cdo dyshim
Per linden
Ai mund te formohet dhe te femrat e martuara dhe tek ato te pamartuara
Per Aferditen
Mendoj se duhet te besh nje konsulte tek dentisti, pasi mendoj se mund te kesh probleme me dhembet ose gurezat. Por ekzistojne dhe raste nga te cilat mund te vije ere e keqe nga stomaku,
Faleminderit

drita

September 19th, 2009 at 13:05    

kam qene te emine disha ma ka bere ehon e gjirit po barna jo me tha vetem duhet percjell qe mos po rritet kontroll pas 120diteve nuk kam dhimbje por vetem kam nisur mu bo ves tani nga maraku a nuk ka mundesi qe mos me lane mu rrit…te lutem me keshilloni kah te drejtohem gjendra eshte 0.8 -0.5

Beauty.Al

September 19th, 2009 at 20:52    

Mendoj se duhet te vizitohesh patjeter tek nje specialist i kancerit gjirit, pasi ai mund te te jape diagnozen e duhur. Mos rri duke pritur me gjate

lina

November 1st, 2009 at 13:38    

a mundem e te mbetem shtatezen pasi kan mitrn
te kthyer mbrapsht ciklin kam qdo 25 dite

elvir

November 8th, 2009 at 20:49    

kam nje pucer te kuqe afer kokes se gjoksit cfare eshte?

tolja

December 3rd, 2009 at 09:33    

kam nje gjenderr ne gjirin e djatht mjeku me kan then me operu qka duhet te bej te pres apo te operohemjam shum e brengosur a ka mundesi me barna te sherohet.ju pershendes

tolja

December 3rd, 2009 at 09:40    

ju lutem nese keni mundesi te ma ktheni pergjegjejen sa me shpejt se jam shum e brengosur se qe 6 vite e kam at kokerr mjeku me ka than se asht gjederr e qumshtit nuk asht diqka serioze po kam frik me u operu mas asht ma keq me u operu .

Beauty.Al

December 4th, 2009 at 07:00    

Pershendetje!
Mendoj se duhet te konsultohesh dhe me mjeke te tjere dhe degjo cfare do te te thone, pra mos u mjafto vetem me nje mendim ose dy kur behet fjale per ceshtje te tille.
Nese vertete do te duhet te operohesh atehere duhet te operohesh pa frike. Mendoj se nese do te kishte dicka me te rende, doktori nuk do te rrinte pa t’a thene dicka me kaq rendesi.
Shpresoj te dalesh me sukses, dhe mos u shqeteso shume sepse dhe kjo ndikon!

eljesa

January 27th, 2010 at 22:05    

pershendetje shpresoj mos tju bezdis por ka disa vite qe ne gjirin e majt m’therr diqka ju lutem nese mundeni me mu pergjigj a mundet me pas ndonje rrezik apo jo

Beauty.Al

January 28th, 2010 at 08:21    

Pershendetje Eljesa!
Zakonisht kur te dhemb nuk eshte shume e rende, por keto jane disa probleme qe kerkojne ndihme profesionale keshtuqe mendoj se nuk te kushton gje te besh nje vizite te thjeshte
Faleminderit!

besaaaa

February 1st, 2010 at 20:47    

ju faleminderit per keshilla qe jepni jeni te mrekullushem,desha edhe une nje pyetje,,,ne fetyren time shfaqen disa puqrra me teper neper mjeker kam perdoruar disa krema por pa sukses qka mund te jete apo mos eshte qe kam ciklin 25-26 dite nuk di qka eshte ne pyetje ju lutem me keshilloni qka mund te beje apo te perdori me jane merzitur sepse po me jesin si shenja dhe jshfaqen shume te medha pra me rreth mjekres dh faqeve kurr nuk e kam fetyren e paster qysh duhet te jete

Beauty.Al

February 1st, 2010 at 21:31    

Pershendetje Besaaa!
Nuk e di mire se per ca behet fjale por kam pershtypjen qe dhe ju nuk i keni lene pa i ngacmuar dhe kundershtari numer nje i pucrave eshte ngacmimi i tyre me duar.
Nga nje ane mendoj se mund te jete dhe prej ciklit dhe me ben te besoj qe do kalojne shpjejt. Nje arsye tjeter mjaf erendesishme qe nuk duhet kaluar eshte dhe menyra e ushqyerjes. Te keshilloj te mos perdoresh shume kremra te ndryshem sepse pucrat nuk mund ti pergjigjen llojeve te ndryshme perkundrazi i perkeqesojne me shume ato. Mendoj se do te ishte me mire te merje nje produkt pocaserisht per lekure me akne, si Nivea ose nje produkt tjeter.
Nese shikon qe keto( mosngacmimi i tyre dhe produktet enkas) nuk bejne efekt , pra jane akne te nje natyre tjeter atehere do te te keshilloja te lije nje takim me nje specialist i cili do te jepte kuren e duhur. Gjithsesi mund te lexosh dicka me teper ne artikujt e mesposhtem.
http://www.beauty.al/kontroll-ushqimi-kujdes-aknesh/
http://www.beauty.al/mbulojini-aknet-tuaja-per-festen-e-sotme/
http://www.beauty.al/aknet/

Besarta

February 9th, 2010 at 22:27    

Pershendetje , jam nje vajz 24 vjecare kam 2 jav qe kom dalluar nje ( GANDERR) a po se di si ta quaj .Ne anen e djathte te gjirit . Ende nuk kam shku te mjeku , arsye qe nuk kam shkuar eshte sepse kam frik , ju lutem me ndihmoni a ka te beje me kancerin e gjirit , a po eshte vetem nje (ganderr) qe mund te zhduket me kalimin e kohes .Faleminderit per mirkuptim .

lulja

February 27th, 2010 at 14:14    

nuk di nuk e kam ciklin e rregullt me vine qka 25 dire poe tani me jane merzitur muajin e kaluar i kam pasur me 25 kurse kete muaj me kane ardhur me 17 qka duhet te beje qe ta rreguj ciklin pastaj me shfaqen puqrra ne fetyre ndoshta eshte nga cilki i qrregullt ju faliminderoj shume

milja

February 27th, 2010 at 14:17    

ju kam shkruajtur edhe me heret por gjuhen e kam ne te njejte menyre gjithmon te bardhe dhe me duket sikur gojes me vjen ea sidomos ne mengjes kur zgjohem eshte goja me ere dhe shije te keqe,pres edhe nje koment nga ju jeni te mrekullushem

arta

February 27th, 2010 at 14:20    

cilet jane specilaliste tane qe kontrrollojne per kancerin e gjirit a mindeni te na informoni pasi ne nuk kemi njohuri rreth tyre

Beauty.Al

February 28th, 2010 at 12:47    

Pershendetje MILE DHE ARTA!

Mesa me thua gjuha e bardhe eshte myk, keshtuqe shko me mire te vizitohesh, pasi aroma keqe mund te vije dhe nga ndonje dhemb i prishur.

Per Arten!
Nese deri me sot ishit mesuar te vizitoheshit vetem nga nje ose dy doktore, kur kemi te bejme me kancerin e gjirit, eshte nje skuader e tere e cila duhet te merret me kete.
Nje radiolog tregon se cfare zone eshte ekzaktesisht e prekur nga kanceri. Ne baze te radiografise mund te vendoset nese eshte nevoja per operacion,kimioterapi, ose rreze dhe ne disa raste kombinim i te trejave ketyre eshte me efikase.
Nje patolog tregon se ku eshte kanceri duke perdorur indet dhe qelizat tuaja nen mikroskop.
Me pas eshte onkologu; i cili mund te jete onkolog qe do t’ju jape kimioterapine dozen e duhur, kohen e cdo gje. Onkolog qe mund t’ju operoje per te hequr masen tumoriale dhe onkolog rrezesh.
Shpresoj te te kem ardhur sadopak ne ndihme te pyetjes tende.

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja