Historia e Kozmetikës (Pjesa 2)

Shkruar Më: February 21, 2009 Kategoria: Stil

Kozmetik

Për shekuj më vonë pas zhdukjes së perandorisë egjiptiane, modeli I modës nëpër botë mbeti mjaft I zbehtë. Një fytyrë e tharë dhe e nxirë nga dielli lidhej thjesht me një grua që kish punuar gjatë gjithë ditës në arë me burrin e saj. Sigurisht femrat e klasës së lartë nuk merrnin pjesë në punë fizike të atilla keshtuqë ato rrinin gjithë ditën brënda dhe kishin fytyra të bardha. Një fytyrë e zbehtë dhe e bardhë ishte symboli I shëndetit. Nëse kishin para mjaftueshëm atëherë nuk kishin pse të punonin. Pra një ngjyrë e zbehtë ishte jashtëzakonisht e rëndësishëme për disa njerëz. Për të pasur një pamje të këtillë femrat(dhe meshkujt gjithashtu) përdornin një kombinim hidroksidi, oksid plumbi dhe karbonati në formë pudre që të ngjyrosnin fytyrat dhe trupat e tyre. Fatkeqësisht kjo sillte efekte anësore fatale, sillnin helmim.Sallon Kozmetik
Për ta zgjidhur këtë, kimistët në shekullin e nëntëmbëdhjetë zbuluan një  përbërës prej oksid zinku I cili nuk e bllokonte lëkurën të merrte frymë dhe nuk përbënte rrezik helmimi. Funksionoi aq mirë sa që dhe sot përdoret nga shumë prodhues kozmetike. Në epokën e Eduardit në Londër, femrat e shoqërisë me të ardhura të mira mundoheshin të zbaviteshin në mënyra të ndryshme për të shpenzuar pasurinë e tyre. Ishte shumë e rëndësishme për ato të dukeshin sa më të reja që të ishte e mundur. Femrat e asaj kohe të cilat jetonin këto stile ekstravagante jetese nuk ushqeheshin mirë, nuk ushtronin ushtrime fizike dhe merrnin fryme shume keq në atë ajër të ndotur që qytetet e asaj kohe prodhonin. Ato u besonin produkteve të ndryshme si krem fytyre ose kundra rrudhe në mënyrë që te fshihnin më së miri njollat e tyre. Ato gjithashtu shkonin në sallone bukurie. Sigurisht kto të fundit ishin shumë më ndryshe nga cfarë janë sot.
Femrat u fshihnin mbrapa salloneve të bukurisë dhe I fshihnin fytyrat e tyre teksa hynin. Një prej shtëpive të bukurisë më të fshehtë ishte “Shtëpia e Cyclax” e cila u shiste kremra dhe ruzh zonjave. Znj.Henner, e cila ishte pronarja, shiste dhe krijonte shumë produkte për klientet e saj të dëshpëruara, të cilat kurrsesi nuk dëshironin që të merrte vesh njeri që po plakeshin.

(vazhdon…)

Posto Lajmin Në:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Votoje

Komente (2)

Enki

December 4th, 2009 at 22:08    

ku mund ta shof vazhdimin>

Beauty.Al

December 5th, 2009 at 08:53    

Pershendetje Enki!
Pjesen e trete mund ta gjesh ne kategorine : “Stil” Ne postimet e fillimit ose mund te klikosh direkte ketu:
http://www.beauty.al/historia-e-kozmetikes-pjesa-3/
Faleminderit!

Shto Koment

Emri *

Email *

Faqja