Kafeja nuk jep energji
20 September 2011 Ska komente

Mesa duket efekti gjallërues i kafes është thjesht një ilusion.
Shkenctarët nga universiteti i Londrës
kanë kryer një eksperiment; mblodhën një grup prej 88 vullnetarësh të moshave nga 18 deri në 47 të cilët kishin pirë kafe prej vitesh.
Vullnetarëve iu premtua kafe që përmbante kafeinë. Në fakt, nuk kishte fare kafeinë brënda. Si rezultat pjesëmarrësit ishin më të lumtur dhe më të gjallëruar.
Në mënyrë që të përcaktohej statusi i vullnetarëve, ato përdorën teste të vecanta që kontrollojnë performancën mendore, shpejtësinë e reagimit dhe humorin. Rezultoi se vullnetarët i’a dilnin mbanë shumë më mirë se grupi të cilët kishin kafeinë.
Megjithatë, dihet se kafeina është një stimulant i fuqishëm që i bën ballë lodhjes. Disa studime kanë treguar se 3 filxhanë kafe në ditë mund të ulin rrezikun për sëmundjen Alzheimer- më së shumti nga nisja e një procesi të vecantë në tru i cili nuk i lejon qelizat të dëmtohen.



