Historia e Kozmetikës (Pjesa 3)
Shkruar Më: 23/02/2009 Kategoria: Stil
.jpg)
Shtëpia Cyclax e zonjës Henning në Londër arriti të shiste shumë produkte të cilat ju mund t’i blini dhe sot nga kompani të ndryshme ndërkombëtare. Pronarja e një salloni tjetër bukurie dëshironte të zgjeronte linjën e produkteve të saj ndaj kërkesës së klientelës së klasës së lartë duke përmëndur, nga kremrat e fytyrës që mbrojnë lëkurën e femrave, nga buzëkuqi deri tek pudra e fytyrës. Sot mund të gjeni një linjë të tërë kozmetike nga Helena Rubinstein, Christian Dior, Lancome, Chanel, Shiseido etj.
Teksa vitet kalonin, u rrit shumë popullariteti I salloneve të bukurisë. Ne 1909, një sallon I quajtur Selfridges filloi të shiste produktet e kozmetikës jashtë, ndryshe nga ajo cfarë kishte ndodhur deri tani(ku produktet u shisnin fshehurazi). Qëndrimi I femrave filloi të ndryshonte dhe gjithashtu i’u rrit konfidenca. Kur baleti rus erdhi në Londër, ky lloj arti pati një influencë shumë të madhe në shumë stilistë. Paul Poiret ishte ndër
lëvruesit e parë që solli një pamje më drithëruese dhe shumëngjyrëshe. Ajo ishte dhe periudha kur filloi dhe tualeti I përhershëm. Femrat i bënin tatuazh ngjyrat e buzëkuqëve në buzët e tyre dhe shpeshherë dhe ngjyrat e syve. Në 1930, moda e buzëkuqëve kaloi në tonalitete më të errëta. Gjatë luftës së dytë Botërore, përbërësit e kozmetikës ishin pothuajse të pamundura për t’u gjetur kështuqë në atë periudhë kozmetika pati ulje. Kjo periudhë mbaroi menjëherë me mbarimin e luftës dhe kërkesa për kozmetikën u rrit më shumë se kurre më parë. Konkuruesit filluan të nxirrnin në treg një shumëllojshmëri produktesh për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve femra.
.jpg)
Femra e ditëve të sotme është “përfituesja” e gjithë atyre viteve prove e gabimesh, me të drejtë zgjedhjeje të palimitshme produktesh për të pasur pamjen e shumëdëshiruar. Sot ekzistojnë me mijëra kompani të cilat kanë produkte në këtë industri miliarda dollarshe.
Pra zonja e zonjusha të dashura, falë paraardhësve tuaj, shqetësimit të tyre për paraqitjen e tyre fizike mund të zotëroni ato që keni sot.
Vizitorët kërkuan për:
- sallon ondulimi
- pamje per sallone bukurie
- pamje sallonesh bukurie
- foto femrash bjonde




Komente
Nuk ka komente
Shto Koment