Ide për Shën Valentinin

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/5 (0 votes cast)
Këtë vit Shën Valentini përkon ditën e martë në kalendar. Jo shumë prej nesh, do të kenë mundësi të jenë pushim dhe të kalojnë një ditë romantike sëbashku. Më poshtë është një skenar dhe listë me disa ide origjinale se si të kaloni Shën Valentinin dhe të krijoni një ditë të paharrueshme të mbushur me dashuri.

1

Mëngjesi i dashur

Skenari është enkas për audiencën femërore, por me një ndryshim të vogël, mund ti përdorni këto ide për të dashurin tuaj gjatë tërë ditës, jo vetëm në mëngjes.
Vëndi i parë ku të shkoni është banjo. Këtu mund të jetë vëndi ku i  dashuri juaj i zemrës do të gjejë surprizën e ditës. Merrni buzëkuqin e kuq dhe i shkruani disa fjalë të bukura në pasqyrë; shkruani një shënim të vogël, përshembull t’a lajmëroni të shkojë në kuzhinë.

Mëngjesi i Shën Valentinit

Nëse hani cdo mëngjës sëbashku, më 14 Shkurt, sygjerojmë të ndryshoni paksa menu-në. Përshembull mund të gatuani vezë ose petulla në formë zemre. Format në formë zemre shiten në dyqane të ndryshme. Përgatisni një kapucino me shije të vecantë dhe me nje kruajse dhëmbësh,me kujdes, vizatoni një formë zemre me pluhur kakao mbi qumështin. Vendosni një lule në vazo në tavolinë dhe cfarë është më e rëndësishme largoni orën. Ky mëngjes nuk do të zgjasë më tepër se koha e caktuar, por do të ndjeheni më rehat nëse nuk shikoni në cdo sekond nga ora.

2

Lëreni vetë të gjejë shenjat e dashurisë

Ju kujtohen shënimet e mëparshmë? Ju këshillojmë ti përdorni si  bazën e skenarit të asaj dite.14 Shkurti do të kalohet nga partneri juaj, gjithmonë në pritjen e një surprize të re, kështuqë ai do të shkojë në punë dhe do të marrë njëherë rrobat. Fshihini një shënim me një rrëfimim tuajin, dhe urimet më të mira në xhepin e një këmishe, në kuletën e tij ose në pantallonat e tij. Vendosini disa letra me ngjitës brënda xhaketës dhe lëreni të gjejë gjatë tërë ditës shenjat tuaja të dashurisë dhe të buzëqeshë.

14 Shkurti

Dita mund ti dedikohet punës, kështuqë lërei partnerin në ankth të pritjes së mbrëmjes. Mund ti dërgoni një faks zbavitës, por me kushtin që e dini mirë që është ai që do t’a marrë dhe jo ndonjë sekretare Dërgojini përgjigjë të vakta me sms, dhe lëreni intrigën të arriijë maksimumin.

3

Mbrëmja romantike e 14 Shkurtit

Mbrëmja e shumëpritur më fund erdhi, dhe fatmirësisht jo për të gjithë, por vetëm ju të dy. Mund të keni ide të ndryshme për mbrëmjen; mund të kaloni një darkë romantike në restorant, të shikoni një film romantik ose të përgatisni një darkë romantike.
Nëse nuk keni mundësi të prenotoni një tavolinë në restorant, dhe dëshironi të kaloni pak kohë sëbashku në mbrëmje, atëhere ka shumë mundësi të tjera interesante se si të kaloni ditën e Shën Valentinit në shtëpi. Përshembull, mund t’a kaloni në banjë, një ditë në det. Mbusheni vaskën me ujë të nxehtë dhe shtoni kripëra. Varni rrjeta nëpër banjo; mund të përdorni dhe mjete tjera të piratëve si shishe bosh, rërë, guacka, varëse perlash. Shkruani dedikimet për të dashurin tuaj në një letër A4 dhe digjini majat. Bëni një kolazh me fotot tuaj dhe vendosini në një spirancë dekoruese. Më pas, mund të vendosni afër shampanjë dhe cokollata. Shijojeni detin e qetë, ose një det me stuhi- të gjithë erërat janë në drejtimin tuaj.